Ka filluar rikonstruksioni i rrugëve “Vostanicka” dhe “Vidoe Smilevski Bato”

Foto: Printscreen kolazh

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, disa muaj më parë në një konferencë për shtyp duke njoftuar një ofensivë ndërtimi për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve të qytetit, ndër të tjera, premtoi:

Rindërtimi i Rrugës Vostanicka dhe Bulevardi Vidoe Smilevski Bato

[ Burimi: A1 KB ; Data: Prill 2020] 

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Shkupit,  Petre Shilegov për rindërtimin e rrugës “Vostanicka” në vendbanimin Crniçe dhe bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Novo Lisice, dhënë në prill të këtij viti, është “duke u realizuar”.

Rindërtimi i të dy rrugëve ka filluar këto ditë. Më 21 gusht, filluan vetëm punët ndërtimore në rrugën “Vostaniçka”, e cila për rreth dy muaj duhet të merr një fytyrë të re në shtrirjen e rrugës “Crniçe” deri te rruga “Shën Naum Ohridski”. Në këtë seksion prej 1,100 metrash, sipas njoftimeve nga autoritetet e qytetit, rruga dhe kurbet do të rinovohen, dhe trotuaret do të rikonstruktohen duke zëvendësuar pllakat e bekaton, aty ku është e nevojshme.

Rruga Vostaniçka është në të vërtetë një vazhdim i rrugëve Bihaqka dhe Crniçe, të cilat ishin lëndë rindërtimi vitin e kaluar. Këtu do të zgjidhim një problem të djegur që ka pllakosur qytetarët e kësaj pjese të qytetit për shumë vite, do të bëjmë 76 lidhje të reja në rrjetin e ujësjellësit për të siguruar furnizim të vazhdueshëm dhe cilësor me uj – tha kryetari Petre Shilegov.

Vlera e rindërtimit të rrugës Vostaniçka arrin rreth 15 milion denarë përfshirë TVSH-në, dhe afati i ndërtimit është 50 ditë.

Më 26 gusht filloi rindërtimi i bulevardit “Vidoe Smilevski Bato” në Novo Lisiçe, nga kryqëzimi me bulevardin “Serbia” deri te rruga “Ferbruarski pohod”. Me këtë projekt ndërtimi, parashikohet rikonstruksioni i plotë i rrugës në bulevard në të dy drejtimet, zëvendësimi i kurbave të dëmtuara dhe rrafshimi i pusetave dhe ulluqeve ekzistuese në gjatësi prej 700 metrash. Vlera e projektit është rreth 27.3 milion denarë, dhe afati është 40 ditë.

Informacioni dhe fotot për fillimin e rindërtimit të Rrugës Vostaniçka dhe Bulevardit Vidoe Smilevski Bato janë publikuar në faqen e internetit të Qytetit të Shkupit dhe në disa media.

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.