Kallxo.com: Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës “i humbur në përkthim”

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka shtrembëruar faktet, duke cituar një artikull në lidhje me hulumtimin e Universitetit të Oksfordit mbi menaxhimin e pandemisë në pjesë të ndryshme të botës, raporton Shërbimi për verifikimin e fakteve në Kosovë Kallxo.com.

Me dashje ose jo, IKSHPK përfundoi në mënyrë të gabuar se studimi e rendit Kosovën në mesin e vendeve me menaxhimin më të mirë të pandemisë KOVID-19.

Instituti publikoi një artikull të Euronews në lidhje me kërkimet në Universitetin e Oksfordit, ku ndër të tjera, flitet për gjendjen e pandemisë së Kosovës, duke e përkthyer keq dhe duke mos transmetuar informacion të saktë.

IKSHPK shkroi që Universiteti i Oksfordit e shpalli Kosovën një nga vendet më të suksesshme në zbatimin e masave kundër KOVID-19.

Kosova kryeson listën e vendeve evropiane si vendet më të suksesshme në zbatimin e masave për të parandaluar KOVID-19, thuhet në deklaratën e IKSHPK.

Sidoqoftë, askund në artikullin e cituar nuk është përmendur zbatimi i masave. Në fakt, ai flet vetëm për masat e parashikuara nga institucionet shëndetësore, dhe në hulumtim, sipas njërës nga autorëve Anna Petherick, nuk është matur efektiviteti e masave të parashikuara.

Deri më tani, 13,454 njerëz janë infektuar në Kosovë, 9,595 janë kuruar, ndërsa 525 njerëz kanë vdekur nga KOVID-19.

Me këto argument deklaratën IKSHPK-së, Kallxo.com e vlerëson si të pavërtetë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .