Kiril Bozhinovski

 

JETA PRIVATE

Kiril Bozhinovski ka lindur me 24 maj të vitit 1980 në Shkup. I martuar me 16 qershor 2012.

 

ARSIMIMI

Ka diplomuar në Universitetin e “Shën Kirili dhe Metodij” në studimet politike pranë Fakultetit Juridik në vitin 2002. Ka kryer studimet post diplomike në Katedrën e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Politikës Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”.

 

KARRIERA POLITIKE

Bozhinovski ka punuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në vetëqeverisjen lokale në Komunën e Gazi Babës. Prej vitit 2006 ka punuar si udhëheqës i Sektorit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe bashkëpunimin me Zyrën e kryeministrit të qeverisë së RM-së.

Bozhinovski është sekretar i përgjithshëm në qeverinë nga janari i vitit 2010, ndërsa është rizgjedhur në qershor të vitit 2014.

Në biografi është shtuar se ka marr pjesë në shumë trajnime ndërkombëtare, forume dhe konferenca  të organizuara nga institucione dhe fondacione të huaja dhe vendore.

 

Bombat 

Në opinioni e gjerë u bë i njohur përmes bisedave të përgjuara të paligjshme, gjegjësisht “bombat”. Sipas incizimeve PSP ngriti akuza kundër Kiril Bozhinovskit si pjesë e shoqërisë kriminele në lëndën “Titanik”.

Në vendimin për abolim me 12 prill të vitit 2016, Kiril Bozhinovski nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, u abolua për katër lëndë. Abolimi u tërhoq me 6 qershor në po të njëjtin vit.

 

BURIME

ueb-faqen e qeverisë së Republikën e Maqedonisë

A1on: VMRO-DPMNE: Kiril Bozhinovski është i martuar dhe nuk jeton me prindërit (26 janar 2014)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.