Këshilli Gjyqësor është kritikuar në raportet e Pribe-së

Njeriu me integritet pasi që nuk e kanë kritikuar të huajt. Foto: screenshot

Nëse kryetari i Këshillit Gjyqësor ka harruar, megjithatë opinioni i ruan në arkiv deklaratat dhe raportet nga e kaluara e afërt, kështu që deklarata e Zoran Karaxhovskit se Këshilli nuk është kritikuar prej bashkësisë ndërkombëtare pas vitit 2014, është spin i pastër

Nëse kryetari i Këshillit Gjyqësor ka harruar, megjithatë opinioni i ka arkivuar deklaratat dhe raportet nga e kaluara e afërt, kështu që deklarata e Zoran Karaxhovskit se Këshilli nuk është kritikuar prej bashkësisë ndërkombëtare pas vitit 2014, është spin i pastër 

Shkruan: Тeofil Bllazhevski

 

Kryetari Zoran Karaxhovski mbajti konferencë për shtyp në të cilën deklaroi më shumë vlerësime për punën e Këshillit Gjyqësorë, për reformat në gjyqësor, për prokurorinë dhe për PSP-në, me çka disa prej deklaratave mund të karakterizohen si spine, e ndamë këtë në vazhdim:

Spin: Në pyetjen e SAKAMDAKAZHAM.MK nëse personalisht ai ose ndonjë anëtarë tjetër i këshillit ka kredibilitet moral të flasë për reforma gjyqësore dhe për gjyqësor të pavarur, kur kjo përbërje e këshillit është e kritikuar në raportet ndërkombëtare, ndërsa njëri prej anëtarëve dëgjohet “në bombat” se si e informon Nikolla Gruevskin për zgjedhjen e gjykatësve, Karaxhovski u përgjigj se ai personalisht ka pasur kredibilitet, sepse kritikat për gjyqësorin në raportet ndërkombëtare janë të vitit 2014, dhe se ai është anëtar i këshillit prej asaj kohe e këtej. 

“Askush nuk mund të del personalisht dhe të mbrojnë gjykatësin i cili ka shkelur ligjin. Është e nevojshme një analizë gjithëpërfshirëse dhe të gjenden gjykatës të cilët kanë probleme me integritetin dhe kanë gabuar para ligjit”, tha Karaxhovski.

[Burimi: СДК, Data: 04.01.2018]

Spin: Njeriu i parë në Këshillin Gjyqësor vlerëson se presonalisht ka kredibilitet që të krahasojë reformat në legjislacion të parapara me Strategjinë për reforma në Ministrinë e Drejtësisë. 

Sipas atij kritikat për punë në Këshillin Gjyqësor nga bashkësitë ndërkombëtare kanë të bëjnë vetëm për periudhën para vitit 2014, para se ai të zgjidhet në shtator të 2014 si anëtar i Këshillit. 

[Burimi: Radio Evropa e Lirë, data: 04.01.2018]

Kontraspin-foto-Vistinomer-1024x281-e1500652724996

Kundëspin: Vlerësimi i Karaxhovskit nuk është asgjë tjetër përveç se e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin, qëllimi i të cilës çon deri te mundësua që vetvetes ti jep legjitimitetin dhe vet e vërteton integritetin si një funksionar i emëruar në një prej trupave shumë të rëndësishëm në gjyqësor. Të kesh një mendim të lartë për vetveten dhe për punën është njerëzore, shumë herë edhe e dëshirueshme. Por, kur ai mendim nuk mbështet me vlerësimet e atyre të cilët janë thirrur të vlerësojnë, mes të cilëve janë edhe ekspert të huaj dhe vendor, përfshirë edhe opinionin përmes mediumeve, atëherë kur e zeza paraqitet si e bardhë, atëherë flasim për të vërtetë të shtrembëruar.

Pikërisht një shtrembërim të tillë bën edhe Karaxhovski kur pretendon se kritikat për punën e Këshillit Gjyqësor kanë pasur të bëjnë me punën e atij trupi deri në vitin 2014, para se ai të emërtohen në funksion.

Nuk ka nevojë të shpalosim më tepër vlerësime prej burime ndërkombëtare dhe vendore, siç janë, për shembull raportet e Komisionit Evropian, ose Rrjeti 23, por për shkak se Karaxhovski apostrofonte kritikat ndërkombëtare, do të përmendim vetëm një, një burim plotësisht relevant – Raportin e ekspertëve të Komisionit Evropian të përpunuar prej ekspertëve nën udhheqësinë e diplomatit gjerman Rajnhard Pribe. 

Pribe në raportin e parë prej vitit 2015 dhe në të dytin ndalen në punën e Këshillit Gjyqësor. Në të dytin, i cili ka dal në fund të korrikut të vitit 2017, Këshilli Gjyqësor përmendet saktësisht 29 herë dhe atë në pjesën më të madhe në kontekst negativ, gjegjësisht si trup i cili me kompetencat e veta, ose së bashku me trupat tjerë në qeverinë legjislative, nuk i kryen punën siç duhet dhe nuk kontribuon në zbatimin e reformave.

Ja, për shembull, një prej vërejtjeve me pikën 39, në faqe 7 të Raportit:

Në vitin 2015, grupi (i Pribe-së) propozoi se Këshilli gjyqësor duhet të implementojë detyrën e vet pa ndërhyrje politike, në daç në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose në jo të drejtpërdrejtë dhe se duhet të jetë më aktiv në mbrojtjen e gjykatësve të cilët janë cak i ndërhyrjeve të jashtme ose sulmeve të cilët e rrezikojnë pavarësinë e tyre, përfshirë edhe mënyrën e përforcimit të komunikimit mes Këshillit Gjyqësor dhe gjykatësve. Ky propozim nuk është implementuar. 

Ose vërejtjet me numrin 42, në faqen e 7.

Roli primar i Këshillit Gjyqësor është që të garantojë pavarësinë dhe autonominë e gjyqësorit. Ekzistojnë një numër i procedurave me të cilët dëshmohet se Këshilli nuk e ka marr parasysh këtë detyrë primare. Një prej atyre procedurave duhej të ishte mbikëqyrësi juridik i sistemit të rasteve të ndara rastësisht (procedurat te gjykatësit). Këshilli, absolutisht ka dështuar në këtë aspekt. 

Ose vërejtja e 49, në faqen 9.

Nuk ekziston procedurë për vendosjen e kritereve të bazuara mbi sistemin e meritës, ose vlerësim objektiv i kualitetit të kandidatëve (për gjykatës) Në praktik, Këshilli Gjyqësor është i lirë që të zgjedhje cilindo kandidat për çdo detyrë pune dhe nuk duhet që të arsyetojë zgjedhjen e vet, e cila nuk është hapur për t’u shqyrtuar…

Karaxhovski, i cili në konferencën e mbrëmshme për shtyp i lavdërojë të huajt se kanë ndihmuar që ai dhe anëtarët e tjerë të mbeten në vendin e punës deri në përfundimin e mandatit (“Kishte njoftime për shpërbërjen e kësaj përbërjeje të këshillit. Për fat, miq tani të bashkësisë ndërkombëtare një akt të tillë e vlerësojnë si politik, linçim të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor”), kur u paraqit raporti i Pribe-së gjatë verës, kishte tërësisht perceptim tjetër dhe vlerësim për kritikat të cilat u dhanë për punën e tij.

Vlerësohet se kjo është thënë me fjalorin politik, interpretim politik për shkak të opinionit. Nuk ka fakte, këtu nuk ka argumente. Dihet kjo në këtë vend… (Tellma – 20.09.2017)

Fundja, kjo kritikë e Karaxhovskit ka qenë temë e vlerësimit të “Vërtetmatësit”, të cilën e vlerësuam si të pavërtetë. Por, Karaxhovski edhe më tej pretendon se deklarata e tij të tanishme dhe procedurat nuk kanë qenë pjesë e “lidhjes së tij romantike me qeverinë”, me çka, kuptohet, nuk mund as që të vërtetohet e as që të mohohet. Por, për këtë, opinioni mund të vlerësojë nëse është e vërtetë ose jo diçka që deklaron dikush, ose të ju kthehet deklaratave të funksionarit publik për të njëjtin problem para dhe pas, si për shembull, mbrëmë e kanë bërë kolegët nga META në tekstin e titulluar Karaxhovski: Kronika e një salto mortale, si e vendosi PSP prej “infantile” në PP.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.