Shuto Orizare me ujësjellës të ri

Ndërtimi i ujësjellësit të ri në Shuto Orizare Foto: Qyteti i Shkupit

Projekt: Furnizim me ujë për Shuto Orizaren.

Përshkrim i projektit: Përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit në vendbanimin Shuto Orizari më ndërtimin e stacionit të pompës te bul. “Bosnja dhe Hercegovina”, tuba të ri të çuar deri të rezervuari ekzistues dhe ndërtimi i rezervuarit të ri. Këtë projekt do ta realizojë Qyteti i Shkupit, në bashkëpunim me Komunën Shuto Orizare dhe me NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup”. (Vlera për realizim: 2,5 milion euro. Afati: 2013-2015)

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Shuto Orizari është premtim i realizuar i  ish kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, por me vonesë prej dy vitesh nga afati për realizimin e paraparë në programin e tij zgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shkup më të mirë!” (faqe 63). Marrëveshje për ndërtim të ujësjellësit, siç u publikua në ueb-faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit, u nënshkrua me 27.05.2015.

Sot /27.05.2015/ në sallën pranë kabinetit të kryetarit të komunës së Qytetit të Shkupit, marrëveshje për ndërtimin e sistemit për furnizim më ujë të komunës Shuto Orizare nënshkruan Qyteti i Shkupit, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, Komuna e Shuto Orizares dhe kompanie ndërtuese Hidrostroj JSC nga Republika e Bullgarisë. 

Ndërtimi i ujësjellësit të ri në lagjen Shuto Orizare, siç u transmetua nga një pjesë e mediumeve, filloi me 29.06.2015.

Problemi prej dekadash për furnizim me ujë për banorët e vendbanimit Shuto Orizare edhe një pjesë e Shkupit verior do të zgjidhjet me ndërtimin e sistemit të ri për furnizim me ujë në komunë Shuto Orizare. Fillimin e aktiviteteve ndërtuese e shënuan kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendës ministri dhe ministri i Financave Zoran Stavrevski dh kryetari i Komunës së Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, informoi portali Lider

Ujësjellësi i ri në Shuto Orizare, si projekt i përfunduar është pjesë edhe Llogaridhënies së Trajanovskit për atë që është punuar gjatë mandatit 2013-2017, faqe 60.

Qyteti i Shkupit, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” dhe Komuna e Shuto Orizares ndërtuan sistemin e ri për furnizim me ujë në Komunë Shuto Orizare me çka do të zgjidhet problemi prej dekadash me ujin në vendbanimet Shuto Orizar dhe një pjesë e Shkupit Verior. Sistemi i ri për furnizim me ujë përfshiu ndërtimin e rezervuarit prej 4.350 metër kub në afërsi të rezervuarit ekzistues  të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” n rrugën Guadalahara; stacioni i pompimit te ish fabrika e AD “TIPO” në bulevardin Sllovenia dhe tubacione me gjatësi prej 2,3 kilometrave dhe profil prej 500 milimetrave i cili çon të drejtim të stacionit pompues, pastaj kah rrugët Shuto Orizare, Viniçka, Çe Gevara, Pllaçkovica dhe  Butelski venec. Është ndërtuar edhe kanalizimi atmosferik përgjatë rrugës Butellski venec, me gjatësi prej një kilometri dhe me profil të tubave prej 400 milimetrave. Vlera e përgjithshme e këtij investimi arrin vlerën prej 225 milion denarësh ose 3,6 milion eurosh.Në financimin e këtij projekti Qyteti i Shkupit kontribuoi me 106,4 milion denarë; NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – me 90,3 milion denarë, ndërsa Komunë Shuto Orizare me 28,3 milion denarë.  

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet se premtimi i ish kryetarit të Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Shuto Orizare është premtim i realizuar. 

BURIME:

Vlerësoi: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.