Këshilla dhe informacione onlajn për bujqit
PROJEKT: QENDRA VIRTUALE PËR SHËRBIME KËSHILLËDHËNËSE
Në suazat e këtij projekti do të hapet ueb faqe e dobishme që do të përmbaj materiale të shkruara dhe video për edukim dhe informim të bujqve për teknologjinë e prodhimit (përgatitjen e tokës, zbatimin e masave agro- teknike, mbrojtjen e prodhimit), aktivitete që zbatohet pas vjeljes, marketing dhe plasmanin e produkteve bujqësore. Krahas këshillave agro- teknologjike, faqja do të siguroj edhe të dhëna për bujqit lidhur me çmimet e produkteve bujqësore, lajmet më të reja, parashikimi i motit etj, që janë të dobishme për bujqit. Ueb faqja do të mirëmbahet nga Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë. (Afati: Gjysma e parë e vitit 2015).
ARSYETIM
Në programin zgjedhor me të cilën kërkonte votën e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014-të, në faqen 182, VMRO DPMNE dha premtim për ueb faqen me materiale të shkruara dhe video për edukimin dhe informimin e bujqve, por edhe me informacione lidhur me çmimet e produkteve bujqësore, parashikimin e motit dhe lajme. Si afat për realizim përmendej gjysma e parë e vitit 2015-të. Sipas premtimit, ueb faqja duhej të jetë e organizuar dhe mirëmbajtur nga Agjencia për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë. Sipas asaj që konfirmohet nga hulumtimi, ky premtim është realizuar.
Nëse e hapim ueb faqen e Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë, do të shohim se këto gjëra të premtuara nga VMRO DPMNE janë prezent në të, edhe pse nuk është përgatitur faqe e posaçme.
Në këtë mënyrë, në faqe kemi kategori për çmimet e produkteve bujqësore, kemi kategori për këshilla nga fusha të ndryshme të produkteve bujqësore. Në ballinën e sajtit të Agjencisë, ku janë edhe linqet afër përmbajtjeve tjera, ka edhe link afër pjesës Kalendari bujqësor ku pas disa muajve qëndrojnë aktivitetet që duhet të ndërmerren. Ka edhe kalendar për mbrojtjen e kulturave bujqësore.
Në kategorinë Këshilla, afër të cilës gjendet menyja kryesore e faqes lartë, gjejmë përmbajtje video, që të shpeshtën janë kontribute nga emisione të specializuara për bujqit nga televizionet komerciale nacionale dhe rajonale.
Sipas asaj që konfirmohet, premtimi i VMRO DPMNE-së për ueb faqen dhe të dhënat e dobishme për bujqit, është realizuar.
BURIMI:
- Programi zgjedhor i VMRO DPMNE 2014-2018 (fq. 182) [E dorëzuar: 30.05.2016]
- Uebе faqja на Агенцијата за поттикнување на развојот на земјоделството [Пристапено: 30.05.2016]
- Ueb faqja e Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë- Цени на земјоделски производи [E dorëzuar: 30.05.2016]
- Ueb faqja e Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë – Совети [E dorëzuar: 30.05.2016]
- Ueb faqja e Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë – Земјоделски календар [E dorëzuar: 30.05.2016]
- Ueb faqja e Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë – Календар заштита на земјоделски култури [E dorëzuar: 30.05.2016]
- Ueb faqja e Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë – Совети [E dorëzuar: 30.05.2016]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari