Komentim subjektiv dhe emocional në një kronikë gazetareske

 

 

Shkruan: Biljana T. Dimko

Në web faqen e Televizionit „Аlfa“ në datë 27.06.2020 u publikua një kronikë: Përndjekja e Dushko Qumështarit kulminon me një dramë në familje https://alfa.mk/progonot-vrz-dushko-mlekarot-kulminira-so-semejna-drama/.

Lëndë e këtij recenzioni është sjellja dramatike komentatore dhe jo objektive e gazetarit të kronikës.

Në vazhdim e keni të cituar informacionin qenësor të kësaj kronike, dhe në të nuk ka asgjë dramatike e as familjare.

Manastirasi Dushko Qumështari, i cili për disa vite me radhë në rrejtet sociale publikonte materiale për punën e paligjshme të pushtetit aktual, dhe i cili për shkak të kërrcënimeve nga individë të caktuar, siç thoshte, ishte i detyruar që bashkë me familjen të kërkojë azil në Gjermani, tani atje është në paraburgim dhe pret ekstradim. Kjo është rrezultat i fletëarrestit të lëshuar nga Gjykata themelore në Manastir në muajin mars të këtij viti, për shkak të dy aktgjykimeve të plotëfuqishme si pjesëmarrës në “Revolucionin e larmë“- njëri me një vit për pjesëmarrje në turrmë, ndërsa tjetri me një vit e gjysmë për sulm mbi person zyrtar. E dënuan pa patur mundësi të mbrohet dhe siç na tha ai disa muaj më parë – „ata të parët vetëm më përndiqnin, por këta më dënuan“.

Në vazhdim të kronikës gazetari plot emocion vazhdon me komentet:

Pabesi, frikë dhe pikëllim sundon në rrugën “Kosta Abrasheviq” nr. 39 në Manastir. Prindërit e Dushkos, të tronditur dhe me një pikëllim të madh e presin përfundimin e asaj që po ndodh në Gjermani lidhur me paraburgimin ekstradues. Nëna Lile dhe babai Tome na pritën dukshëm të shqetësuar, të lodhur dhe të thyer nga grushti i fuqishëm i pushtetit, në të cilin Dule Qumështari betohej për vite me radhë, por në fund, vetëm sepse i kritikonte publikisht, ia vunë syrin që ta sjellin në burgjet e Maqedonisë.

Në kronikë, prindërit e Ilievskit janë të tronditur për shkak të situatës së krijuar. Nëna e Ilievskit thotë se ai është në paraburgim për shkak të LSDM-së, por as nëna e as babai nuk thonë direkt se ndaj tyre është bërë sulm nga “grushti i fuqishëm i pushtetit”, përveç se nëse autori në mënyrë metaforike ka dashur ta përcjellë shqetësimin e prindërve. Por, në të njëjtën kohë, ai është dashur edhe ta informojë publikun edhe me informacione zyrtare nga organet shtetësore përkatëse për paraburgimin ekstradues të Ilievskit.

Sipas web faqes së SDК: „Në vendimin e Gjykatës themelore në Manastir thuhet se ato e kanë pranuar propozimin e Prokurorisë publike themelore që Ilievski të gjykohet në mungesë, sepse ai nuk ndodhet në vend, e që kanë pasur arsye të forta për ta gjykuar.

Gjithashtu, Dushko Ilievski e ka ditur se do gjykohet në mungesë, kështu që gazetari nuk ka pasur nevojë të komentojë në mënyrë aq subjektive dhe me aq shumë empati.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy). Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис и National Endowment for Democracy или нивните партнери.

Your email address will not be published.