Jovo Vangellovski – kundërshtari i paepur i PSP-së

Foto: vsrm.mk

 

Kur u zgjodh gjykatës në Gjykatën e Lartë nuk kishte një ditë përvojë në gjykata. Vetëm një muaj më pas u bë edhe i pari i Gjykatës. Përveç si kumbar i ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, është i njohur edhe për luftën e tij kundër PSP-së

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

 

Nga një sërë ngjarjesh që shënuan shkurtin, padyshim një prej ngjarjeve kryesore është rrënimi i pozitës së PSP-së nga ana e Gjykatës së Lartë. Në vendimin e kësaj gjykate, me të cilën shkruhet “fundi” i PSP-së, e cila është kontestuar nga një pjesë e madhe e opinionit profesional, është i rëndëshëm qëndrimi i kryetarit të Gjykatës, Jovo Vangellovski. Ai është gjykatësi të cilin vazhdimisht e ndjek hija e qeverisë së mëparshme dhe për të cilin në mediume u përsërit vlerësimi se është një prej persona më të rëndësishëm të kohezionit me pushtetin e tretë (legjislacionit me qeverinë ekzekutive).

Të rikujtojmë se me 6 shkurt (2019),  Vangellovski doli nga seanca e Gjyqit dhe njoftoi opinionin se “Afati i PSP-së ka skaduar, dhe nëse marrim ankesë, do të shfuqizojmë aktgjykimin”. Këtë Vangellovski e përsëriti mbrëmë edhe gjatë pjesmarrjes në TV Telma: “Ligji është i qartë, afati ka skaduar dhe pikërisht për këtë seanca e përgjithshme e Gjykatës së Lartë njëzëri konstaton këtë ngjarje. Ne nuk e ndalojmë askë. Përderisa Gjykata Penale merr aktgjykim për ndonjë lëndë të PSP-së, hapur pas afatit dhe i gjykuari ankohet në Gjykatën e Apelit, dhe më pas ankesa arrin në Gjykatën e Lartë, atëherë Gjykata e Lartë do të shfuqizojë aktvendimin, theksoi Vangellovski”. Kjo do të thotë se avokatët e të akuzuarit nga rastet të cilët i ngriti PSP pas afatit prej 18 muajsh, kanë siguruar “AS në dorë” dhe fundi do të jetë në dobi të tyre.

Nuk ka dyshim se edhe Vangellovski në pozitën e tij në Gjykatën e Lartë shumë shpesh përmendi se do të sulmojë Prokurorinë Speciale, që e njëjta të margjinalizohet. Me iniciativën e tij, u mbajtën disa seanca në të cilët morën pjesë të gjithë gjykatësit e lartë, por shumica e votave për shpallje të bisedave të përgjuara si fakte jo të vlefshme, nuk u sigurua. Tentimin e fundit për seancën e përgjithshme për këtë temë Vangellovski e kishte me 27 prill të vitit të kaluar. Gjykatësit ishin të ndarë në përcaktimin për hedhjen poshtë të bombave.

Vangellovski dhe kryetari i Këshillit të Gjykatësve, Zoran Karaxhovski në ndërkohë kontrolluan Gjykatën Themelore në Gjevgjeli, ku dhe punon gjykatësja e cila nënshkroi urdhërat për kontroll në zyrë dhe në shtëpinë e ish kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup 1, Vlladimir Pançevski, i cili është nën hetim të Prokurorisë Speciale. “Kjo është shtypje e paparë, të gjithë ne jemi në këmbë në gjykatë. Kjo gjykatë ka një juridiksion të ulët, këtu gjykohen veprat penale deri me 5 vjet burg. Asnjëherë nuk ka ardhur kontrolli i udhëheqësisë së lartë në gjykatë”, ankoheshin të punësuarit në Gjykatën Themelore Gjevgjeli, sipas të cilëve, Karaxhovski dhe Vangellovski kanë njoftuat se aty do të qëndrojnë më gjatë. Përfaqësuesit e lartë të gjykatës kanë shkuar të kontrollojnë pikërisht këtë gjykatë dhe pikërisht përderisa zgjati procedura parahetimore e Prokurorisë Speciale kundër Pançevski për dhënien e informacioneve sekrete dhe për keqpërdorimin me sistemin AKMIS, në lidhje me hetimin të cilin e ka udhëhequr më parë PSP,  nga bisedat e përgjuara.

Nuk duhedt të harrohet se Vangellovski u zgjodh kryetar, vetëm disa muaj pasi që erdhi në funksion të të parit të gjykatës, gjë që tregon qartë për fatin e “defterit” të famshëm. Më parë ka punuar si avokat, pa asnjë ditë përvojë si gjykatës, gjë që është precedencë.

Fakt që aq gjatë është në krye të Gjykatës së Lartë (më tepër se dhjetë vite) vjen nga ajo që dy herë është zgjedhur në këtë pozicion. Herën e parë është zgjedhur në korrik të vitit 2008, menjëherë pas ndryshimit të Qeverisë. Herën e dytë, kjo ndodhi në seancën e shpejtë në Këshillin Gjyqësor (!) me 13 mars të vitit 2017, kur Vangellovski për gjysmë ore u rizgjodh, ndërsa në garë ishin gjykatësit Snezhana Bajllozova, Lidija Nedellkovska dhe Besa Ademi.

Në internet faqen e Gjykatës së Larët në biografinë e Jovo Vangellovskit shkruan se ai ka lindur me 1 shkurt të vitit 1960 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup në vitin 1982, ndërsa në vitet në vazhdim, deri në 1986 punon si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën  e qarkut, Shkup. Prej vitit 1986 deri në vitin 2008 punon si avokat në më shumë fusha juridike, në fillim të karrierës së tij në materien tregtare dhe civile, në dhjetë vitet e fundit në lëndët penale.

Kur në maj të vitit 2008 avokati u zgjodh i pari i Gjykatës së lartë, karrierën e tij e dytë la nën hije kumbarinë me ishkryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovki. Për rolin e tij në gjyqësor PSP publikoi edhe raport të posaçëm “Faktet deri te të cilat erdhi kjo prokurori Publike gjatë punës së vazhdueshme, në të cilat gjithsesi se lidhet biseda e publikuar mes Jovo Vangellovskit si kryetar i Gjykatës së Lartë dhe Mile Janakieski si ministër për Transport dhe Lidhje, si dhe bisedat të papublikuara të realizuara nga ana e Jovo Vangellovski në vitin 2011 dhe 2012 tregon për veprime joprofesionale dhe të pamatura në funksionin e kryetarit të Gjykatës së Lartë në Republikën e Maqedonisë, ku i njëjti disa herë me bashkëbiseduesit e tij ka nxjerr informacione të procedurave gjyqësore të gjykatës së Lartë, ka intervenuar në disa lëndë të tjera dhe ka dhënë sugjerime për veprime të mëtejshme”, Janeva i referohet edhe lidhjes së Vangellovski me majën e VMRO-DPMNE-së. 

Vnagellovski në vitin 2015 u përmend edhe në bisedat e përgjuara të opozitës prej të cilave mund të dëgjohet biseda e tij e vitit 2011 me ministrin për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski, për rastin “Global”. Ai u morr në pyetje në Prokurori për dyshim se ka “rregulluar” lëndët.

Por, përveç si kumbar i ish kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski dhe luftës së tij ligjore me ekipin e Prokurorisë Speciale Publike, Jovo Vangellovski ka një listë të gjatë anketuese, në të cilën shkruhet gjithçka çka ai posedon. Në Komisionin për Antikorrupsion ka paraqitur që ka katër apartamente në Shkup, hapësirës afariste, vend për ndërtim dhe tokë. Vozitë “Mercedes” E 300 të cilin e ka blerë në vitin 2013, dhe përveç tij në garazhin e familjes Vangellovski ka edhe “Leksus”, “Tojota” dhe “Krajsller”. Ka shumë aksione prej të cilave merr dividentë, dhe disa kredi. Kryetari i Gjykatës së Lartë është adhurues i artit figurativ, dhe posedon disa aksesor të argjend, artë dhe dy ora dore “Kartie”.

Në rrjetet sociale paraqiten kërkesa deri te Komisioni për Antikorrupsion që të hetohet nëse ai ka paraqitur gjithë pronën, duke shtuar se ka vilë prej 360 metra katror në bregun Egje, Nea Mudanja. Por, edhe për atë që është paraqitur si pronë në Komisionin për Antikorruspion, Vangellovksit, mbetet mes funksionarëve me më tepër prona në vend.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.