Каllxo.com: Nuk është e vërtetë se Gjykata Kushtetuese vendosi në dobi të presidentit Hashim Thaçi

 

Каllxo.com (Shërbimi për verifikimin e fakteve në Kosovë) verifikoi lajmin e publikuar në portalin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), në të cilin thuhet se Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi që presidenti Hashim Thaçi nuk ka shkelur Kushtetutën me qëndrimin tij para mediumeve për KOVID-19 ku ai doli kundër vendimit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve. 

Por, Gjykata Kushtetuese në Kosovë akoma nuk ka vendosur për pretendim e deputetëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” për shkeljen e Kushtetutës nga ana e presidentit Thaçi për deklaratat e tij në lidhje me kufizimin e lirës së lëvizjes së qytetarëve si parandalim të masës për shpërndarje të Kovid- 19.

Lajmi e publikuar në portalin e RTK-së e demantoi edhe zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dulla. Dulla për Kallxo.com deklaroi se lajmet në mediume janë të pavërteta. 

Me këtë arsyetim, Kallxo.com këtë informacion e vlerësoi si të pavërtetë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.