Klaus Schwab nuk i urdhëroi qeveritë në mbarë botën të arrestonin qytetarët që lexonin lajme të rreme
Ndryshe nga se pretendon postimi, se Klaus Schwab urdhëroi qeveritë e botës të arrestonin këdo që lexonte lajme të rreme, as në fjalimet e cituara të Schwab, as në seksionet ku Forumi Ekonomik Botëror adreson dezinformimin, nuk ka ndonjë provë të bashkangjitur. Pra, ky është dezinformim klasik për Klaus Schwab
Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:
Panik në Forumin Ekonomik Botëror? WEF/Schwab urdhëron qeveritë në mbarë botën të arrestojnë qytetarët që lexojnë “lajme të rreme” në internet. Urdhra për të ndaluar mediat e pavarura, qeveritë për ta bërë të paligjshme leximin e burimeve të lajmeve jo të zakonshme. Kush e zgjodhi/emëroi derrin schwab/sef dhe lëpirësit e tyre të gazit për të vendosur se çfarë lexoj dhe si jetoj?
Kur përmend emra si zonja Merkel, Vladimir Putin, etj… Ata ishin të gjithë liderë të rinj globalë në Forumin Ekonomik Botëror. Por tani jemi shumë krenarë që brezi i ri si kryeministri Trudeau, presidenti i Argjentinës etj… Po futemi në kabinete. Isha në pritjen e Trudeau dje dhe e di që më shumë se gjysma e kabinetit të tij përbëhet nga udhëheqësit tanë të rinj globalë të WEF-it.
Është evidente se kjo deklaratë e Klaus Schwab nuk ka asnjë lidhje me atë që thuhet në postimin që po shqyrtojmë, dhe është dezinformim – “se WEF dhe Schwab po urdhërojnë qeveritë në mbarë botën të arrestojnë qytetarët që lexojnë lajme të rreme në Interneti”. As nuk është e vërtetë që Klaus Schwab “urdhëron që mediat e pavarura të ndalohen, qeveritë ta bëjnë të paligjshme leximin e burimeve të lajmeve që nuk janë të zakonshme”.
Faqja e internetit e Forumit Ekonomik Botëror ndan disa rekomandime për trajtimin e dezinformatave, por Schwab nuk ka autoritet, fuqi ligjore apo politike për të “urdhëruar” qeveritë në mbarë botën për të arrestuar qytetarët që lexojnë lajme të rreme në internet.
Më 11 tetor 2022, në faqen e internetit të WEF thuhet:
“Dezinformimi ka ekzistuar gjithmonë, por interneti ka rritur fuqinë e tij. Ka një rënie të besimit në mediat kryesore. Qeveritë, bizneset dhe individët duhet të punojnë së bashku për të reduktuar përhapjen e dezinformatave. Kriza aktuale e dezinformimit ka vite që po krijohet. Rritja e internetit ka bërë që kushtet e biznesit të jenë më të vështira për gazetat dhe mediat e tjera, disa prej të cilave janë mbyllur. Ka pasur një shpërthim faqesh dhe rrjetesh sociale që e kanë mbushur atë boshllëk, duke tërhequr përdorues që nuk kanë kohë ose interes për të kontrolluar informacionin dhe për të parë burime të shumta. Njerëzit kanë ndryshuar zakonet e tyre dhe 40 për qind e tyre globalisht shmangin lajmet kryesore. Besimi i përgjithshëm në lajmet ka rënë. Si rezultat, një përqindje e madhe e njerëzve tani besojnë në narrativa të pabesueshme. Pothuajse 20 për qind e të anketuarve të përfshirë në hulumtimin e forumit Oliver Wiman u përgjigjën se Covid është një mashtrim dhe 12 për qind thanë se vaksinat kundër koronavirusit kanë një mikroçip që i lejon qeverisë të gjurmojë të vaksinuarit. Këta të anketuar janë të moshave, niveleve arsimore dhe profesioneve të ndryshme. Edhe përdoruesit me qëllime të mira mund të bien viktimë e dezinformimit për shkak të zakoneve të këtyre përdoruesve. Hulumtimet kanë treguar se shumica e njerëzve ndonjëherë ose shpesh thjesht kalojnë nëpër lajme. Ata rrallë kontrollojnë burimet dhe pa e ditur e përkeqësojnë problemin duke e ndarë atë informacion me miqtë pa kontrolluar faktet”, shkruan faqja e Forumit Ekonomik Botëror.
Por ky tekst edukativ i WEF-it nuk lidhet në asnjë mënyrë me ndonjë arrestim apo represion global të njerëzve që lexojnë media jo të zakonshme.
Forumi Ekonomik Botëror thekson se qeveritë mund të ofrojnë disa nga zgjidhjet më domethënëse për krizën e dezinformimit përmes rregullimit. Për shembull, BE-ja ka miratuar ligje që do t’u kërkojnë kompanive të teknologjisë të monitorojnë platformat për gjuhën e urrejtjes, dezinformimin dhe materialet e dëmshme. Kjo do t’i lejojë qeveritë të urdhërojnë kompanitë të heqin përmbajtjen që promovon terrorizmin, abuzimin seksual të fëmijëve, gjuhën e urrejtjes dhe mashtrimin. Qeveritë gjithashtu duhet të luajnë një rol për të siguruar që qytetarët, veçanërisht fëmijët, të kenë aftësitë dixhitale për të qenë të sigurt dhe të informuar. Estonia është një shembull për të tjerët. Në vitet e kaluara, Estonia i është përgjigjur fushatave të shumta dezinformuese me një qasje të ndryshme për të mbrojtur qytetarët e saj dhe ka prezantuar edukimin mediatik për nxënësit e të gjitha moshave”, thuhet në faqen e internetit të WEF.
Ndryshe nga sa është publikuar në foto nga postimi që po rishikojmë, WEF nuk ka njoftuar asnjëherë në Twitter se “Leximi i lajmeve të rreme është një krim urrejtjeje” por është një foto e ndryshuar në mënyrë digjitale, pra tweet-i (njoftimi) është gënjeshtër. WEF nuk do të mbyllë mediat e pavarura dhe as nuk ka një fuqi të tillë. Është një pretendim i kot, i cili nuk ka asnjë bazë faktesh.
Forumi Ekonomik Botëror ka kryer kërkime mbi dezinformatat dhe këshilla të dobishme se si ta njohim dhe shmangim atë në faqen e tij të internetit.
Pothuajse të gjitha dezinformatat kanë një strukturë gramatikore më të thjeshtë se lajmet reale. Kjo i bën ato më të lehta për t’u përpunuar sepse kërkojnë më pak përpjekje njohëse nga ana e përdoruesit. Ata nuk janë shumë të ndryshme në fjalor. Nëse shohim se çfarë lloj reagimesh shkaktojnë, do të vërejmë se dezinformatat janë shumë më emocionale sesa lajmet reale. Ata janë 10 herë më negativë për sa i përket ndjenjave. Këto 37 për qind synojnë më shumë moralin e lexuesit. Synojnë të ndikojnë psikologjikisht te përdoruesi përmes ideve që sulmojnë gjininë, fenë, kombësinë etj., shkruhet në faqen e WEF.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari