Komisioni Evropian me kritika për Maqedoninë në shumë segmente
Извештајот на ЕК за Македонија покажува дека земјата назадувала во основните критериуми што се абецеда за секоја либерална демократска земја – судство, слобода на изразување и човекови права, функционална пазарана економија. Со вакви оценки станува јасно дека Грција е само дел од проблемите на патот на Македонија кон ЕУ
Raporti i KE-së për Maqedoninë tregon se vendi ka ngec në kriteret themelore të cilat janë abc-ja e secilit vend demokratik – gjykata, liria e të shprehurit, të drejtat njerëzore dhe ekonomia funksionale e tregut. Me nota të tilla bëhet e qartë se Greqia është vetëm një pjesë e problemeve të rrugë së Maqedonisë në drejtim të BE-së
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Progres Raporti për përparim të Maqedonisë në proceset e integrimet evropiane për vitin 2016 është i qartë – nuk ka datë bisedimesh nëse nuk plotësohen kushtet nga Marrëveshja e Përzhinos dhe reformat me prioritet, të cilat dalin nga raporti i Rajnhard Pribes.
Ky është viti i dytë me radhë që Maqedonia fiton rekomandime të kushtëzuara, do me thënë, de fakto, pas gjashtë vitesh i mеrret rekomandimi pozitiv, duke llogaritur edhe atë të vitit të kaluar që ishte i kushtëzuar. Raporti me anekse ka 87 faqe dhe ai është standard duke marr parasysh shabllonet sipas të cilit ishin përgatitur edhe raportet e mëparshme.
Gjetjet kyçe të cilat janë të shënuara në raport, vërejtjet kryesore i referohen pjesës së Kritereve të Kopenhagës, të cilat patjetër duhet që secili vend t’i përmbush që ka ambicie për të hyrë në familjen evropiane. Përfshirë edhe pjesën e sundimit të së drejtës dhe të drejtat themelore të njeriut dhe lirit, siç janë edhe liria e mediumeve dhe liria e të shprehurit.
Vërejtjet janë të grupuara në politike dhe ekonomike, edhe pse deri më tani ato ekonomike ishin pjesa më e mirë e raportit të BE-së për zhvillim të vendit, në këtë raport ka vërejtje edhe për kriterin themelor ekonomik- ekonomia funksionale e tregut.
NUK KA GJYKATË TË PAVARUR, KA DREJTËSI SELEKTIVE
Një prej vërejtjeve është gjyqësori dhe funksionimi i tij si pushtet i tretë dhe i pavarur. Edhe pse përsëritet nota se Maqedoni ka një shkallë të caktuar të përgatitjes për standardet evropiane në gjykatë – vlerësimi i përgjithshëm është se në gjyqësori ka regres.
Gjendja ka shkuar mbrapa prej vitit 2014 dhe arritjet në procesin reformues në dekadën e kaluar diku janë varrosur nga përzierja e vazhdueshme e politikës në gjyqësor. Qeveritë nuk arritën të shfaqin vullnet të duhur politik që të merren me pyetjet të cilat i parashtruan në Reformat urgjente prioritare (i referohet gjykatës). Pengesat me të cilat ballafaqohet Prokuroria e re Speciale Publike treguan se është i nevojshëm menaxhim efektiv që të evitohet mungesa e pavarësisë në gjykata dhe drejtësia selektive.
Një vlerësim i tillë për pushtetin e tretë ka të bëj me Reformave urgjente prioritare, dhe rikujton që të rishikohet Raporti i Pribesë prej të cilit këto reforma dolën dhe për të cilat Gruevski dy herë premtoi se do t’i përmbush. Një prej pesë vërejtjeve në Raportin e Pribesë, ishte pikërisht gjendja e keqe në gjykatë.
TË DREJTAT NJERËZORE TË RREZIKUARA SI PASOJË E MUNGESËS SË VULLNETIT POLITIK
KE konstaton se të drejtat njerëzore në vend janë përmbushur sipas standardeve evropiane, por vetëm ligjërisht.
Në praktik është e nevojshme që të punohet me qëllim që të sigurohet respektimi i të drejtave njerëzore të grupeve të prekura, përfshirë këtu edhe refugjatët edhe imigrantët. Mungon vullneti politik, si dhe resurse të përshtatshme që t’ju mundësohet mbikëqyrësve dhe trupave rregullues, që në mënyrë të pavarur dhe me efikasitet të mund të përmbushin mandatin e tyre. Kategoritë e margjinalizuara nëpër vendbanime ende nuk janë të mbrojtur tërësisht.
Komisioni Evropian vlerëson negativisht edhe një fushë e cila duhej të përfshihej në Reformat urgjente prioritare, pjesë e propozimeve nga Raporti i Pribesë – që janë mediumet.
Në fushën e lirisë së shprehjes, vendi ka shkallë të caktuar të përparimit. Por, liria e të shprehurit dhe gjendja në mediumet mbeten një sfidë serioze në klimën e tashme politike.
NUK KA LUFTË KUNDËR KORRUPSIONIT PËR SHKAK TË POLITIKËS
Si në fushat e tjera në të cilat ka një numër të konsiderueshëm të vërejtjeve edhe në fushën e luftës kundër korrupsionit thuhet se ka një përparim, por ama në letër, në ligje dhe në nënshkrime, dhe jo në praktik. Si pasoj, korrupsioni është shumë i përhapur, ndërsa fajtori kryesorë është politika, gjegjësisht mungesa vullnetit politik.
Korrupsioni është i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të mbete problem serioz. Legjislacioni dhe korniza institucionale është shpërbërë. Përsëri, mungesat strukturore në Komisionin shtetëror për ndalim të korrupsionit dhe përzierjes së politikës në punët e saj i minimizon efektet nga puna e mëhershme në këtë fushë. Ende ka nevojë të të tregohet një zhvillim bindës, veçanërisht kur bëhet fjalë për rastet e korrupsionit të lartë.
Disa nota më të mira ka në luftën kundër krimit të organizuar , ku po ashtu konstatohet përparim edhe në ligje edhe në strategji. Por, vërejtja është që nuk ekzistojnë resurse:
Kapaciteti i institucioneve për zbatim të ligjit, në lidhje me hetimet financiare, si dhe konfiskim të pronës, duhet që të zhvillohet edhe më tej.
KRITIKA PËR ADMINISTRATËN PUBLIKE
Administrata publike, edhe pse është problem i përgjithshëm për të gjitha vendet, në Maqedoni lidhet me termet rrjete politike, mungesë të llogaridhënies, me politizim dhe mungesë të konkurrencës.
Vendi me masë përgatitet në fushën e administratës publike. Ka progres të kufizuat përgjatë viteve të kaluar. Implementimi i ligjit për sa u përket resurseve njerëzore filloi që të ndryshojë…
Por, nuk ka zhvillim në zbatimin e propozimeve të Komisionit të mëparshëm. Në vend që të anulohen, marrëveshjet e përkohshme për punësim u shndërruan në të përhershme, pa konkurrencë. Llogaridhënie joefikase, përdorimi i sektorit publik si instrument politik, akuzat për shtypje mbi të punësuarit në sektorin publik dhe akuzat për politizim të administratës publike në vitin zgjedhor janë ende shqetësuese.
Dhe këtu detektohet mungesa e vullnetit politik, edhe pse ekziston qëllimi për strategji për ballafaqim me këto probleme.
Reforma gjithëpërfshirëse strategjike është duke u vonuar për periudhën 2017-2022, e cila ende është në përgatitje. Mungesa, përsëri, nga vullneti politik që të plotësohen reformat e patjetërsueshme për menaxhim me financat publike, çuan deri te zvogëlimi i ndihmës financiare të Unionit Evropian në vitin 2016.
NUK KA EKONOMI TREGU, BORXHI PUBLIK RRITET
Komisioni Evropian me vite radhazi nxjerr nota të mira në lidhje me përmbushjen e kritereve ekonomike. Edhe këtë vit janë numëruar ndryshime ligjore në fushën e ekonomisë dhe përparimi që është arritur në këtë aspekt.
Nuk është harruar edhe “stabiliteti makroekonomik dhe mjedisi” të cilët janë përforcuar në vitin 2015, duke sqaruar se “investimet publike në infrastrukturë dhe investimet e huaja” kanë sjellë stabilitet makroekonomik, edhe pse shenjat e para të dobësisë janë parë në tre mujorin e parë të vitit 2016.
Por, dy fjalitë kryesore janë këto:
- Parë në tërësi- nuk ka përparim në ekonominë funksionale të tregut për periudhën në të cilën po raportohet ( nga raporti i vjetshëm)
- Menaxhimi me financat publike nuk është përmirësuar, ndërsa borxhi publik është rritur edhe më shumë.
KRITIKA MADJE EDHE PËR SHËNDETËSINË
Raporti Evropian për përparimin e Maqedonisë në vitin 2016, mjaft qartë, kritikave serioze ju nënshtrohet një pjesa nga Kriteret kryesore të Kopenhagës nga viti 1993. Me këtë raport de fakto konfirmohet edhe një herë ajo që paralajmëronin me kujdes nga UE në dy vitet e fundit, ndërsa zëshëm, nga analistët vendas dhe politikanët grek- që nuk është vetëm Greqia tashmë pengesë për fillimin e negociatave.
Në raport deri tash, ka kritika edhe për segmente tjera të politikave publike të Maqedonisë dhe për gjendjen aktuale, mes tjerash, edhe për një nga adutët e partisë qeverisëse VMRO-DPMNE, shëndetësinë. Përveç vërejtjeve për politikat për menaxhimin e sëmundjeve ngjitëse s HIV/SIDA, ja vlerësimi për investimet në shëndetësi.
Edhe pse, ekzistojnë investime dhe trajnime në shëndetësinë publike, kjo nuk bëhet në mënyrë sistemore: për shembull, pajisje të reja instalohen në objekte nën standardet e lejuara, ndërkaq në objektet tjera shëndetësore, mungojnë kuadër i mirëfilltë për trajnime.
Vendosja e regjistrit elektronik shëndetësor është filluar, por kartela shëndetësore elektronike ka ngelur gjysmë funksionale – . thuhet në pjesën e raportit për shëndetësinë në faqen e 76 të Raportit.
Në fakt, ky Raport për Maqedoninë do të jetë në fuqi deri në vitin 2018, por ka mundësi për ndryshime të vogla nga Këshilli i EU-së në mes ose nga fundi i muajit dhjetor. Sipas rregullave të reja në EU, siç raportoi nga Brukseli korrespondentja e agjencisë Meta, nga tani Komisioni do të del me Raport progrese për vendet në çdo dy vite, kështu që, raporti i radhës duhet të dal diku nga pranvera e vitit 2018.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari