Kisella Voda me shtëpi të re të kulturës
PROJEKT: RINDËRTIM, SANIM, ADAPTIM DHE ZGJERIM TË SHTËPISË SË KULTURËS NË KOMUNËN E KISELLA VODËS
Me realizim të përbashkët të këtij projekti, Ministri e Kulturës dhe Komuna e Kisella Vodës do të rindërtojnë Shtëpinë e Kulturës e cila në këtë moment është gjendje jofunksionale. Me këtë do të sigurohen kushtet për aktivitet në territorin e Komunës së Kisella Vodës (Përgjegjës: Ministria e Kulturës dhe Komuna e Kisella Vodës, Afati: VITI 2008)
ARSYETIM:
Shtëpia e re e Kulturës “Kinemaja Kisella Vodë” (KKV) është lëshuar në përdorim në fund të qershorit të këtij viti (2016). Ky është një premtim i realizuar i VMRO DPMNE-së i dhënë në programin zgjedhor “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Një jetë më cilësore për të gjithë” (Art dhe Kulturë faqe 329), me afat realizimi deri në vitin 2018. Ndërtimin e qendrës së re Kulturore në Kisella Vodë e premtoi edhe kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec – Aleksiq, në programin zgjedhor (2013-2017) “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Kisella Vodë më të mirë!” (Kulturë, faqe 47), me atë se këtu afati i paraparë për realizim të projektit ka qenë viti 2016.
Ndërtimi i Shtëpisë së re të Kulturës filloi në vitin 2014. Rindërtim të kinemasë së vjetër në lagjen e Kisella Vodës dhe objektit të saj multifunksional, lajmëroi kryetarja Beliçanec-Aleksiq dhe ministrja e kulturës Elizabeta Kançeska – Milevska, në shkurt të vitit 2014 në konferencë për shtyp të mbajtur në objektin ekzistues.
Atëherë u tha se, qytetarët do të fitojnë Shtëpi të re të Kulturës e cila do të shfrytëzohet si teatër:
Hapësira do të ketë edhe librari, klubin e artit, kafenenë së bashku me galerinë, zyrat administrative, si dhe hapësira për hyrje të veçantë të komunitetit lokalë.
Rindërtimi do të realizohet me mjete nga buxheti shtetëror dhe buxheti i qeverisjes lokale.
Është paraparë që Shtëpia e re e Kulturë të jetë objekt me efikasitet energjik dhe modern. Fasada do të jetë prej paneleve të përbëra prej argjendit me tre ngjyra, e kuqe, gri e errët dhe e hapur. Hapësira e jashtme do të jetë e rregulluar, dhe për vizitorët do të sigurohen vend-parkime.
Në tetor të vitit 2014 ministrja e kulturës deklaroi se rindërtimi i kinemasë “Kisella Voda”, gjegjësisht Shtëpia e Kulturës, në të cilën më herët u vendos edhe kinemaja, do të përfundojë në fund të vitit 2015 atëherë kur komuna e Shkupit do të festojë 60 vjetorin e ekzistimit.
Dua të shprehë kënaqësinë rreth respektimit të dinamikës së ndërtimit. Është bërë më shume se sa çka është planifikuar deri më tani. Ka përfunduar faza e parë dhe faza e dytë, tani vazhdon edhe betonimi dhe vendosja e konstruktit nga çeliku. Ky objekt do të ketë kuptim të madh për të gjithë qytetarët e Kisella Vodës. Me ndërtim të këtij objekti multimedijal do të ketë përmbajtje më të ndryshme dhe kulturë më të pasur në Kisella Vodë. Projekti gjendet në programin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Kulturës dhe në bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe investim të përbashkët me Komunën e Kisella Vodës planifikojmë që objekti të jetë tërësisht i përfunduar në fund të vitit 2015, atëherë kur do të shënohet jubileu i rëndësishëm i ekzistimit të komunës. Financat janë siguruar edhe këtë vit nga buxheti e Ministrisë së Kulturës – deklaroi Kançeska – Milevska, e cila shprehi falënderime znj. Beliçanec -Aleksiq për përkushtimin e madh të realizimit të këtij objekti, si dhe të gjithë ekipit.
Gjashtë muaj më vonë nga termini të cilin e paralajmëroi ministrja, lideri i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski, së bashku me ministren e kulturës Elizabeta Kançeska – Mileska dhe me kryetaren e Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec – Aleksiç, zyrtarisht lëshuan në përdorim (qershor të vitit 2016) Shtëpinë e re të Kulturës në Kisella Vodë “Kinemaja e Kisella Vodës” (KKV).
Bëhet fjalë për rindërtim të tërësishëm të objektit deri në themel të ndërtuar në vitin 1959, i rrënuar dhe jashtë përdorimit që nga vitit 1990 për rinovimin e të cilës u investuan 42 milion denarë nga Ministria e Kulturës dhe nëntë milion denarë nga qeverisja lokale.
Shtëpia e re e Kulturës në Kisella Vodë kap sipërfaqe prej 900 metër katror. Në katin përdhes janë vendosur sallat multimedijale me 169 ulëse, klubi artistik-muzikor, libraria, zyra e komunitetintlokal, zhveshtore, biletaria, pazzini. Hapësira është pasuruar me përmbajtje shtesë, përderisa në pjesën e bodrumit është vendosur pjesa për pushim, të cilën qytetarët e Komunës së Kisella Vodës do të mund të kalojnë kohën e lirë. Në bodrum ka edhe një sallë të vogël në të cilën do të mund të përgatiten shfaqet teatrale. Në pjesën e kullës së kontrollit, përsëri, është vendosur dhomë kontrolli.
Lajmi që “Komuna e Kisella Vodës u bë me Shtëpi te re të kulturës”, mund të lexohet edhe në ueb-faqen e Komunë së Kisella Vodës.
BURIME:
- Извор: Проверено – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ (2014-2018)„Поквалитетен живот за сите (Култура и уметност стр.329) [Пристапено: 26.09.2016]
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ и Билјана Беличанец – Алексиќ (2013-2017), Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра Кисела Вода! (Култура – паркови, стр. 47) [Пристапено: 26.09.2016]
- Прес 24 (13.02.2014): Старото кино во Кисела Вода прераснува во нов Дом на културата [Пристапено: 26.09.2016]
- Република (13.02.2014): Кино „Кисела Вода“ ќе биде готово до крајот на 2015 година [Пристапено: 26.09.2016]
- РАДИО МОФ (13.02.2014): Старото кино во Кисела Вода нов Дом на културата [Пристапено: 26.09.2016]
- Вести.мк (13.10.2014) Кисела Вода ќе добие нов културен центар [Пристапено: 26.09.2016]
- Република (27.06.2016): Кисела Вода доби нов современ Дом на културата [Пристапено: 26.09.2016]
- Тајм.мк (27.06.2016) Пуштен во употреба Домот на културата во Кисела Вода [Пристапено: 26.09.2016]
- Веб-страница на Општина Кисела Вода:Општина Кисела Вода доби целосно нов Дом на културата [Пристапено: 26.09.2016]
Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari