Koha ndonjëherë është gjykatës i shpejtë i gënjeshtrave propaganduese

[Recension: “Sedmica” e datës 15 mars 2020, komenti nga 32 min. e 40 sek.]

 

Në njërën nga emisionet informuese të Televizionit Alfa – “Sedmica”, redaktori Kole Çashule, bëri një “gafë” komentuese, gjatë analizës së shkurtër të situatës politike në vend. Në komentin e bërë ai plasoi një përmbajtje ku thuhet se ekzistimi i epidemisë është e mirëseardhur për liderin politik të LSDM-së dhe se Zoran Zaevi nuk sheh asnjë arsye për t’i shtyrë zgjedhjet (!) sepse kjo i konvenonka vetëm atij, kur njerëzit janë të frikësuar dhe nuk mund të mendojnë racionalisht se për kë duhet të votojnë.

Linku deri te artikulli origjinal: “Sedmica” (15.03.2020) komenti nga 32 min. e 40 sek.]

Data dhe koha e publikimit: 15.3.2020

Data e recensionit: 18.3.2020

Recenzues: Ljubomir Kostovski

Në komentin e kryeredaktorit të Televizionit Alfa thuhet, pak si me cinizëm, se: “korona nuk i erdhi mirë vetëm Filipçes, por tërë LSDM-së”, me një distancim, se “nuk beson se ata dëshiruan që një gjë e tillë të ndodhte, por se u erdhi mirë, vërtetë u erdhi mirë”. Më tej komentohet se nëse nuk shtyhen zgjedhjet, frika dhe paniku i elektoratit nuk do të kthehet kah politika e pretenduar e keqe ekonomike e pushtetit dhe korrupsioni në vend, por se njerëzit do të shqetësohen për shëndetin e tyre, duke konkluduar se “është më e lehtë për të qeverisur me një popull të frikësuar”.

 

 

Ndonjëherë ngjarjet lëvizin shumë shpejt dhe lehtësisht i hedhin poshtë gënjeshtrat e paraqitura në këtë kronikë relativisht të shkurtër të kryeredaktorit të televizionit.

Kështu, qëndrimi zyrtar i kundërshtarit politik të LSDM-së, VMRO DPMNE, gjatë gjithë kohës ishte se: “Zaevi dëshiron t’i shtyjë zgjedhjet dhe se kërkohet alibi për këtë”. Këtu është një komunikate zyrtare në këtë drejtim. Se ky nuk është një këndvështrim i izoluar, por një fushatë e vazhdueshme, e përsëritur dita-ditës – tregon edhe një lajm tjetër më i afërt, nga shkurti i këtij viti, pak para shpërbërjes së Parlamentit, i cili tashmë e paralajmëron qëndrimin unanim në këtë drejtim të të gjithë faktorëve politikë.

Nëse ka ndonjë kthesë kopernikane në drejtim të shtyrjes së zgjedhjeve nga ndonjë parti, kjo nuk është e motivuar publikisht (!). Dhe kjo nuk mund t’i shoqërohet askujt deri në paraqitjen e koronavirusit në fund të shkurtit të këtij viti. Në fakt, një qëndrim i këtillë nuk është shprehur në aq shumë konferenca për shtyp të VMRO-DPMNE-së, derisa Presidenti i shtetit, z. Stevo Pendarovski, vetë nuk konvokoi një takim special me kryetarët e partive politike për ta diskutuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Reagimi i parë pas këtij paralajmërimi erdhi nga KSHZ-ja, e cila kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve. Në ato momente, pati një garë “kush do të reagojë i pari” – LSDM-ja përmes kryetarit të saj paralajmëroi konferencë për shtyp, në të njëjtën ditë që duhej të mbahej takimi i liderëve partiakë, dhe më pas në të theksoi se socialdemokratët do të kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në atë takim. Në lidhje me këtë reagoi edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, edhe atë “për të fituar në kohë”, e publikoi qëndrimin e ngjashëm përmes “Facebook”-ut!

Ky shpjegim është i nevojshëm për të na bindur se komenti i Çashules është absolutisht “i gabuar në kohë dhe hapësirë”. Në të njëjtën kohë, tregon se sa inercia e propagandës është si një leckë e lidhur rreth syve dhe nuk lejon që ndaj ngjarjeve të ketë një qasje me objektivitet dhe maturi, në vend se të përdoren floskula nga arsenali i propagandës së pastër partiake.

Për më tepër, ky koment mund të konsiderohet edhe si keqpërdorim i vetë epidemisë për qëllime politike, gjë që, natyrisht, nuk është i lejuar, dhe për të cilën gjë reaguan edhe shoqatat e gazetarëve.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .