Keqpërdorim i lirisë së të shprehurit

Pandov-velepredavstvo-crop-resize

[Recension: Për procesin gjyqësor për rastin “Puç”-i duhet të shqiptohen dënime më të rënda]

 

Së paku katër nene të Kodi tët gazetarëve janë shkelur në përmbajtjen mediatike që e recensojmë. Më rëndë është shkelur paragrafi i dytë i nenit 8, ku në mënyrë precize thuhet:

Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë, të raportohet për të gjithë të involvuarit në kontest dhe të mos sugjerohet vendimi i gjykatës.

Në përmbajtjen mediatike ku, në esencë janë transmetuar thekse nga pjesëmarrja e “analistit” në një emision televiziv, për të cilin nuk theksohet as titulli, as koha e emitimit, si të dhëna themelore që publiku të ketë orientim për kontekstin dhe kohën, janë shkelur edhe disa standarde thelbësore profesionale të cilat janë potencuar në mënyrë të veçantë gjatë raporteve të fundit të organizatave ndërkombëtare për lirinë e mediave në vendin tonë: gjuha e urrejtjes, të drejtat dhe liritë e njeriut, gjegjësisht e drejta për liri të të shprehurit dhe veprim politik, si dhe nxitja e dhunës dhe diskriminimit. Në fakt, neni dhjetë i Kodit është shumë preciz:

Gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të trajtojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urretjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfardo qoftë baze (nacionale, fetare, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, orientimit seksual, politike…).

04162015-Republika-PandovLinku deri te artikulli origjinal: Për procesin gjyqësor për rastin “Puç”-i duhet të shqiptohen dënime më të rënda

Data dhe koha e publikimit: 15.04.2015 09:14

Data e recensionit: 20.04.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Duke e ndjekur matricën e tyre të “standardeve”, përpiluesit e kësaj përmbajtjeje mediatike krejtësisht e kanë harruar objektivitetin që duhet të arrihet duke i ofruar shans palës së dytë, si dhe dukshëm të shihet distanca mediatike nga subjektet politike. Siç thotë neni 14 i Kodit:

Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jenë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Kuptohet, media ka të drejtë të zgjedhë anë politike, mirëpo edhe atëherë, duhet t’i kushtojë kujdes pragut minimal të standardeve, për shkak se ka dallim prej një medie që përkrah ndonjë opcion të caktuar politik, deri te media-megafon e ndonjë partie politike. Poashtu, ka dallim prej medies që u jep shans opcioneve të ndryshme deri te media që i jep shans vetëm një opcioni edhe atë me qëllim që të diskreditojë personalitete nga sfera publike.

Për shkak se ashtu rekomandon edhe neni 16 i Kodit të gazetarëve:

Gazetari do ta ruaj reputacionin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do të nxisë solidaritetin e ndërsjellë dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesaspet me individë, duke i përfshirë edhe kolegët e tij.

Për çdo gazetar, pa marrë parasysh se a është i afërt me ndonjë opcion politik ose jo, me rëndësi është të dihet se liria e të shprehurit shkon vetëm deri atje ku nuk e rrezikon lirinë, të drejtat dhe sigurinë fizike të njerëzve të tjerë, të grupeve shoqërore ose të individëve. Ky tekst sikur e ka harruar këtë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.