Jo, Izraeli nuk është kërcënuar që do të mbush Evropën me migrantë
Shërbimi grek kundër luftës së lajmeve të rrejshme, “Ellinika Hoaxes” verifikoi pretendimin e disa bllogjeve greke dhe online mediumeve se funksionarë izraelit janë kërcënuar se “do të mbushin Evropën me migrant” dhe ka vërtetuar se bëhet fjalë për spekulim.
Sipas hetimit të „Ellinika Hoaxes“, burimi i këtij lajmi të rrejshëm është Joanis Kuduris, “i vetshpallur gazetar hulumtues”, i cili shumë shpesh ka shkruar për teori konspirative, por edhe prodhues i përmbajteve ksenofobike.
Burimi i pretendimit se Izraeli do të mbush Evropën me migrant “Ellinika Hoaxes” e ka lokalizuar në një interpretim të gabuar të deklaratës së Jisrael Hason, i cili deri në vitin 2014 ka qenë zëvendës-drejtor i Shërbimit të sigurisë së Përgjithshme të Izraelit, i njohur si “Shin Bet”, i cili kujdeset për sigurinë e brendshme të shtetit.
Ai në korrik të vitit 2014, pas serisë së incidenteve antisemike në Evropë, në seancën e ardhshme të Komisionit për imigrim, natyralizimit dhe diasporës së Knesset (Parlamenti izraelit), në të cilën kanë marr pjesë edhe disa ambasadorë të BE-së, ambasadorëve jua ka thënë këtë në vazhdim:
Nëse vendet evropiane nuk i mbrojnë hebrenjtë (që jetojnë aty), këtë do ta bëj shteti i Izraelit”. Më pas ka vazhduar dhe ka paralajmëruese se “nëse nuk vendoseni në anën tonë, shpejtë do të vijë dita kur terrori islam do të vijë në shtëpitë tuaja, shtretërit tuaj dhe në kopshtet e fëmijëve tuaj”.
„…gjatë kësaj duke folur në përgjithësi për luftën kundër elementeve ekstremiste islame, në veçanti për palestinezët të sulmuar nga ana e operacioneve izraelite në Gjirin e Gazës. Në asnjë moment Hason nuk mund të shihet kërcënim që Izraeli do të mbush Evropën me imigrantë. Gjatë kësaj, pretendimi se Jisrael Hason ka thënë “Do të mbushim gjithë Evropën me imigrantë nëse Evropa nuk na mbështet” është jo i vërtetë, shkruan “Ellinika Hoaxes”
(meta.mk)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari