Karantinimi i antivakserëve nuk do e ndalojë përhapjen e virusit
Karantinimi i antivakserëve që propozohet në këtë postim në Facebook nuk do ta zgjidhë problemin, madje as aplikimi i kësaj mase nuk do ta parandalojë plotësisht përhapjen e virusit. Virusi na vjen nga jashtë. Epo, edhe sikur të bëhet një karantinë tre javore për të pavaksinuarit nga 1 shtatori deri më 21 shtator, siç kërkohet në postimin në fjalë, më 22 shtator dikush nga jashtë mund të hyjë në vend dhe t’i infektojë të pavaksinuarit. Përveç të pavaksinuarve, mund të infektohen edhe ata që janë plotësisht të imunizuar, megjithëse në një përqindje shumë të vogël. Të gjitha vaksinat, të miratuara nga OBSH, mbrojnë kundër formave të rënda të sëmundjes, hospitalizimit dhe vdekjes, por asnjë nga vaksinat nuk ofron 100 % mbrojtje kundër infektimit, shkruan Vertetmatësi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook propozohet që personat që refuzojnë të vaksinohen të vendosen nën karantinë dhe në këtë mënyrë, siç thuhet në postim, t’i jipet fund pandemisë.
Meqenëse nuk mund t’i vaksinojmë me forcë, dhe për shkak se gjobat nuk do të kenë asnjë efekt, ndoshta zgjidhja më e mirë është t’i karantinosh në shtëpi (një lloj arresti shtëpiak) për 3 javë. Sidoqoftë, kjo masë do të duhet të hyjë në fuqi në të njëjtën kohë për të gjithë, përndryshe nuk do të kishte asnjë efekt.
Kësaj, edhe pse e botuar vetëm si propozim për një zgjidhje për të shpëtuar nga përhapja e mëtejshme e virusit, i mungon konteksti, sepse karantina e të pavaksinuarve nuk do ta zgjidhë problemin, e as nuk do ta parandalojë plotësisht përhapjen e virusit.
Po, për momentin vaksinimi është e vetmja zgjidhje që e kemi në dispozicion për ta luftuar këtë pandemi, e cila tashmë një vit e gjysmë e ka vënë botën në gjunjë dhe ka shkaktuar mbi 4 milion viktima. Sidoqoftë, vaksinimi kundër koronavirusit është mbi bazë vullnetare, nuk është i detyrueshëm askund në botë, madje as në vendin tonë, kështu që kjo masë e propozuar nuk mund të zbatohet në mënyrë efektive.
Edhe nëse mund të realizohej, nuk do të arrinte të parandalonte përhapjen e virusit. Edhe pse virusi përhapet më lehtë tek popullata e pavaksinuar dhe i bën ata më të rrezikuar nga infektimi, karantinimi i tyre nuk do ta zgjidhë problemin, as nuk do ta parandalojë infektimin e tyre pas karantinës. Virusi na vjen nga jashtë. Ashtu si varianti origjinal i virusit, nga jashtë na vijnë mutacionet e reja – ato nuk krijohen në vend.
Epo, edhe sikur të bëhet një karantinë tre javore për të pavaksinuarit nga 1 shtatori deri më 21 shtator, siç kërkohet postimin në fjalë, më 22 shtator dikush nga jashtë mund të hyjë në vend dhe t’i infektojë të pavaksinuarit. Kufijtë janë të hapur dhe në vendin tonë nuk janë vendosur kurrëfarë masash për ata vijnë nga jashtë, qofshin ata shtetas të këtij vendi apo të huaj. Çdo hyrje në vend e dikujt që ka qëndruar dhe ka pasur kontakte jashtë vendit është një rrezik potencial, dhe karantina e të pavaksinuarve nuk do ta zgjidhë këtë.
Përveç të pavaksinuarve mund të infektohen edhe ata që i kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës (edhe pse një përqindje shumë e vogël), të zhvillojnë ndonjë apo më shumë simptoma të virusit dhe të infektojnë persona të tjerë. Të gjitha vaksinat e miratuara nga Organizata botërore e shëndetësisë mbrojnë kundër formave të rënda të sëmundjes, hospitalizimit dhe vdekjes, por asnjë nga vaksinat nuk ofron 100 % mbrojtje kundër infektimit.
Problemi tjetër me këtë formë të karantinimit kaq masiv është moszbatueshmëria e tij në praktikë. Nuk ka se kush ta realizojë një aksion kaq masiv ku do mbyllë me qindra mijëra njerëz në shtëpitë e tyre për një periudhë prej tre javësh. Për dallim nga ora policore, ku rrugët janë të zbrazëta, në këtë rast ata që duhet të jenë në karantinë shumë lehtë mund të fshihen në mesin e bashkëqytetarëve të tyre që nuk e kanë një detyrim të tillë. Pastaj, të mos themi që duhet të krijohet shpejt një sistem për identifikim të cilin do e përdorin organet e rendit që të mund t’i dallojnë ata që duhet të karantinohen nga ata që nuk kanë një detyrim të tillë. Organizimi i një sistemi të tillë për identifikim, përveç elementeve të tij orvelliane, ka një sërë vështirësish praktike, të cilat pengojnë zbatimin e tij. Ka shumë argumente se pse një veprim i tillë është i paarritshëm, problematik dhe përfundimisht joefikas (nuk mund t’i izolosh kurrë të gjithë ata që po kalojnë periudhën e inkubacionit, pavarësisht se sa shumë përpiqesh).
Karantinimi i personave të pavaksinuar nuk do të ndihmojë shumë. Ajo që mund të ndihmojë është një fushatë gjithëpërfshirëse dhe informuese dhe puna e vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse në terren për të promovuar përfitimet e vaksinimit dhe pasojat e mundshme për ata që refuzojnë të vaksinohen, si dhe rrezikun që ato paraqesin për veten dhe publikun e gjerë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari