Jo ndotja, por “borxhi imunitar” është shkaktari i infeksioneve të frymëmarrjes tek fëmijët

Фото: Принтскрин

Inspektimi i spitalit në Gjevgjeli, i kryer nga një ekip ekspertësh nga Klinika e Fëmijëve, tregoi se shkaku i infeksioneve të frymëmarrjes tek fëmijët – të cilat nuk janë tipike për verën, por për dimrin, nuk është aspak ndotja e ajrit por “borxhi imunitar”. Gjendja, të cilën ekspertët vendas dhe botëror e shpjegojnë si ekspozim të papritur ndaj viruseve dhe baktereve pas një periudhe të gjatë të jetës për fëmijët në karantinë, me kontakte të kufizuara shoqërore, pa shkuar në kopsht.

 

Recensojmë një postimFacebook, në të cilin pretendohet se arsyeja pse pesëdhjetë fëmijë gjatë tre javëve të fundit kanë kërkuar ndihmë për një infeksion të frymëmarrjes në spitalin në Gjevgjeli, është ndotja e ajrit.

Situata është shumë e qartë. Ndotja është shkaku i problemeve të frymëmarrjes së fëmijëve. Ju akoma po planifikoni të bëni shkrirje mbeturinash, monstra, thuhet në postim.

Bashkangjitur postimit është një artikull që shpjegon se një ekip pediatrik do të hetojë pse rreth 50 foshnje dhe fëmijë shfaqin simptoma të infeksionit të frymëmarrjes në mes të verës.

Megjithatë, siç tregohet nga rezultatet përfundimtare të inspektimit në spitalin në Gjevgjeli, i cili u krye nga një ekip ekspertësh nga Klinika e Fëmijëve, shkaku i këtyre infeksioneve të frymëmarrjes, të cilat nuk janë tipike për verën, por për dimrin, nuk është fare ndotja e ajrit fare, por “borxhi imunitar”. Gjendja, të cilën ekspertët vendas dhe botëror e shpjegojnë si një ekspozim të papritur ndaj viruseve dhe baktereve pas një periudhe të gjatë qëndrimi të fëmijëve në karantinë, me kontakte të kufizuara shoqërore, pa shkuar në kopsht.

“Guardian” raportoi se në Zelandën e Re fëmijët shpesh sëmuren për shkak të “borxhit imunitar” nga kovidi. Gazeta shkruan se fëmijët nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj baktereve dhe viruseve për një kohë të gjatë për shkak të karantinës, kështu që tani sistemi i tyre imunitar po vuan pas relaksimit të masave kufizuese. Spitalet në Zelandën e Re paguajnë taksën e imunitetit, të cilin e krijuan kufizimet, me departamente të mbushura me foshnje që kanë infeksione të frymëmarrjes.

Në spitalin në Wellington ka 46 fëmijë të shtruar në spital për shkak të sëmundjeve të frymëmarrjes, përfshirë virusin sincital. Disa prej tyre kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit. Disa pediatër për “Guardian” sqarojnë se kjo rritje është për shkak të faktit se njerëzit nuk kanë zhvilluar imunitet ndaj viruseve të tjerë për shkak të karantinave dhe mbylljeve nga pandemia e kovidit, e cila tani po shkakton shpërthim të rasteve.

Epidemiologu Majkëll Bejker shpjegon fenomenin, duke përdorur metaforën për zjarret pyjore.

Nëse një ose dy vjet kalojnë pa zjarr, ka më shumë material në tokë, kur flakët do të vijnë. Kur zjarri vjen më në fund, ai digjet më ashpër. Ajo që ne po shohim tani është, në fakt, një numër i madh i fëmijëve që kanë humbur ekspozimin, kështu që ky është reagimi i tyre në kontaktin e tyre fillestar me viruse që nuk i kanë parë më parë, tha Bejker.

Guardian sqaron se masat mbrojtëse kundër kovidit, nuk mbrojnë vetëm nga kovidi, por gjithashtu ndalojnë përhapjen e sëmundjeve të tjera që transmetohen në mënyrë të ngjashme, përfshirë gripin dhe ftohjen e zakonshme. Në Zelandën e Re, mbylljet e dimrit të kaluar bënë që rastet e gripit të ulen me 99.9 përqind.

Pikërisht, kjo situatë u konfirmua nga autoritetet shëndetësore në vend pas inspektimit të regjistrave mjekësorë të fëmijëve, më saktësisht, ata vërtetuan me siguri se fëmijët nuk kanë covid, dmth se janë negativë në testin PCR dhe më tej se ata nuk kanë antitrupa ndaj kovidit, që do të thotë se ata nuk janë të infektuar me virusin. Pas eliminimit të këtyre dy gjërave, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, para mediave deklaroi:

Është e qartë se tani sistemi imunitar po punon në një farë mënyre, sepse ata janë izoluar për një kohë të gjatë. Dhe derisa tani fëmijët lëvizin, vijnë në kontakt me shkaktarë dhe në këtë mënyrë reagon sistemi imunitar.

Më parë, siç njoftoi “Meta”, një numër i madh i rasteve të virusit sincital të frymëmarrjes është raportuar në vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Rritje në numrin e fëmijëve me infeksione të frymëmarrjes u raportua gjithashtu në spitalin në Kozle.

Edhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë, dr. Dragan Danilovski, e shpjegon këtë fenomen të borxhit imunitar për uebfaqen “Doktori”:

RSV është sëmundje e zakonshme e frymëmarrjes. Tek të rriturit, në përgjithësi prodhon vetëm simptoma shumë të lehta të ngjashme me të ftohtin – por te fëmijët e vegjël mund të shkaktojë edhe simptoma të rënda – me bronkopneumoni – dhe madje edhe vdekje.

Paraqitja e më shumë rasteve në vendin tonë dhe në disa vende të botës – Zelanda e Re, Australi – është për shkak të një fenomeni të quajtur “borxhi imunitar”, kur njerëzit nuk zhvillojnë imunitet ndaj viruseve të tjerë për shkak të “bllokimeve” gjatë pandemisë Covid, duke shkaktuar shpërthim të rasteve, pas zbutjes së masave.

Edhe inspektimi i komisionit të ekspertëve nga Klinika e Fëmijëve, edhe ajo që u njoftua zyrtarisht nga autoritetet shëndetësore ishin rezultat i një infeksioni viral që nuk lidhet as me kovidin, as me ndotjen e ajrit, siç pretendohet në postimin që po recensojmë. Prandaj, ne një pretendim të tillë e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.