Janevska: Edukimi është një aleat i fuqishëm në luftën kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave
Me edukimin dhe shkathtësitë mediatike, studentët fitojnë aftësitë për të analizuar në mënyrë kritike përmbajtjen që marrin nga burime të ndryshme, ta kuptojnë atë në kontekst, ta lidhin atë me informacione të tjera dhe të jenë në gjendje të vlerësojnë cilësinë e tij dhe si rezultat në mënyrë të pavarur të marrin vendime dhe gjykime të bazuara në fakte, tha ministrja Janevska
Edukimi mediatik është një aleat i fuqishëm në luftën kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave. Ato, nga ana tjetër, janë një dukuri veçanërisht e zakonshme në hapësirën globale të internetit, ku përmes aplikimit të inteligjencës artificiale krijohen gjithnjë e më shumë përmbajtje të sofistikuara dhe është e rëndësishme që qytetarët të kenë aftësitë për t’i njohur ato, për të dalluar faktet nga trillimi.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në fjalimin e saj në Konferencën Nacionale “Edukimi mediatik në arsim”.
“Me edukimin e shkathtësitë mediatike, studentët fitojnë aftësi për të analizuar në mënyrë kritike përmbajtjen që marrin nga burime të ndryshme, ta kuptojnë atë në kontekst, ta lidhin atë me informacione të tjera dhe të jenë në gjendje të vlerësojnë cilësinë e tij dhe si rezultat, të marrin vendime dhe gjykime në mënyrë të pavarur bazuar në fakte”, theksoi Janevska.
Sipas saj, edukimi mediatik në kurrikulat e arsimit fillorë është përfshirë në mënyra të ndryshme: mësohet si lëndë e veçantë në kurrikulën e gjuhës amtare – maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake dhe mënyra tjetër është integrimi i shkathtësive mediatike me lëndë dhe fusha të tjera, për t’u mundësuar nxënësve të lidhin njohuritë nga fusha të ndryshme në një tërësi.
“Ai mund të përdoret si mjet për realizimin e aktiviteteve të veçanta pothuajse në të gjitha lëndët mësimore, në departamente të ndryshme. Gjithashtu, aspekte të caktuara të shkathtësive mediatike mund të studiohen në thellësi përmes lëndëve zgjedhore falas nga klasa e katërt deri në klasën e nëntë”, theksoi ministrja Janevska, duke shtuar se përmes trajnimeve përkatëse parashihet forcimi i kompetencave të mësimdhënësve.
Janevska shprehu bindjen se prezantimi i rezultateve të deritanishme të realizimit të edukimit mediatik nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe hapat e paralajmëruar për futjen e tij në arsimin e mesëm do të nënkuptojnë përmirësim të mëtutjeshëm të sistemit tonë arsimor.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari