Kallxo.com: Zëvendës-kryetari i PDK-së gabimisht interpretoi Ligjin për ndërmarrje publike

Zëvendës-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, në emisionin “Debati” në Radiotelevizionin e Kosovës, gabimisht interpretoi Ligjin për ndërmarrje publike në lidhje me mos emërimin e bordeve të përkohshme të Qeverisës së Kosovës, verifikoi Shërbimi për verifikim të fakteve në Kosovë – Kallxo.com.

Duke folur për këtë temë, Totaj tha se sipas ligjit për ndërmarrje publike procedura për emërimin e bordeve të përkohshme të ndërmarrjeve publike janë të njëjta sikurse për bordet përhershme. 

Por, verifikimi i Kallxo.com dëshmoi se atë të cilën e deklaroi Totaj nuk është e saktë. Në ligj nuk thuhet se procedurat janë të njëjta. Ligji nuk kërkon hapje të konkursit për emërim të bordeve të përkohshme. Në ligj thuhet se në rast të shkarkimit të ndonjë bordi përhershëm Qeveria duhet të caktojë bord të përkohshëm. 

Kështu, në nenin 43 të Ligjit thuhet se emërimit i bordeve të parakohshme është funksional deri në zgjedhjen e një bordi të përhershëm në pajtim me nenin 15. Neni 15, kërkon hapjen e konkursit dhe cakton procedurat të cilat duhet t’i ndjek Qeveria deri në zgjedhjen e bordit të përhershëm. 

Kur bëhet fjalë për bordet e përkohshme, Ligji për ndërmarrjet publike detyron Qeverinë që gjatë kohës së emërimit të anëtarëve të këtyre turpeve të investojë mund maksimal që të realizohen kriteret e kërkuara. 

Me këtë arsyetim, Kallxo deklaratën e Totaj e vlerëson si të pavërtetë. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.