Kallxo.com: Vjosa Osmani kërkoi zbardhjen e vdekjes së 26 vjeçarit në Kosovë
Pas vdekjes së 26 vjeçarit nga Ferizaj në karantinën në Qendrën Studentore në Prishtinë u bënë thirrje për përgjegjësi dhe zbardhje të rastit, akuza kontroverse nga pozita dhe opozita e Kosovës. Kishte informata të pasakta edhe në disa mediume. Arbëreshë.info të hënën publikoi se kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk komentoi vdekjen e 26 vjeçarit dhe nuk ka shprehur ngushëllime deri te familja e tij. Por shërbimi për verifikimin e fakteve në Kosovë, Kallxo (Kallxo.com – që punën në verifikimin e fakteve dhe është prodhim i bashkëpunimit mes BIRN Kosovë dhe Internews Kosovë), verifikoi këto informacione de konstatoi se Osmani të dielën (03.05.2020), në ditën e rastit tragjik, përmes një publikimi në Twitter ka kërkuar zbardhjen e rastit, duke shprehur ngushëllime për familjen. Më saktë, me 3 maj për këtë rast Osmani ka deklaruar:
E shqetësuar nga informacioni që një person i ri u nda nga jeta para kohe. Shprehë ngushëllime të sinqerta për familjen e tij dhe ju bëj thirrje institucioneve të hetojnë rastin.
Osmani reagoi për këtë lajm dhe e vlerësoi si të rënë për periudhën që gjendet Kosova. Me këtë argumentim, Kallxo.com, informacionin e dhënë në mediume e vlerëson si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari