Ka filluar të ndërtohet parku sportiv në Karposh

Foto: Pritnscreen kolazh -karpos.gov.mk

Premtim: Park në Karposh 4

 Parku i ri është paraparë që të ndërtohet në Karposh 4, prej gjelbërimit të mbrojtur përkrah puseve, përkrah lumit Vardar dhe do të lidhet me zonën rekreative për sport (te fushat e tenisit dhe shkëmbit artificial)…Afati: 2018-2020 

[Burimi:Programi zgjedhor i Stefan Bogoev në zgjedhjet lokale të vitit 2017 – “Jetë në Karposh për zë gjithë” (faqe 21) , data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës Karposh, Stefan Bogoev, për ndërtimin e parkut të ri në Karposh 4, te “Shkëmbi për alpinizëm” përkrah rrjedhës së lumit Vardar, dhënë në fushatë gjatë zgjedhjeve lokale (Tetor 2017), është “duke u realizuar“. Ky është një prej projekteve të Bogoev dhënë në programin e tij zgjedhor“Jetë në Karposh për të gjithë!” (faqe 21), me të cilin si kandidat i LSDM-së kërkoi besimin për kryetar komune në Komunë.

Ndërtimi i parkut sportiv prapa shkëmbit për alpinizëm në Karposh 4, filloi me 10 tetor (2019), ndërsa pritet të përfundojë deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm (2020). Siç informuan mediumet, bëhet fjalë për sipërfaqe të re, të gjelbër, në zonën sportive-rekreative e cila do të shtrihet në sipërfaqe prej 10.000 m2.

Sipas kryetarit Bogoev, në suaza të parkut do të ketë sipërfaqe të re me gjelbërim prej 4.000 metër katror, 120 drunj të ri, fushë sportive, fushë futbolli me rërë dhe tribuna, fushë volejbolli prej rëre dhe tribuna dhe mjete për rritje të adrenalinës. Kjo tërësi do të jetë e rrethuar me shesh i cili do të kap sipërfaqe prej 140 metra katror. Zona e gjelbër sportive – rekreative do të lidhet me parkun e madh, deri te puset e lumit Lepenc.

Pas përfundimit të parkut sportiv do të fokusohemi te rregullimi i sipërfaqes publike deri te puset e lumit Lepenc. Si përftim është zbukurimi i tërësishëm i kësaj pjese dhe zgjidhjen e plotë të problemit prej dekadash me deponitë e egra dhe ndezjen e zjarreve në të hapur, u shpreh Bogoev

Mjetet për ndërtimin e parkut janë siguruar përmes grantit të Bashkimit Evropian në suaza të Projektit për konkurrencë lokale dhe rajonale, me vlerë prej 38.100.000 denarë, ndërsa nga buxheti i Komunës për realizimin e projektit janë ndarë pesë milion denarë.

Informacioni dhe fotografitë për fillimin e ndërtimit të këtij parkut janë publikuar në ueb-faqen e Komunës dhe në më tepër mediume.

 

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .