Jo ekologët, por projektet e qeverisë vënë në rrezik Ohrin – qytet i mbrojtur nga UNESKO

Foto: Facebook - profili i kryetarit të Komunës së Ohrit, Nikolla Bakraçeski.

Akuzat e kryetarit Bakraçeski dërguar në adresë të organizatave ekologjike joqeveritare, të cilat publikisht kritikojnë projekte e diskutueshme qeveritare të cilat drejtpërdrejtë rrezikojnë natyrën dhe trashëgimin kulturore të Ohrit, të mbrojtur nga UNESKO, janë të pabaza dhe te pavërteta.

 

 

Në faqen e vet në Facebook, këto ditë gjatë vizitës të ekspertëve të UNESKOS në Ohër, kryetari i komunës së Ohrit Nikolla Bakraçeski dërgoi akuza të drejtpërdrejta për ekologët se punojnë kundër interesit të qytetit:

Duket se disa struktura kanë marrë për detyrë dhe luftojnë për njollosjen që Ohri të humbë statusin e qytetit të mbrojtur të UNESKOS, më shumë se ç’duhet janë të preokupuar për mbrojtjen e natyrës dhe trashëgimisë kulturore. Nëse do të ishte ndryshe, nuk do të harronin se janë nën mbrojtjen e një rajoni me të gjerë të Ohrit, dhe jo vetëm të Ohrit. Dhe nuk do të harronin se statusi i marrë nga viti 1980 dhe jo në vitin 2014. Ata të cilët e njohin mirë ose merrem me këtë problematik e din se çfarë kuptimi kanë vërejtjet e mia. 

[Burimi: TV Alfa, 14.04.2017]

ARSYETIM:

Ky qëndrim nga Fb e Bakraçeskit, në të cilin ai akuzon organizatat joqeveritare, Ohrid SOS, E.D.E.N. dhe Eko-svest, të angazhuar rreth shpëtimit të karakteristikave natyrore të Liqenit të Ohrit, bregut të tij dhe malit Galiçica, se punojnë në dëm të Ohrit si qytet i UNESKO-së, e vlerësojmë si të pavërtetë dhe manipulues. Ai u shfaq në opinion gjatë vizitës së përfaqësuesve të Qendrës për trashëgimi botërore të UNESKO dhe nga ekspertët e trupave të këshillave të Qendrës , Këshilli ndërkombëtar për përmendore dhe vende (IKOMOS) dhe Unioni ndërkombëtar për konservim të natyrës (IYCN), të cilët prej 9 deri me 14 prill kanë realizuar mision monitorimi në rajonin e Ohrit. Misioni i tyre ka qenë për vërtetimin e gjendjes së natyrës dhe trashëgimisë kulturore në Ohër dhe rrethinë të cilat kanë statusin e natyrës botërore dhe trashëgimisë kulturore të mbrojtur nga UNESKO. Fokusi i interesit të ekipit të UNESKO, konkretisht, kanë qenë projektet e ardhshme dhe të planifikuara të qeverisë në parkun nacional Galiçica, si dhe në mbrojtjen e koreve të qytetit të Ohrit, si dhe autostrada ekspres, qendra e skijimit, aktivitete ndërtuese të lokalitetit Pllaoshnik, zonat e zhvilluara turistike pranë Liqenit të Ohrit dhe të tjera. Ekspertët rishikuan  aktivitetet e realizuara teren, dhe më pas në raport duhej që të jepnin notë rreth asaj se sa janë respektuar propozimet e tyre për vëllimin e punimeve të ndërtimit dhe ndikimin e tyre mbi mjedisin jetësor dhe trashëgimin kulturore.

Ekologët tashmë shumë kohë paralajmërojnë për urbanizimin e tepruara, shkatërrimin e pasurive të rralla natyrore dhe karakteristike në rajon, siç janë Balta e Studençishkos, parku nacional Galiçica, duke theksuar se projektet do te kenë ndikim serioz negativ mbi rajonin dhe kualitetet e tij që ishin shkak që hyn në listën e UNESKO-së. Nën shtypjen e tyre, pushteti lokal në Ohër hoqi dorë nga realizimi i projektit – marinë në Baltën Studençishko, me çka, tani për tani ka shpëtuar një pjesë e rëndësishme e eko-sistemit në Liqenin e Ohrit. Ja si u përgjigjën nga OHRID SOS (në faqen e tyre zyrtare në Facebook) akuzave të këtilla të Bakraçeskut:

Si duket kryetari (me mandat në përfundim) i Ohrit ka marrë për detyrë dhe lufton që rajoni të humb statusin UNESKO, shumë më shumë se sa që parashihet që të jetë i kujdesshëm për mbrojtjen e natyrës dhe trashëgimisë kulturorë. Nëse do të ishte ndryshe, nuk do të harronte se mbrojtjen nuk e siguron UNESKO, por institucionet e vendit pjesë e të cilët është lokaliteti i shpallur. Dhe nuk do të harronte se statusi sipas dokumenteve zyrtare të UNESKO-së për herë të parë u rrezikua në vitin 2014, dhe jo në vitin 1980. Ata të cilët e njohin mirë këtë problematik ose merren me këtë problematik din se çfarë domethënie kanë dy vërejtjet tona. 

Sipas tyre, misioni i UNESKO-së ka ardhur ne Ohër që të merr informacione të cilat më pas do të shërbenin për përgatitjen e raportit, mbi baza të së cilit do të vendoset nëse rajoni do të zhvendoset në Listën e trashëgimisë së rrezikuar ose jo në seancën e 41 të UNESKO që do të mbahet në korrik të vitit 2017 në Krakovë, Poloni.

Se paralajmërimet se humbja e mundshme e statusit në Ohrit si kulturë botërore dhe trashëgimi kulturore nga UNESKO nuk janë akuza boshe dhe se Qeveria e RM-së ka qenë mirë e informuar se urbanizimi i tepruar i Ohrit dhe mosrespektimit i propozimeve të ekspertëve të UNESKO-së mund që të rezultojnë që të numërohen në listën e lokacioneve me status të rrezikuar, tregon Informacioni i qeverisë në prag të sesionit të 40 të konferencës Trashëgimia botërore kulturore e UNESKO-së, e mbajtur në Stamboll në korrik të vitit të kaluar – Vendimi për gjendjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrorë të rajonit të Ohrit, miratuar  më seancën e 10 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të mbajtur me 23.02.2016. Në atë, mes tjerash, qëndron edhe kjo në vazhdim:.

Duke ekzistuar mundësia që rajoni i Ohrit si trashëgimi natyrore botërore dhe kulturore të hyjë ne listën e Trashëgimisë botërore të rrezikuar, Komisioni Nacional sheh nevojë për qasje serioze dhe veprim në kohë të dokumenteve të nevojshme më qëllim të vendosjes së dispozitave në pajtim me Konventën Botërore të Trashëgimisë dhe Operim manual për implementimin e Konventës. Mosveprimi sipas vendimit të Qendrës për Trashëgimi Botërore të UNESKO-së të miratuar në Stamboll 2016 do të ishte një hap më shumë drejt kategorizimit të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të UNESKO-së në rrezik. 

Në informacion qëndron edhe se Maqedonia është e detyruar që deri më 1 shkurt të vitit 2017 të dorëzojë raport deri të UNESKO për statusin e konservimit dhe për atë se deri ku është me vendosjen e propozimeve të UNESKO në lidhje me projektet e diskutueshme, sepse

në rast të vërtetimit të rrezikut të pretenduar ose potencial për VLJ (vlera universale e jashtëzakonshme) për kategorizimin e mundshëm në të mirë të Listës së Trashëgimive Kulturore të Rrezikuara.

Sipas kësaj, qeveritë e Republikës së Maqedonisë, edhe kryetari Bakraçeski, është i vetëdijshëm se arsyeja e vërtetë për rrezikim të statusi të Ohrit në listën e UNESKO nuk janë aktivitete të organizatave joqeveritare ekologjike, por të urbanizimit të tepruar dhe përmes intervenimit të pamasë në ambientet kulturore në Ohër me projekte të cilat i shtyn qeveria. Se qeveria është ajo e cila nuk kujdeset mjaftueshëm për respektimin e rregullores së UNESKO kur është në pyetje mbrojtja e Ohrit dhe Liqeni i Ohrit, për çka në vitet e fundit me intensitet paralajmërojnë ekologët, në deklaratën e tij për televizioni Telma, pranoi edhe Zoran Pavllov për Udhëheqësin për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, në RM:

Sinqerisht, nuk mundemi që të mburremi se shumë i respektojmë rregullat, urbanizimi dhe zhvillimi ekonomik e bëjnë të veten, por be jemi këtu që të mbrojmë dhe të kujdesemi për pasurinë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit dhe t’a paraqesim para opinionit të huaj.

Prej këtu del se akuzat e kryetarit Bakraçeski adresuar të drejtuara në adresë të sektorit ekologjik jo qeveritar, të cilët publikisht i kritikuan projektet e kontestuara të qeverisë si arsye që drejtpërdrejtë do ta rrezikojnë natyrën dhe trashëgimin kulturore në Ohër, të mbrojtur nga UNESCO, janë padyshim të pavërteta. Për shkak të kësaj, deklaratën e Bakarçeskit e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

ИЗВОРИ:

 

Оцени: Југослава Дуковска

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.