Ka zgjidhje për shtyrjen e zgjedhjeve

Gruevski dezinformon kur thotë se "askush nuk ka gjetur zgjidhje kushtetuese". Foto: VMRO-DMNE ueb sajti oficial.

 

Presidenti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në lidhje me  shtyrjen e zgjedhjeve të 5 qershorit, në një intervistë për agjencinë Frans Pres, deklaroi që askush nuk ka gjet zgjidhje kushtetuese për shtyrjen e zgjedhjeve:

 Jemi në një situatë shumë të pakëndshme, ne jemi e vetmja parti nga katër partitë e mëdha që dot do të shkoj në zgjedhje, tha Gruevski në një intervistë ekskluzive në gjuhën angleze në shtabin e partisë së tij në qendër të Shkupit. Nëse mbahen zgjedhjet  muajin e ardhshëm siç ai parashikon, Gruevski thotë që partia e tij “menjëherë do të jetë e gatshme” pasi që të formohet parlamenti të shkoj edhe në zgjedhje të cilat “do të ju japin qytetarëve shans që të zgjedhin”. “Duam fitore të merituar, tha Gruevski. Ai shtoi që nuk sheh mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve pas shpërndarjes së Parlamentit. Faktori ndërkombëtar nuk është për mbajtjen e zgjedhjeve me 5 qershor, por askush nuk ka gjet zgjidhje kushtuese për shtyrjen e tyre, sqaroi Gruevski.

[Burimi: Vest Data:14.05.2016]

 

ARSYETIM:

Deklarata e Nikolla Garuevskit që “askush nuk ka gjetur zgjidhje kushtetuese që të anulohen ato” (mendohet në mbajtjen e zgjedhjeve pas shpërndarjes së Parlamentit), është jo konsekuente dhe e pavërtetë. Kjo mund të përfundohet nga shumë opinione të ekspertëve të ndryshëm të shprehura në lidhje me këtë çështje, të cilat në përgjithësi bazohen në Kushtetutë, në Pjesën për punë të Kuvendit,Ligjin për Kuvend dhe në Ligjin për deputet.

Por, fillimisht të koncentrohemi te qëndrimet e ekspertëve. Në deklaratën për Dojçe Vele, redaksia në gjuhën maqedonase, Marko Troshanovski nga Instituti për demokraci, “Societas Civilas”, thotë:

Është e drejtë kushtetuese për të  marr pjesë ose jo në zgjedhje, por si arsye për mos pjesëmarrje është qëndrimi shprehur nga shumica e partive për mungesë të kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike, vendimi për mos pjesëmarrje në zgjedhje është politik dhe moral, dhe jo juridik. Procesi i legjitimimit është problematik dhe jo pjesëmarrje e vetëm një partie-koalicioni. Por edhe të kemi lista të hapura, ku votohet për individ, dhe jo për partinë, argumenti që zgjidhje ekziston (në mes anëtarëve të koalicionit) do të ishte më e qëndrueshme. Kështu zgjidhja është e fiksuar në listën e vërtetuar, dhe faktikisht nuk ka zgjidhje.

Mendim të përafërt ka edhe Voisllav Stojanovski nga Komiteti i Helsinkit për të Drejta të Njeriut në RM, i cili është doktor i shkencave juridike. Ai në një deklaratë për të njëjtin tekst të Dojçe Veles, thirret në vlerat themelore të Kushtetutës:

Mbajtja e zgjedhjeve ku do të marr pjesë vetëm një koalicion i cili është i udhëhequr vetëm nga një parti dominuese, do të paraqiste suspendim të të gjithë rendit kushtetues dhe juridik të vendit…Kjo do të thoshte shkelje me vetëdije të një nga vlerat themelore të rendit kushtetues – pluralizmin politik(neni 9 nga Kushtetuta), duke marr parasysh që në to nuk do të marrin pjesë një pjesë e madhe e votuesve, dhe ato që do të vendosin të votojnë nuk do të ju mbrohet fshehtësia e votës së tyre.

Profesori i shkencave juridike dhe akademiku Vlado Kambovski ndan të njëjtin qëndrim si dy ekspertët më lartë, që mbajtja e zgjedhjeve është jo kushtetuese në një situatë të këtillë dhe bën thirrje kryetarit të parlamentit, Trajko Veljanovski, që të tërheq vendimin dhe të thirret Kuvendi:

Ka vetëm një parti që dëshiron të shkoj në zgjedhje të parakohshme me 5 qershor. Me këtë nuk plotësohet kushti për pjesëmarrje të më shumë partive në zgjedhje. I gjithë sistemi jonë, Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, janë të krijuar në bazë të pluralizmit, zgjedhjeve shumë partiake. Kushti nuk është plotësuar. Veljanovski e ka për obligim, siç i nënshkroi zgjedhjet kur më nuk ishte kryetar, njëjtë edhe tani ta tërheq vendimin, për shkak se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve me pesë qershor. Ka për obligim fillimisht ta tërheq vendimin dhe pastaj të thirr parlamentin.

Por duke mos u bazuar në këtë deklaratë, vetëm me lexim të kujdesshëm të Kushtetutës, Rregullorja për punë të Parlamentit, dhe ligji për Kuvendin dhe deputetët, është e qartë që dilema nëse mund të thirret seancë e parlamentit dhe të anulohen zgjedhje, nuk ekziston. Në kuvendin e RM-së theksohet që mandati i deputetëve zgjat katër vite nga dita e verifikimit të mandatit të tyre (Neni 63, paragrafi 1). I njëjti, madje edhe më hollësisht gjendet në Ligjin për zgjedhje të deputetëve ( neni 5, paragrafi 2):

Mandati i deputetëve zgjat nga dita e verifikimit të tij deri në ditën e verifikimit të mandatit të deputetëve të sapozgjedhur, por jo më shumë se katër vite.

Edhe Kushtetuta në nenin 64 dhe 65 dhe Ligji për deputet në nenin 6 dhe në nenin 56-59 të Rregullores, parasheh në cilat raste deputetëve u pushon mandati,në asnjë nga këtë rastet nuk parashihet shpërndarja e parlamentit.

Bazuar në këtë, teza që është jo kushtetuese të thirret parlamenti, përveç në gjendje lufte dhe në gjendje të jashtëzakonshme, ka të bëj vetëm nëse mandati duhet të zgjat më shume se katër vite nga verifikimi i mandatit të përbërjes së parlamentit. Ky përcaktim gjendet në nenin 63, i njëjti nen në paragrafin e parë thotë që deputetët kanë mandat prej 4 vitesh, ndërsa në paragrafin 4 sqarohet që:

Mandati i deputetëve të Kuvendit mund të vazhdohet vetëm në rast lufte ose gjendje të jashtëzakonshme.

E gjitha kjo, si dhe faktet që Veljanovski ende e ushtron funksionin e kryetarit të kuvendit të RM-së, ndërsa deputetët e përbërjes së tanishme, ende marrin rroga për funksionin e tyre si deputet, qartë tregon që Kuvendi ende funksionon, edhe pse shumica e deputetëve kanë  marr vendim për shpërndarjen e tij.

Shpërndarja, sipas shumë deklaratave në publik dhe të deputetëve, do të thotë të mos mbahen seanca plenare që nga dita e shpërndarjes deri në ditën e zgjedhjeve. Aq më shumë që neni 66 i Kushtetutës thotë që Kuvendi është në sesion të përhershëm, që do të nënkuptonte që Kuvendi ekziston dhe funksionon edhe pse ka vendim për shpërndarje, vendim që e solli të premten e kaluar? Profesori i të drejtës Kushtetuese, Osman Kadriu thotë që KSHZ është organ kyç dhe që shpallja e pavlefshme e e zgjedhjeve është vendim legjitim:

KSHZ nuk është organ i thjesht administrativ, por është gjykatë në procedurën administrative kur bëhet fjalë për organizimin e zgjedhjeve, realizim e tyre dhe rezultatet zgjedhore. Ajo përgjigjet për ligjshmërinë, ajo është organ shtetërore dhe jo partiak. KSHZ tani duhet ta lajmëroj Parlamentin që nuk ka kushte për zgjedhje për shkak se vetëm një parti ka listë kandidatësh.

Por, edhe nëse të gjithë këto argumente dhe të gjithë nenet e Kushtetutës dhe ligjet do të ishin lëndë e trajtimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme, ka një dispozitë nga Kushtetuta e RM-së e cila i zgjidh të gjithë dilemat. Gjegjësisht, në nenin 8 të Kushtetutës, i cili e rregullon Vlerat themelore të rendit kushtetues, në paragrafin 2 thotë:

Në Republikën e Maqedonisë e lirë është gjithçka që nuk është e ndaluar me Kushtetutë dhe ligj.

Në Kushtetutë, as edhe në ndonjë ligj ose akt nënligjor, nuk ndalohet udhëheqës i funksionit më të lartë shtetërore të anuloj vendim të tijin për shpalljen e zgjedhjeve, as edhe të thirr Kuvendin e RM-së, pa marr parasysh që ka vendim për shpallje të zgjedhjeve nga shumica e deputetëve.

Bazuar nga kjo, deklaratën e Nikolla Gruevskit për Franc pres e vlerësojmë si jo konsekuente dhe të pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Тeo Bllazhevski 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.