Каllxo.com: Mashtrimi i LDK-së për qeveri të vogël

 Kryeministri i ri i Kosovës nuk e përmbushi një nga premtimet më të rëndësishme për qeveri të vogël pa shumë ministra e funksionarë, vërtetoi kontrolli i Kallxo.com

Avdullah Hoti nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë nga partia e tij, LDK-ja, për qeveri të vogël. Hoti madje po e kopjon Haradinajn të cilin e akuzonte për emërimin e 80 zëvendësministrave, koordinatorëve dhe stafin tjetër përcjellës. Qeveria Hoti aktualisht është duke e mbajtur sekret numrin e zëvendësministrave të emëruar. KALLXO.com është duke i publikuar numrin e zv.ministrave nëpër ministri të caktuara e që shkon deri në 5 zv.ministra për ministri.

Premtimi i parë në plan programin qeverisës të LDK-së ishte zotimi për “qeveri me 12 ministri e 24 zëvendësministra”.

“Qeveria e Kosovës do t’i ketë 12 ministri, secila sosh me vetëm dy zëvendësministra. Të gjitha pozitat e koordinatorëve nacionalë dhe trupave të tjerë të krijuar në ndërkohë do të shuhen në ditën e parë të punës së qeverisë së re”, thuhet në plan programin qeverisës së LDK që quhet “Beso.”.

Por, gjërat tashmë kanë ndryshuar. Kur u bë kryeministër, Abdulla Hoti e kopjoi Haradinaj, të cilin më heret e kritikoi. Për këtë arsye, Kallxo.com këtë premtim të Hotit dhe LDK-së, e vlerësoi si të realizuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.