Këto 5 simptoma do t’ju shfaqen fillimisht nëse jeni të infektuar me variantin delta

Nuk ndiheni mirë, por nuk e dini nëse është alergji, grip apo COVID-19? Sipas Dr. Inci Yildirim nga Universiteti Yale, varianti delta duket se prek simptomat paksa më ndryshe, shkruan Panacea.

Eksperti i viruseve Dr. Tom Spector pretendon se ky lloj vepron ndryshe dhe për këtë arsye duhet të jemi shumë të kujdesshëm edhe nëse simptomat shfaqen në formë të lehtë. Nëse nuk ndiheni mirë, qëndroni në shtëpi dhe bëni testin, por vazhdoni të lexoni që të dini se si t’i dalloni në kohë simptomat e variantit delta.

DHIMBJE KOKE

Mjekja Yildirim shpjegon se kjo është një nga simptomat kryesore dhe shpeshherë ka pasur mundësinë të shohë pacientë që vuajnë nga dhimbjet e kokës pikërisht për shkak të variantit delta. “Ne kemi parë shumë probleme me dhimbje koke te pacientët me COVID-19, dhe kjo përfshin variacione – nga tromboza te sëmundjet e ndryshme kardiovaskulare.”

DHIMBJE FYTI

Sipas Yildirim, dhimbja e fytit është një nga simptomat e mundshme të infeksionit me koronavirus, por nuk është më e zakonshme.

RRJEDHJE HUNDËSH

Edhe pse kjo është më së shpeshti simptomë e ftohjes, shfaqet edhe tek njerëzit që janë të infektuar me variantin delta, pretendon doktori.

“Edhe simptomat e alergjisë mund të ndikojnë në këtë ndryshim, por edhe sinuset dhe mushkëritë. Mund të shfaqen teshtitje, hundë të zëna, kollë ose gulçim”, shtoi Dr. Arven Basin nga Klinika Mayo9.

“Disa nga këto simptoma mund të përkojnë me COVID-19, ndërsa ne kemi parë shumë pacientë që kolliten, me rrjedhe hundësh, kanë vështirësi në frymëmarrje ose vuajnë nga lodhja e tepërt – të gjitha mund të jenë simptoma të alergjive, por edhe të COVID-19. Por kur bëhet fjalë për COVID-19, pacientët shpesh do të kenë ethe, humbje të nuhatjes dhe shijes, dhimbje muskulore, të përziera ose diarre, gjë që nuk ndodh me alergjitë”.

MUND TË KENI TEMPERATURË TË LARTË

Temperatura e lartë është një nga simptomat kryesore të COVID-19 dhe shpesh raportohet kur bëhet fjalë për variantin delta. Temperatura normale e trupit e matur në zgavrën e gojës varion ndërmjet 36,8 gradë +/- 0,4. Vlerat më të ulëta në shumicën e njerëzve maten në orën 6 të mëngjesit, ndërsa vlerat më të larta maten midis orës 16 dhe 18. Temperatura më e lartë e trupit e matur në zgavrën e gojës në orën 6 të mëngjesit është 37,2 gradë, ndërsa temperatura më e lartë normale e matur në zgavrën e gojës në orën 6 është 37,7 gradë. Vlerat e matura mbi këto që i përmendëm konsiderohen temperaturë e lartë trupore.

SIMPTOMAT BËHEN MË SERIOZE

Një nga sinjalet kryesore të variantit delta është ashpërsia e simptomave. Ato mund të jenë jashtëzakonisht të theksuara, ndërsa ky lloj i virusit mendohet se është dy herë më infektiv se llojet e tjera, duke bërë që njerëzit të përfundojnë më shpesh në spital. Ata që nuk janë vaksinuar sigurisht që janë në rrezik më të lartë të shtrimit në spital, por edhe të përfundimit fatal.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari