Kisella Voda akoma nuk ka qendër për kafshët e pastreha

Foto: pixabay.com/

PREMTIM: Ndërtimi i kompleksit për mbrojtjen e kafshëve të pastreha 

[Burimi: Programi zgjedhor i Filip Temelkovski, kryetari i Komunës së Kisella Vodës, faqe 18: Afati: viti 2019; data: tetor 2017]

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e kompleksit të mbrojtjes së kafshëve të pastreha është premtim i parealizuar i kryetarit të Kisella Vodës, Filip Temelkovski. Premtimi është pjesë e programit të tij në zgjedhjet lokale (2017-2020) “Jetë në Kisella Vodë! Për të gjithë!” (faqe 18). 

Kompleksi për mbrojtjen e kafshëve të pastreha ka për qëllim mbrojtjen e kafshëve që janë braktisur nga pronarët, kujdesin e tyre, program për socializim dhe trajnim, si dhe programe për adoptim. Me këtë projekt po ashtu planifikohet që të angazhohen teknikë veterinar dhe veterinar të diplomuar, sigurohet një serë praktikash, ndërsa njëkohësisht rritet edhe siguria e qytetarëve nga qentë agresivë në rrugë, thuhet në programin e Temelkovski. 

Me 05.11.2019, Ivan Zhivkovski nga VMRO-DPMNE, në konferencë për shtyp, akuzoi kryetarin Temelkovski se nuk e ka përmbushur një pjesë të madhe të premtimeve të veta para zgjedhjeve, mes të cilave edhe atë për ndërtimin e kompleksit për mbrojtjen e kafshëve të pastreha.

Për fat të keq, as ajër të pastër të cilin e premtoi Temellkovski nuk erdhi. Ndërtimi i kopshtit në Draçevë dhe Rasadnik, gazifikimi i Komunës, kompleksi për mbrojtjen e kafshëve të pastreha, ndërtimi i poliklinikës në lagjen Rasadnik janë vetëm pjesë e premtimeve parazgjedhore të kryetarit Temellkovski, deklaroi mes tjerash Zhivkovski. 

“Vërtetmatësi” ju drejtua kabinetit të kryetarit Temellkovski, me pyetjen nëse është ndërtuar kompleksi për mbrojtjen e kafshëve të pastreha, edhe nëse jo, kur është në plan që të ndërtohet.

Prej aty na u përgjigjën se kompleksi do të ndërtohet në vitin 2020.

Në lidhje me pyetjet e juaja, ju informojë se kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Filip Temellkovski stacionin e premtuar për kafshë në territorin e Komunës do ta realizojë përgjatë vitit 2020. Projekti për ndërtimin do të realizohet në pajtim me kushtet e tokës. Me ndërrimin e akteve ose plotësimin e tyre në Këshillin e Komunës së Kisella Vodës për fshatin Draçevo, është planifikuar sipërfaqe për ndërtimin e qendrës në pjesën KP 6146 KO Draçevë 1, informoi Janko Becarija, zëdhënësi i Komunës së Kisella Vodës. 

Duke pasur parasysh afatin e dhënë në programin për ndërtimin e qendrës në territorin e Kisella Vodës, viti 2019, dhe njoftimet se ai do të ndërtohet në vitin 2020, mund të arrihet në përfundim se premtimi i kryetarit Temellkovski për ndërtimin e kompleksit për mbrojtjen e kafshëve të pastreha, deri më tani nuk është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anasatovska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .