Jo, pandemia e COVID-19 nuk ishte gënjeshtër
Jidon është një aktivist britanik kundër vaksinave dhe farmacist i dalë në pension, i cili tërhoqi vëmendjen e mediave në vitet 2020 dhe 2021 për pretendime të rreme ose të pabazuara lidhur me pandeminë e COVID-19 dhe sigurinë e vaksinave kundër COVID. “The Times” e përshkroi si “heroin e teorive të konspiracionit për COVID” dhe “figurë kryesore në lëvizjen kundër vaksinimit”. Deri në vitin 2011, ai ishte shkencëtar kryesor dhe nënkryetar i departamentit të alergjive dhe kërkimeve respiratore në kompaninë farmaceutike Pfizer, dhe gjithashtu bashkëthemelues dhe ish-drejtor ekzekutiv i kompanisë bioteknologjike Ziarco.
Po analizojmë një postim në Facebook që thotë:
Ish-drejtori ekzekutiv i Pfizer: ‘Nuk pati pandemi, e gjitha ishte NJË GËNJESHTËR E MADHE’…!!!
Postimi shpërndan edhe një video në të cilën pretendimin se nuk ka pasur pandemi e shtron ish-shkencëtari kryesor dhe nënkryetari i departamentit për alergji dhe kërkime respiratore në kompaninë farmaceutike “Pfizer”, Michael Yeadon.
Është e rëndësishme të theksohet se Yeadon është një aktivist britanik kundër vaksinave dhe farmacist i dalë në pension, i cili tërhoqi vëmendjen e mediave në vitet 2020 dhe 2021 për shkak të deklaratave të rreme ose të pabazuara për pandeminë e COVID-19 dhe sigurinë e vaksinave kundër COVID. “The Times” e ka përshkruar atë si “heroin e teoricienëve të konspiracionit për COVID” dhe “një figurë kyçe në lëvizjen kundër vaksinimit”. Deri në vitin 2011, ai ishte shkencëtar kryesor dhe nënkryetar i departamentit për alergji dhe kërkime respiratore në kompaninë farmaceutike Pfizer, si dhe bashkëthemelues dhe ish-drejtor ekzekutiv i kompanisë bioteknologjike Ziarco.
Postimi pretendon se pandemia e COVID-19 ka qenë e rreme. Teoricienët e konspiracionit që pretendojnë se pandemia ka qenë e rreme vazhdimisht e kanë përhapur narrativën për një plan të supozuar për t’i mbyllur qytetarët, për t’ua kufizuar liritë, për t’i kontrolluar, për ta zvogëluar popullsinë, por edhe për t’i mashtruar që të besojnë në një “pandemi që nuk ekziston”. Ndërsa antivaksinuesit edhe sot e kësaj dite pretendojnë se vaksinat kundër COVID-19 janë shpikur për të kryer gjenocid ndaj njerëzimit. Pikërisht këtë teori konspirative e përhap edhe postimi që po analizojmë.
Vërtetmatësi deri tani ka shkruar shumë herë se pandemia dhe koronavirusi nuk ishin të trilluara, por reale. Kemi recensuar një numër të madh postimesh në rrjetet sociale që pretendonin se koronavirusi dhe pandemia janë të sajuara. Për këtë teori konspirative, për të cilën nuk ka asnjë provë, nuk ekzistojnë as studime shkencore që e konfirmojnë. Përkundrazi, ky virus, si në përmasa botërore ashtu edhe në vendin tonë, mori shumë jetë dhe e ndryshoi funksionimin e të gjitha segmenteve shoqërore.
Virusi u identifikua nga autoritetet kineze më 7 janar 2020. Duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve në shumë shtete, OBSH më 11 mars 2020 shpalli pandeminë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në Maqedoninë e Veriut, nga 3 janari 2020 deri më 2 mars 2025, janë raportuar 352.093 raste të konfirmuara me COVID-19.
Në nivel global, deri më 26 tetor 2025 në OBSH janë raportuar 778.900.250 raste të konfirmuara me COVID-19.


Të gjitha këto shifra nuk janë vetëm statistika, por njerëz të vërtetë. Është e pamundur të manipulohet me një numër kaq të madh të të infektuarve nëse COVID-19 nuk do të ekzistonte. Përhapja e teorive të tilla të bazuara në qasje jomjekësore paraqet rrezik dhe është e dëmshme për shëndetin publik.
Për të gjitha faktet më sipër, vlerësojmë se postimi që po analizojmë është i pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari