Janeva saktë e di se çka është legjitimitet, e çka është shtet

Shteti, ai jemi vetëm ne?! Foto: Nga arkiva e VMRO-DPMNE

 

Deklarata e deputetit Ilija Dimovski:

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE e dënon deklaratën e mbrëmshme të Katica Janevës. Sipas fjalimit të saj, ajo praktikish tha që Maqedonia nuk ekziston

[Burim: A1on  – Data: 23.03.2016]

 

ARSYETIM:

Bëhet fjalë për deklaratë të pavërtetë të kreut të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputetit Ilija Dimovski .

Deklarata e Dimovskit është dhënë si reagim ndaj deklaratës së Prokurores Speciale Katica Janeva një ditë më parë, në një konferencë të dedikuar për punën e prokurorive në lidhje me trajtimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Në konferencë, në prani të prokurores nga Romania për luftë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, Marija Kovesi dhe të Prokurorit publik të RM, Marko Zvrlevski, Janeva e tha këtë:

 Me vetë hetimet për këto persona të cilët janë ose kanë qenë në funksion në RM dhe për provat të cilat i posedojmë, të cilat në 80 përqind e dëshmojnë padinë me të cilën kemi qëllim të veprojmë, vlerësojmë që vetë zgjedhja e Presidentit,gjykatësit Kushtetues dhe të deputetëve, është vënë në dyshim. Të gjithë këto institucione jo legjitime duhet ta respektojnë Prokurorinë Speciale që ajo ta vërtetojë të vërtetën. 

Deklarata e Dimovskit se grupi parlamentar e dënon deklaratën e Janevës, është në rregull. Grupi parlamentarë ka të drejtë të gjykoj në çdo kohë dhe çdo deklaratë, sepse grupi paramentarë është i përbërë nga përfaqësuesit e partisë politike. Madje edhe problematizimi i deklaratës së Janevës në këndvështrimin e legjitimitetit të saj do të ishte deri diku e pranueshme, sepse ajo ishte e zgjedhur në funksion në bazë të Ligjit i cili është votuar me mbi 100 vota të deputetëve, me të njëjtin Ligj gjithashtu është konsoliduar i tërë trupi i Prokurorisë Speciale.

Por, të thuhet që me deklaratën e Jaenvës në lidhje me legjitimitetin e Kuvendit, të Presidentit të RM, të Gjykatës Kushtetuese, është thënë se praktikisht Republika e Maqedonisë nuk ekziston, nuk është asgjë tjetër por vetëm shtrembërim i të vërtetës.

Të rikujtojmë si erdhi deri tek formimi i PSP, ndërsa më pas deri tek zgjedhja e Janevës. Rruga ishte nëpërmjet marrëveshjes së Përzhinos- marrëveshjes politike e arritur mes katër partive më të mëdha politike në vend, të përfaqësuar nga krerët e tyre, me ndihmën dhe garancionin e Unionit Evropian dhe SHBA-ve, deri tek marrëveshja erdhi pas krizës politike e krijuar pas posedimit dhe publikimit të bisedave të përgjuara nga ana e partisë opozitare, LSDM. Në ato biseda u dëgjua një numër i madh i zërave e personave udhëheqës të VMRO DPMNE dhe të partive tjera, të cilat në momentin e dhënë flasin për  mashtrimet dhe vjedhjen e zgjedhjeve dhe rezultateve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Qëllimi i Marrëveshjes së Përzhinos ishte dalja nga kriza politike dhe zbardhja e të gjithë detajeve lidhur me bisedat e përgjuara jo ligjore, ndërsa një prej masave ishte pikërisht formimi i Prokurorisë Speciale Publike.

 

Ky organ në disa nga muajt që lamë pas, zhvilloi hetime për 30 raste,në të cilën janë të përfshirë 80 persona të dyshuar, në të cilën një pejsë e madhe për vepra lidhur me zgjedhjet.

 

Kështu që, kur Janeva thotë që Parlamenti, Kryetari, Gjykata Kushtetuese, etj janë jo legjitime dhe ato duhet të dëgjojnë PSP me qëllim të pastrohen punët, Janeva në asnjë rast nuk tha që RM nuk ekziston. E para, për arsye që e përdori fjalën legjitime dhe jo, legale. Definicionet për legjitimitet dhe ligjshmëri të cilat përdoren më së shpeshti në shkencën juridike dhe politike, në përgjithësi thonë që legjitimiteti do të thotë “vlerë mbi të cilën diçka apo dikush pranohet si standard dhe rregull”.

Nga kjo, ndoshta Parlamenti dhe Presidenti po të ishin zgjedhur në pajtim me ligjet për zgjedhjen e Parlamentit dhe Presidentit, kjo nuk do të thotë se janë të pranueshëm si vlera të tilla nga të gjitha palët, që do të thotë nga një pjesë e madhe ju është kontestuar legjitimiteti.

Fjala legjitimitet në gjuhën maqedonase buron nga anglishtja,legitimacy e cila buron nga fjala legitimate, e cila mes tjerash do të thotë, në përputhshmëri me ligjet ose “në përputhshmëri  me rregullat, parimet ose standardet e përcaktuara”.

Gjithsesi, një dyshim i madh, i bazuar në audio-dokumentet, se gjatë procesit zgjedhor janë bë mashtrime, frikësime, vjedhje të votave nëpërmjet falsifikimit ose mos numërimit, etj- nuk është në përputhshmëri as me ligjet, as me rregullat e përcaktuara, parimet dhe standardet, për qeverisje të mirë dhe me përgjegjësi, dhe verifikim i të njëjtës si në shoqëritë demokratike nëpërmjet zgjedhjeve të përgjithshme.

Nga kjo del që, deklarata e Dimovskit që Janeva praktikisht tha që Maqedonia nuk ekziston është e pavërtetë.

 

Plotësim:

Që deklarata e Dimovskit është  e paqëndrueshme flet edhe sqarimi i Janevës, i cili erdhi pasi e publikuam analizën.

 

 

BURIME:

Vlersuar nga: Teo Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.