Komuna Aerodrom akoma është qiraxhi

Komuna Aerodrom për një dekadë për qira ka shpenzuar 720.000 euro. Ndërtesa e re komunale vetëm në letër. Foto: Printscreen (Programi zgjedhor i Ivica Konevski-t)

PREMTIM: Ndërtimi i komunës së re 

[Burim: Programi zgjedhor i Zllatko Marin, kryetari i Komunës Aerodrom Afati: 2018 – 2020 ]

ARSYETIM:

Premtimi i ndërtimit të ndërtesës së re komunale në Komunën Aerodrom është premtim i parealizuar i kryetarit të Komunës Zllatko Marin. Premtimi është pjesë e programit të tij zgjedhor lokal (2017-2020) “Jetë në Aerodrom! Për të gjithë!” (faqe 14).

Ndërtimi i ndërtesës së re komunale është një prej projekteve kryesore komunale të tij dhe është pjesë e programit të tij zgjedhor.

Komuna Aerodrom është një prej komunave në RM që nuk ka ndërtesë komunale. Ndërtimi i ndërtesës së re komunale është nevojë urgjente për qytetarët e komunave. Investimi kapital do të realizohet përmes partneritetit publiko-privat. Ndërtesa komunale edhe përkrah qëllimit të vetë, do të ju përgjigjet edhe kërkesave të tjera të qytetarëve. Në të do të ketë sallë për më tepër qëllime, e cila do të shfrytëzohet për mbledhje, por edhe për martesa. Para ndërtesës komunale do të ketë një shesh multlifunksional, i cili do të thotë mundësi për më tepër aktivitete të qytetarëve dhe organizatave qytetare. 

Ndërtimi i ndërtesës komunale do të mundësojë kursim të mjeteve buxhetore. Tashmë 12 vite nga paratë e qytetarëve çdo muaj ndahet prej 6.000 deri në 8.000 euro në emër të qerasë për hapësirën e huazuar. Ndërtesa komunale 100% do të kënaq interesin publik të qytetarëve përmes zgjidhjes arkitektonike dhe përmbajtjet e planifikuara në të, thuhet në program. 

Njoftime për ndërtimin e ndërtesës se re komunale në Aerodrom nuk janë diçka e re. Më saktë, edhe pararendësi i Marin, Ivica Konevski, premtoi se komuna do të bëhet me ndërtesë të re. Sipas projektimeve zgjedhore të Konevskit, projekti duhej të realizohej në vitin 2015, por kjo nuk ndodhi.

Kryetari aktual Marin, në periudhën e fushatës zgjedhor njoftoi këtë projekt. Duke kritikuar kundër-kandidatin e tij, Ivica Konevskin, thoshte:

Pas 12 vitesh qeverisa të VMRO-DPMNE-së në Aerodrom, komuna akoma nuk ka hapësira privat dhe administrata është e obliguar të paguaj qira për ndërtesën e komunës. 

Nga VMRO-DPMNE opozitarae, një vit pas qeverisjes së Marin, me 18.10.2018, akuzuan se ai nuk ka realizuar shumë premtime, mes tjerash edhe premtimin për ndërtimin e ndërtesës së re komunale.

Me të njejtën akuzë nga VMRO-DPMNE dolën me deklaratë edhe me 19.10.2019.

Shkollë të re “Dimitar Makedonski”; gjimnaz të ri në Aerodrom, kopsht në Miçurin dhe në rr. “Todor Çangov”, infrastrukturë të përmirësuar, parqe të reja dhe gjelbërim, ndërtesë të re të komunës, qendër kulturore shumë funksionale, gazifikim, hapësira parkingjesh, zonë të re industriale, ambulancë të re në lagjen Lisiçe, treg të gjelbër të mbyllur, rend komunal dhe higjienë në nivel evropian, mund t’i shohim vetëm në letër. Për fat të keq, Komuna Aerodrom është larg asaj që u premtua”, u shpreh Pane Antovski nga VMRO-DPMNE. 

 „Vërtetmatësi“ u drejtua Komunës Aerodrom ku pyetëm, deri kur është ndërtimi i ndërtesës së re komunale dhe nëse diçka është ndërmarr në lidhje me të. Prej atje na u përgjigjën shkurt:

Asgjë. Për këtë çështje nuk është ndërmarr absolutisht asgjë. Akoma jemi me qira. 

Komuna Aerodrom prej themelimit të saj në vitin 2005 është vendosur në objektin me qira edhe atë, në periudhën prej vitit 2005 deri në mars të vitit 2015 në ndërtesën e kompanisë “Brilijant” në rrugën Benjamin Manxhukosvksi, ndërsa prej prillit 2015 e këtej selia e Komunës Aerodrom është në bulevardin Jane Sandanski nr. 109A, në ndërtesën AD “Tregu i Shkupit”, në afërsi të QT “Kapitoll”.

Duke pasur parasysh përgjigjen e Komunës Aerodrom, si dhe afatin për realizimin e premtimit të vendosur në program Zllatko Marin, në vitin 2020, mund të arrihet në përfundim se premtimi i kryetarit të komunës për ndërtimin e ndërtesës së re komunale nuk është realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.