Koce Trajanovski
Shpalli
Premtime
Koce Trajanvoski është kryetari aktual i Qytetit të Shkupit
JETA PRIVATE
Ka lindur në vitin 1956, në Shkup, Republika e Maqedonisë. Është i martuar dhe ka një vajzë.
Merret me basketboll dhe futboll, ndërsa më parë ka ushtruar edhe karate.
ARSIMIMI
Ka diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë UKM në Shkup në vitin 1980.
KARRIERA
- 1981 – 1996 – Udhëheqës i qendrës kompjuterike MZT HEPOS
- 1996 – 1998 – krijon dhe udhëheq kompaninë e vet për softuer kompjuterik për sisteme të integruara informative, më pas mbyll kompaninë dhe drejtohet ka politika.
KARRIERA POLTIKE
- Në vitin 1998 zgjidhet edhe si deputet në listën e shumicës së VMRO DPMNE-së
- Në vitin 2002 zgjidhet deputet i listës proporcionale të VMRO DPMNE-së.
- Mandatin e ndërpret për shkak të funksionit të tij si kryetar i Komunës së Gazi Babës ku me detyrat e tij dhe kompetencat si kryetar përforcon vetëqeverisjen lokale dhe udhëheqësin e saj.
- Në Prill të vitit 2005 është zgjedhur kryetar i Komunës së Gazi Babës në zgjedhjet lokale me mandat katër vjeçar.
- Në prill të vitit 2009 zgjidhet kryetar i Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale me mandat katër vjeçar.
- Në prill të vitit 2013 zgjidhet për mandat të dytë si kryetar i Qytetit të Shkupit në zgjedhjet lokale me mandat katërvjeçar.
- Në vitin 2009 zgjidhet president i të gjithë vetëqeverisjen lokale nl RM, në Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjeve lokale – ZELS.
- Në vitin 2013 përsëri zgjidhe kryetar i të gjitha vetëqeverisjeve lokale në RM, në Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjeve lokale – ZELS.
- 4 vite anëtar në kuvendin e përgjithshëm të rrjetit të qeverive lokale nacionale në Evropën Juglindore – NALAS.
- Anëtar i Komisionit për përmbushje të kritereve për fazën e dytë nga disertacioni fiskal.
- Anëtar i Komitetit Nacional për Unionin Evropian.
- Anëtar i Këshillit Nacional për Zhvillim Rajonal të Balancuar.
- Anëtar i Komitetit për ekspansion urban dhe menaxhim të mbeturinave.
Bombat
Emri i kryetarit të Komunës së Shkupit në “bombat” përmendet shpesh në kontekst të keqpërdorimit dhe shfrytëzimit të pozitës sipas urdhrit të funksionarëve të lart partiak dhe shtetëror nga radhët e VMRO DPMNE-së.
Deri më tani pët Koce Trajanovskin, PSP nuk ka ngritur asnjë akuzë.
BURIME
Ueb-faqja e Qytetit të Shkupit: Kryetari i Komunës/Biografia
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari