Këshilltarët e LSDM-së nuk janë kundër referendumit në Manastir

Foto: radio105bombarder.com, 2016

Deklaratën të cilën e analizuam është problematike në shumë nivele. Në atë janë përfshirë shumë pretendime të pavërteta, ndërsa përveç kësaj e gjithë dalja e Milevkit është pjesë e fushatës politike të cilën e bën partia të cilës i përket, dhe e cila bazohet në akuza të rrejshme se Qeveria e re në Republikën e Maqedonisë përgatitet të pranojë një numër të madh të refugjatëve dhe për ata po përgatit të gjitha kushtet për jetesë dhe qëndrim të përhershëm në vend

 

Deklaratën të cilën e analizuam është problematike në shumë nivele. Në atë janë përfshirë shumë pretendime të pavërteta, ndërsa përveç kësaj e gjithë performanca e Milevkit është pjesë e fushatës politike të cilën e bën partia të cilës i përket, dhe e cila bazohet në akuza të rrejshme se Qeveria e re në Republikën e Maqedonisë përgatitet të pranojë një numër të madh të refugjatëve dhe për ata po përgatit të gjitha kushtet për jetesë dhe qëndrim të përhershëm në vend

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska

 

Në konferencën për shtyp të Pece Milevskit, këshilltar i VMRO-DPMNE-së nga Komuna e Manastirit pas seancës së Këshillit në të cilin është refuzuar Draft-strategjia për integrimin e refugjatëve dhe të huajve në Republikën e Maqedonisë 2017-2027 dhe Planit Kombëtar Aksionar të dal nga Strategjia e Qeverisë së RM-së, akuzoi kolegët e vet nga Lidhja Socialdemokrate se kanë votuar kundër referendumit në Manastir, sepse kanë mbështetur idenë e Qeverisë për ndërtimin e kampeve për refugjat në Mexhitli “pa asnjë konsideratë për banorët e Manastirit”.

Deklaratën e Pece Milevskit në këtë konferencë për shtyp e vlerësojmë si të pavërtetë dhe manipuluese.  Ajo përmban pretendim të pavërteta, ndërsa bazohet në akuza të rrejshme – se Qeveria e udhëhequr nga LSDM përgatit ndërtimin e kampeve dhe banesave për refugjatë në territorin e më shumë komunave në Republikën e Maqedonisë.

Mbrëmë këshilltarët e LSD-së në Komunën e Manastirit votuan PRO vendosjes së emigrantëve në Manastir! Votuan PRO ndërtimit të kampeve, arsimit papagesë, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale për emigrant, këtu në Manastir! Këshilltarët e LSD ishin kundër mbajtjes së referendumit në Komunën e Manastirit, kundër asaj që vet banorët e Manastirit të vendosin për të ardhmen e tyre në komunën e vet. 

Ministrja Carovska mbrëmë iku nga seanca e Këshilltarëve në Komunën e Manastirit. E kapur mes premtimeve manipuluese të liderit të saj Zaev dhe tentimit të saj për imponimin e strategjisë më të dëmshme për Manastirin, nuk mundi që të ju përgjigjet pyetjeve të këshilltarëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së. 

(Burimi: Konferenca për shtyp e Pece Milevskit, data: 05.09.2017)

 

Deklaratën të cilën e analizuam është problematike në shumë nivele. Në të thuhen disa pretendime të pavërteta, dhe përveç kësaj edhe e gjithë performanca e Milevskit është pjesë e fushatës politike të cilën e bën partia që ai i përket, dhe bazohet në akuza të rrejshme se Qeveria aktuale e Republikës së Maqedonisë përgatitet që ta pranojë një numër të madh të refugjatëve edhe për ata po i përgatit të gjithë kushtet për jetesë dhe qëndrim përhershëm në vend.

Strategjia për integrimin e refugjatëve dhe të huajve 2017-2027 nxiti reagime te opozita dhe shërbeu si bazë për fushatë të cilën VMRO-DPMNE e bën më shumë se një muaj, në të cilën përfshinë edhe iniciativën për mbajtje të referendumit kundërt ndërtimit të kampeve të refugjatëve, si dhe vendime të këshilltarëve të vetëqeverisjes lokale në shumë komuna ku VMRO-DPMNE ka shumicën, me të cilat edhe hidhet poshtë Draft-strategjia për refugjatët me arsyetim se komunat dhe shteti nuk kanë resurse, as nuk janë në disponim që të pranojnë dhe të sigurojnë vendosjen dhe kushtet e tjera për ekzistencë, të më shumë se 200 mijë refugjatëve nga Siria dhe nga rajonet e tjera të cilat janë të përfshira në konflikte ushtarake. Përndryshe, përgatitja e strategjisë për integrimin e refugjatëve është pjesë e detyrave të shtetit të cilat dalin prej deklaratave ndërkombëtare, nënshkruesi i të cilave është edhe Maqedonia për më shumë se një dekadë, ndërsa nuk rezulton ndonjë përgatitje për ndonjë pranim të refugjatëve, fakt i cili u injorua tërësisht nga ana e opozitës.

Që me 7 gusht Ministria për Punë dhe Politikë Sociale doli me komunikatë në të cilën në mënyrë decide deklaron se

nuk do të ndërtohen banesa dhe kampe për refugjatë, nuk do të jepet shtetësi për refugjatët, as që do të aktivizohen masa të tjera në atë drejtim. 

Përsëri, kjo nuk qe e mjaftueshme për VMRO-DPMNE-në opozitare e cila ndërtoi fushatë gjithëpërfshirëse me pikë fillestare në pretendimin se qeveria e re e udhëhequr nga LSDM përgatit pikërisht këtë – pranimin e një numri të madh të refugjatëve për të cilët planifikon që të ndërtojë banesa, që të ju sigurojë shkollim papagesë dhe mbrojtje shëndetësore, si dhe punësim. Gjatë kësaj, me qëllim heshtin faktin se dokumentin të cilin aq shumë e gjykojnë është vetëm një version më i pastruar dhe i përmirësuar i dokumentit të ngjashëm, të miratuar nga qeveria e VMRO-DPMNE-së, udhëhequr nga Nikolla Gruevski në vitin 2008.

Këtë e konfirmon edhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska  intervistën për Radio Evropa e Lirë (20.08.2017)

Ky dokument është Strategjia 2009-2015, me të njëjtin titull, të cilin e ka miratuar VMRO-DPMNE. Është shumë e rëndësishme që të dim se pikërisht VMRO-DPMNE, e cila ka miratuar një strategji të këtillë, flet kundër saj, 

sqaron Carovska dhe shton se në këtë moment Maqedonia ka vetëm 60 persona të cilët kanë statusin e emigrantit, në të dy qendrat e transite dhe në qendrën për azil .

Jo, nuk do të ndërtohen fare banesa për refugjatët,

Carovska, në mënyrë decide, e pyetur drejtpërdrejtë se a planifikohet në Maqedoni që të ndërtohen banesa për refugjatë.

Sipas kësaj, deklarata e Milevskit ka pikënisje – të pavërtetën. Por ky nuk është problemi i vetëm i saj, sepse Milevski në daljen e tij thotë pretendime të pavërteta. Ja pretendimi i parë:

Mbrëmë këshilltarët e LSD-së në Komunën e Manastirit votuan PRO vendosjes së emigrantëve në Manastir! Votuan PRO ndërtimit të kampeve, arsimit papagesë, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale për emigrant, këtu në Manastir!

Është e vërtetë se këshilltarët e VMRO-DPMNE-së nuk e pranuan propozimin e këshilltarëve të LSDM-së që Këshilli të miratojë propozim që në territorin e Komunës së Manastirit nuk do të ndërtohen kampe për refugjatë.

Propozuam që të miratohet propuim me të cilin do të sqarojmë se në territorin e Komunës së Manastirit nuk do të ndërtohen kampe për refugjatë, as që do të ndërmerren masa në këtë drejtim. Nëse përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së janë të sinqertë në përpjekjet e tyre do të duhej që të pranonin këtë propozim

tha Natasha Petrovska, këshilltare e LSDM-së, transmeton Radio Evropa e Lirë. Sipas kësaj, këshilltarët socialdemokrat jo vetëm që nuk kanë votuar për strehimin e imigrantëve në Manastir dhe për ndërtimin e kampit, arsimit papagesë, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale për imigrant në Manasitir, por nuk kanë votuar fare, sepse janë lëshuar seancën, të revoltuar që shumica injoroi propozimin e tyre për zgjidhje kompromis me të cilin nuk do të jetë i nevojshëm referendumi. Sipas kësaj, e pavërtetë është pjesë e deklaratës së Milevskit në të cilën ai pretendon se:

Këshilltarët e LSD ishin kundër mbajtjes së referendumit në Komunën e Manastirit, kundër asaj që vet banorët e Manastirit të vendosin për të ardhmen e tyre në komunën e vet. 

Verifikimi i fakteve i disponueshëm nëpër mediume tregoi se këshilltarët e LSDM-së aspak nuk janë sqaruar në drejtim se janë kundërt asaj që banorët e Manastirit të vendosin vet për të ardhmen e tyre në komunën e tyre, edhe pse vlerësojnë se VMRO-DPMNE përhap lajme të rrejshme për strehim të refugjatëve në Maqedoni, gjegjësisht në Manastir. Është pikërisht e kundërta, mediumet transmetuan deklaratë decide të koordinatores së grupit gjykues të LSDM-së në Këshillin në Manasitir, Natasha Petrovska, e cila pohon që e mbështesin referendumin:

E diskutueshme është vetëm data. E mbështesim referendumin, nuk jemi apsolutisht kundër. Por, do të kërkojmë që data të ndryshohet, para ose pas, si të duan. Kërkojmë që data të ndryshohet dhe atëherë do të mbështesim tërësisht referendumin, 

deklaroi Natasha Petrovska, koordinatorja e këshilltarëve nga LSDM. Kjo qartë e tregon se pretendimi i Milevskit është i pavërtetë.

Në daljen e tij në konferencë për shtyp, Milevski në disa raste thërriti Ministren Carovska, e cila, sipas tij i ka ikur konfrontimit me këshilltarët e VMRO-DPMNE-së:

E kapur mes premtimeve manipuluese të liderit të saj Zaev dhe tentimit të saj për imponimin e strategjisë më të dëmshme për Manastirin, nuk mundi që të ju përgjigjet pyetjeve të këshilltarëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së. 

Përsëri, informacionet nga seanca e Këshillit të Komunës së Manastirit flasin diçka krejtësisht tjetër. Në raportet gazetareske flitet për vizitë të paparalajmëruar të ministres Carovska në seancën në të cilën është diskutuar për propozimin e nënshkrimit të referendumit kundër banesave për refugjatë në Manastir dhe tentimi i kryetarit të Këshillit nga radhët e VMRO-DPMNE-së që të mos i lejohet ministres që të jetë e pranishme në seancë, edhe pse ajo ka qenë e karakterit publik,  me arsyetim se ka qenë e paftuar, me çka e ka shtyrë edhe kohëzgjatjen e seancës. Carovska, përsëri, ka qëndruar deri në orën 15, pastaj është larguar.

Pyetjes se a do ta lejojnë Carovskën të shpreh qëndrimin e vet në foltore, Angellovska tha që së pari të diskutojnë këshilltarët, pastaj të dëgjojnë qëndrimin e ministres. Por në orën 15, për shkak të detyrimeve ministrja u largua, ndërsa diskutimi në Këshill është duke u zhvilluar. 

Sipas kësaj, jo vetëm që nuk është e vërtetë se Carovska nuk ka dashur që të ju përgjigjet pyetjeve të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së, por ka ndodhur pikërisht e kundërta, tentimet nga ana e saj që ta bëj këtë,për Strategjinë kundër të cilës u ngrit aq shumë pluhur, u penguan nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Të gjithë elementet qartë thonë se deklarata e Milevskit në të gjithë segmentet e saja është e pavërtetë, por edhe manipuluese.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.