Ka filluar turneu i futbollit të vogël “Sokol”

Foto: karpos.gov.mk

 

]Ka rifilluar turneu “Sokol” dhe rikonstruktimi i terrenit në SHF “Kristijan Todorovski Karposh”

 [Burimi: Programi zgjedhor i Stefan Bogoev për zgjedhjet lokale 2017 – “Jetë në Karposh për të gjithë” (faqe 27), data: tetor 2017 ]

  

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev në zgjedhjet lokale (tetor 2017) premtoi: “Rifillim të turneut “Sokol” dhe rikonstruktim të terrenit në SHF “Hristijan Todorovski Karposh”. Ky premtim i tij zgjedhor është realizuar, me vërejtje se është kryer me një vit vonesë.

Premtimi i përmendur është pjesë e programit parazgjedhor të Bogoev të titulluar si “Jetë në Karposh! Për të gjithë!” (faqe 27), ku thuhet se afati për realizimin e projektit është viti 2018.

Kthejmë shpirtin e sportit në Karposh, me rifillimin e turneut tradicional “Sokol”: Po ashtu, parashikojmë rikonstruktim të fushës së sportit në SHF “Hristijan Todorovski Karposh”, vendosjen e tribunave dhe rregullimin e kësaj hapësire, me gjelbërim dhe rregullim të dyshemesë. Turneu memorial “Sokol” ka qenë një prej ngjarjeve kulte në Karposh. Me rifillimin e këtij turneu do të manifestojmë dëshirën për vlerësim të vërtetë të sportit, kthimin e entuziazmit për sport te shumë bashkëqytetarët tanë, dhe me rikonstruktimin e terrenit në SHF “Hristijan Todorovski Karposh” siguruam infrastrukturë më të mirë sportive. (Afati: viti 2018) – (programi zgjedhor “Jetë në Karposh! Për të gjithë!” – faqe 27)

Në vend që rikonstruktimi i tribunave, veshtoreve, golave dhe elementeve të tjera nga fusha e sportit në SHF “Hristijan Todorovski Karposh” të bëhet në vitin 2018, kjo është realizuar këtë verë (2019), ndërsa memorial i turneut në futboll të vogël “Oliver Sokolov – Sokol” fillaur me 1 shtator. Turneun e hapi kryetari i komunës, Bogoev, i cili pjesëmarrësve ju dëshiroi lojë të ndershme dhe të suksesshme:

Ky turne është sinonim i jetës së lagjes në Karposhin tonë. Duke investuar në SOKOL, kemi investuar në sport, në zhvillimin e jetës së lagjes, në avancimin e shprehive të shëndetshme mes të rinjve, kemi avancuar sportin në nivel rekreativ dhe profesional. Njëkohësisht, me këtë respektojmë njërin prej themeluesve të grupit të tifozëve Komitët, me çka të gjithë pjesëmarrësve në turne ju bëjmë thirrje për korrektësi. 

Në këtë turne janë paraqitur 50 ekipe, ndërsa fituese do të dihet në fund të shtatorit. Fondi i përgjithshëm shpërblyes arrin shumën prej 700.000 denarësh. Ekipi fitues do të shpërblehet me 200.000 denarë, ekipi i mundur në finale 100.000 denarë, ndërsa ekipi që do të plasohet në vend të tretë 50.000 denarë, ekipi në vend të katërt me 10.000 denarë.

Informacionin në lidhje me ngjarjen e transmetuan një pjesë e mediumeve, ndërsa njoftim për këtë ka edhe në ueb-faqen e Komunës Karposh.

Duke pasur parasysh se edhe përkrah vonesës, përsëri është bërë rikonstruktimi i terrenit në SHF “Hristijan Todorovski Karposh” dhe ka rifilluar turneu i futbollit të vogël “Sokol”, premtimin e e Bogoev e vlerësojmë për të realizuar. 

 

**** Vërejtje

“Vërtetmatësi” vitin e kaluar verifikoi këtë premtim zgjedhor të Bogoev, dhe atëherë vlerësimi ka qenë “i parealizuar”, duke pasur parasysh se Komuna nuk kishte filluar me aktivitete për realizimin e këtij projekti.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .