Kanë filluar negociatat me Greqinë për kyçje me gazsjellësin TAP

Foto: vlada.mk

Ветувањето на СДСМ дадено за парламентарните избори во 2016 година во нивната програма „План за живот во Македонија“ дека во првите шест месеци од мандатот „ќе започнат преговори со акционерите на ТАП за да се обезбеди приклучување на Македонија на гасоводот и дека ќе започнат преговори со надлежните министерства и компании од Бугарија и Грција за да се обезбеди поврзување на македонскиот преносен систем за природен гас со преносните системи во овие земји“, е делумно остварено

 

Premtim:  Do të fillojmë negociatat me aksionarët e TAP që të mund të sigurojmë kyçjen e Maqedonisë dhe do të fillojmë negociatat me ministritë kompetente dhe kompanitë nga Bullgaria dhe Greqia që të mund të sigurojmë sistem përçues të gazit natyror me sistemet përçuese të këtyre vendeve. 

[Burimi: Programi parazgjedhor i LSDM „Plani për jetë“,  faqe 220, data: dhjetor 2016]

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016 në programin e tyre “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 220), se në gjashtë muajt e parë të mandatit “do të fillojnë negociatat me aksionarët e TAP që të sigurojnë kyçjen e Maqedonisë në sistemin e gazit dhe se do të fillojnë negociata me ministritë kompetente dhe kompani nga Bullgaria dhe Greqia që të mund të sigurohet lidhja e sistemit përçues për gazin natyror me sistemet përçuese të këtyre vendeve”,  është realizuar pjesërisht. 

Këtë premtim LSDM e përfshiu në faqe 229 të programit zgjedhor në “Planin 180 – reforma urgjente me prioritet në Qeverinë e re në gjashtë muajt e parë” dhe duhej që të realizohej së më voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017 (duke pasur parasysh se qeveria e Re e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017). Qeveria kumtoi se kanë filluar negociata me Greqinë për lidhjen e sistemit të gazit, me çka duhet të mundësohet kyçja me gazsjellësin TAP, por deri më sot (13.07.2018) nuk ka informacione zyrtar se kanë filluar bisedimet me aksionarët e TAP për realizimin e kyçjes.

Vitin e kaluar (2017) në mbledhjen e përfaqësuesve maqedonas me ato grek është vulosur interesimi për ndërtim interkonjuksionin e gazsjellësit mes dy vendeve dhe është vërtetuar tashmë marrëveshja mes kompanive, DESFA nga Greqia dhe MER nga Maqedonia. 

Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, në fillim të këtij viti njoftoi se gjatë vitit 2018 do të fillojë ndërtimi i lidhjeve interkonjuktive me Greqinë dhe Bullgarinë.

Këtë vit do të fillojë lidhja interkonjuktive me Republikën e Greqisë, po ashtu do të fillojë edhe me Replikën e Bullgarisë. Por do të thoja se Ministria për Transport dhe Lidhje, së bashku me qeverinë, kuptohet, planifikojnë që tubat magjistral të gazit do të përfundojnë tërësisht në fillim të vitit 2020. (Sugareski intervistë për Radio Evropa e Lirë) 

Qeveria në konferencë për shtyp disa ditë më pas kumtoi se grupi punues është i përbërë prej anëtarëve të shoqërisë shtetërore aksionare “Resurset maqedonase energjetike” (MER) dhe të kompanisë greke për menaxhim të sistemit për përçimin e gazit natyral (DESFA) biseduan dhe vërtetuan kornizën kohore dhe detaje për realizimin e trasës së lidhjes së tubave mes Maqedonisë dhe Greqisë me interkonektor.

Në përputhje me masat për ndërtimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe të intensifikimit të bashkëpunimit bilateral të nxitur nga ana e të dy kryeministrave të vendit, ekspertët u pajtuan se projekti është vendim i mirë për të dy vendet dhe hap mundësi për thellim të bashkëpunimit në energjetik, por edhe në nxitjen e bashkëpunimit rajonal energjetik  në Ballkan. Ashtu që, kushtet e krijuara për bashkëpunim në nivel politik inicojnë fillimin e aktiviteteve për realizimin e projektit në nivel teknik. (Kumtesa e Qeverisë 18.03.2018)

Sipas komunikatës, trasa e gazit është e gjatë rreth 120 kilometra, me nga gjashtëdhjetë kilometra nga të dy anët, atë të Maqedonisë dhe atë të Greqisë. Në plan është edhe përpunimi i studimit të fizibilitetit i cili do të përfshijë aspektin teknik dhe aspektet ekonomike të lidhjes së gazit dhe do të ofrojë zgjidhje konkrete për infrastrukturën e nevojshme në territorin e të dy vendeve. Për fillim, është paraparë linjë e gazsjellësit të ketë performansa projektuese teknike prej dy deri në tre milijard metër kub gaz.

Qeveria, po ashtu, kumtoi se që të fillojë realizimi i projektit këtë vit, Maqedonia dhe Greqia së bashku do të aplikojnë për mjete financiare në institucione ndërkombëtare.

Realizimi i këtij projekti është me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë, sepse krijon kushte për kyçjen e vendit në projektin TAP, si dhe përdorimin e gazit natyror të lëngët (TPS) nga rezervuaret në Greqi. Me këtë do të mundësohet kalimi transit i gazit natyror nëpër Maqedoni i cili më tej mund të shfrytëzohet edhe prej vendeve të tjera të rajonit, me çka do të nis zhvillimi infrastrukturor i vendeve në Ballkanin Perëndimor, (kumtesë Qeveria).

Megjithatë, nuk ka informacion se dy shtetet aplikojnë për mjete të atilla. Përkrah kësaj, nuk ka informacion prej institucioneve zyrtare dhe publikimeve në mediume se përfaqësuesit qeveritar ose përfaqësuesit e MER kanë biseduar me aksionarët e TAP për realizimin e kyçjes në këtë gazësjellës i cili akoma mbetet vetëm njoftim dhe hulumtohet nga qeveria italiane.

. Kështu që, sipas informacioneve që janë në dispozicion mund të thuhet se premtimi i LSDM, dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016, për negociata me aksionarët e gazsjellësit TAP dhe se do ti nis bisedimet me Greqinë dhe Bullgarinë për lidhjen në sistemin e gazsjellësit është pjesërisht i realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.