Janeva kërkon ndryshime thelbësore ligjore për drejtësi më efikase

Nga deputetët kërkon sinqeritet në luftën kundër krimit. Foto: screenshot.

Трите законски измени кои ги бара Јанева од Собранието се клучни за побрза и поефиканса правда и казнување на криминалот и корупцијата во Македонија. Оттука и отпорот, барем од овој состав на Собранието, кој ја тривијализира расправата во парламентот со прашања од типот за „капацитетот на Јанева“

 

Tre ndryshimet ligjore të cilat i kërkon Janeva nga Kuvendi janë kryesore për vënien e drejtësisë dhe dënimin e krimit dhe korrupsionit në Maqedoni. Prej këtu buron edhe rezistenca, të paktën nga kjo përbërje e Kuvendit, e cili rivalizon diskutimin në parlament me pyetjet për “kapacitetin e Janevës”

 

Shkruan: Teofil Blazhevski

 

Prokurorja speciale Katica Janeva tani më disa ditë ju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në Kuvendin e RM-së , në lidhje me zhvillimet për sa i përket punës së saj gjashtë mujorë, por qëllimi i prezencës së saj aty ishte edhe për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat i kërkon nga Kuvendi, për të cilat nuk gjen vullnet te shumica qeverisëse.

Bëhet fjalë për tre ndryshime të cilat Janeva i kërkoi që në konferencën e saj për shtyp me 15.09.2016, gjatë së cilës i zbardhi edhe dy aktakuzat e para të kësaj prokurorie: heqja e afatit për hetime dhe ngritje të padive, ndryshim të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve dhe zbatim të propozimeve të Komisionit të Venecias rreth ligjit për mbrojtje të privatësisë dhe mbrojtje të informatorëve.

Gjithçka që kërkon Janeva në emër të PSP-së është lidhur me marrëveshjen e liderëve të katër partive politike, jo vetëm në fillim të Marrëveshjes së Përzhinos, por edhe gjatë vazhdimit të tretë të saj, Marrëveshjes së korrikut (e këtij viti):

Pyetje të tjera:

Të mbështetet Prokurori Special

а. Në rast se Gjykata Kushtetuese sjell vendimin që një pjesë e ligjit për PSP-në  nuk është kushtetues, katër partitë do të duhet të rishqyrtojnë legjislacionin me vendimin e gjyqit dhe përsëri të themelojnë PSP-në sipas vendimit , në afat prej pesë ditësh. Efektiviteti, fushëveprimi dhe objektivat e PSP-së do te ngelen të njëjta.
b. Katër partitë thërrasin Gjykatën Kushtetuese që të sjell vendim për ligjin e PSP-së sa më shpejtë të jetë e mundur, në seancën e mundshme të radhës.

 

Reformat
Përfshirja në procesin e reformave dhe zbatimin e tij do të menaxhohen nga grupi punues në parlament, i cili do të kyç edhe shoqërinë civile dhe ekspertët.

а. Prioritet në zbatim kanë reformat urgjente dhe Propozimet e Pribesë.
b. Ndryshimet ligjore për informatorët në pajtim me Komisionin e Venecias në afat prej gjashtë muajsh.
c. Marrëveshja kornizë e Ohrit.
d. Integrimet euro-atlantike.

 

Dispozitë e shënuar është edhe, mbështetja me marrëveshje për Janevën dhe PSP-në, nga e cila tani po disa faktorë politik po distancohen.

HEQJA E AFATEVE PËR HETIM 

Që në ditët e para të aprovimit të Ligjit për PSP-në, shumë ekspertë vërejtën problemin që fshihet pas nenit 22 të Ligjit, konkretisht tek kufizimi në afat prej 18 muajsh për përfundimin e të gjitha procedurave ligjore – prej hetimeve paraprake dhe hetimeve të tjera e deri te aktakuzat e paraqitura. Nuk është e njohur se si ky nen nga ligji gjendet aty, por për këtë ekspertët padyshim pohojnë njëzëri. Fundja, bëhet fjalë për proceduara para hetimore të ndërlikuara (për shembull, mbi 500 mijë audio transkripto nga përgjimet dhe leximi i mbi 100 mijë SMS transkriptove ) ose për procedurat hetimore (kërkesa për sigurim të fakteve nga shtete e huaja, bankat, mbikëqyrjet dhe hetime…), me qëllim që të sigurohen fakte për aktakuza.

Prej këtu, kërkesa e Janevës për fshirje të tërësishme të afatit kufizues në ligj aspak nuk është e papërfillshme apo pyetje e cila duhet të jetë pjesë përbërëse e Kuvendit pas zgjedhjeve, sepse, të përsërisim, pëlqimi për formimin e PSP-së dhe hetimit të fenomenit të përgjimeve të shumta dhe veprave penale të cilat janë në ato materiale, është dhënë nga aktorët kryesorë politik që me Marrëveshjen e Përzhinos.

 

AUTONOMI NË MBROJTJE TË DËSHMITARËVE

Ajo, që po ashtu, është puna bazike e PSP-së është autonomia e plotë e kësaj prokurorie, e cila duhet të nënkuptohet dhe autonomi për mbrojtje të dëshmitarëve të cilët duan të bashkëpunojnë me PSP-në. Prokurorja që në fillim të prillit të këtij viti parashtroi iniciativë deri te Kuvendi për ndryshim dhe plotësim të ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, por pas shtatë ditëve Parlamenti u shpërbë, ndërsa pas mbledhjes së sërishme iniciativa u zhduk. Tani Janeva përsëri e kthen në lojë këtë propozim, edhe pse përsëri për shpërbërjen e Parlamentit kanë mbetur shumë pak javë.

Esenca e ndryshimeve të cilat i kërkon Janeva është e thjeshtë:

  • PSP të propozojë kyçjen e personave në programin për mbrojtje të dëshmitarëve. 
  • PSP kërkon aprovim me shkrim të personit i cili vendos nëse do të hyjë në program. 
  • PSP kërkon autonomi që të vendos se a është e nevojshme që të vazhdohet me masa përkatëse, edhe në rase përjashtimi edhe kur procedura do të përfundojë, sërish mund të konstatohet rrezik për dëshmitarët. 
  • PSP kërkon ndryshime, por edhe masa për mbrojte – fshehje të identitetit, mbrojtje fizike dhe ndërrim të vendbanimit, të cilat duhet të riemërohen si urgjente. 

Sigurisht, vendimet e deritanishme nga ligji, të sjella që nga viti 2005, parashohin kërkesë të aktivizimit të programit të mund ta parashtroj prokurori publik, policia ose gjykatësi. Tani, në pajtim me PSP-në, Janeva kërkon edhe kjo prokurori në mënyrë të barabartë dhe të pavarur të parashtrojë kërkesë, përmes plotësimit të nenit 15 nga Ligji.

Këto ndryshime janë të patjetërsueshme, veçanërisht me aktualizimin e vdekjes së paqartë të Kosta Kërpaç, për të cilin PSP vërteton se ka qenë dëshmitar në Prokurori.

Me që ra fjala, ndryshimet që i kërkon PSP, siç qëndron edhe në arsyetim, gjenden edhe në nevojë të përparimit të vazhdueshëm të mundësive ligjore si një prej faktorëve kryesorë në luftën kundër krimit, ndërsa është detyrë e RM-së, e cila del nga dokumentet ndërkombëtare:

Edhe përkundër zbatimit të obligimeve që dalin nga Konventa për zbardhje të krimit nacional të KB-së dhe Propozimeve të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për këtë ligj duhet të prezantohet një rregullore për një prej mjeteve më të fuqishme kundër krimit të organizuar; me të duhet të arrihen standardet ndërkombëtare për shfrytëzim, shqyrtim dhe përdorim të fakteve; që të arrihet efikasitet më i madh në procedurat gjyqësore…– thuhet në arsyetimin e PSP-së.

 

 LIGJI PËR PRIVATËSI MË I RËNDËSISHMI PËR PRANIM TË INCIZIMEVE

Janeva në Kuvend kërkoi edhe pranimin e vërejtjeve nga Komisioni i Venecias të cilët i referohen Ligjit për privatësi dhe Ligjit për mbrojtje të informatorëve.

Esenca e kësaj kërkese nga Janeva, në fakt, është për ndihmën që e pret nga ligjit i ndryshuar siç sugjeron Komisioni i Venecias, para së gjithash, në ligjin e parë, për mbrojtje të privatësisë, me çka do të mundësohet “që opinioni të informohet me një pjesë të incizimeve të cilat deri më tani nuk janë publikuar, të cilët janë në interes të opinionit”.

Të rikujtojmë se, ky ligj u soll kah fundi i vitit të kaluar nga ana e Kuvendit pas iniciativës të partisë qeverisëse VMRO DPMNE dhe BDI (BDI ka qenë propozuesi), me arsyetim formal që të mbrohet privatësia e personave publik, funksionarëve, nga rrjedha e një numri të bisedave të incizuara telefonike, por me qëllim – t’ju ndalohet gazetarëve që të ritransmetojnë “bombat” e publikuara nga ana e opozitës. Për fat, për shkak të shtypjes së madhe të opinioni, atij vendor edhe atij ndërkombëtar, ky propozim i dytë nuk kaloi, edhe pse ligji u soll edhe me atë ndalohet çdo emetim privat dhe publik të materialit telefonik të incizuar.

Ç’farë propozon Komisioni i Venecias, dhe për ç’farë u dakorduan katër liderët e katër partive:

Komisioni i Venecias përfundon se është i nevojshëm në revizion i detajuar në ligjin për privatësi. Së pari, duhet të sqarohet fushëveprimi i ndryshimit të ligjit për privatësi dhe lidhja e tij me ligjet e tjera. Qëllimi kryesor i ligjit – mbrojtja e privatësisë së biseduesve dhe pjesëmarrëse është legjitim. Përsëri, ai parasheh një rregull tepër të rëndë, ndalim të ç’farë do publikimi të materialit të incizuar. Në lidhje me këtë kontest në të cilin është realizuar përgjimi dhe në kontekstin e emërimit të këtij ligji, Neni 4 – në rast të publikimit privat dhe publik (paragrafi 1 dhe 2, rrjedhimisht) duhet të lejohet publikimi i materialit në të cilin ka informacion i cili janë në interes të opinionit

Në analizën e detajuar dhe propozimet e Komisionit të Venecias shkruhet për rregullat të cilat janë tani më standarde në vendet evropiane, dhe të cilët janë pjesë e Konventës për të Drejtat e Njeriut, e drejta qytetarëve që të jenë të informuar, interpretimi i termit person publik, deri te interesi i opinionit publik.

Për sa i përket PSP-së dhe Janevës, propozim i rëndësishëm nga përfundimi është “lidhja e tij me ligjet e tjera“, ndërsa për sa i përket propozimit tjetër (Pika 12 nga Analiza e Ligjit) të Komisionit të Venecias:

Me thirrjen e kompetentëve që të rishikojnë përsëri formulën e cila përdoret në ligjin për privatësinë për definim të qëllimit të materialit në ndryshimin e tij, me qëllim që të sqarohet dhe të votohet ligji për Prokurorinë Speciale. 

Në fakt, bëhet fjalë për interpretim të definimit të materialit i cili përfshinë këtë ligj, nëse të gjithë materialet do të trajtohen si të marra në mënyrë të paligjshme, dhe me këtë të mos mund të shfrytëzohen në procesin gjyqësor. Komisioni i Venecias, duke gjetur qëllimin dhe shpirtin e këtij ligji dhe duke shikuar në qëllimin e realizimit të Marrëveshjes së Përzhinos, thërret në sqarimin e kësaj pjese të ligjit, me çka incizimet që i posedon Janeva mund të jenë pjesë përbërëse dhe kryesore të disa prej aktakuzave, së bashku me faktet e tjera të gjetura.

Fundi i fundit, nëse i është kushtuar pak vëmendje konferencës për shtypë të Janevës, gjatë së cilës ajo haptazi tha, para të gjithë gjykatësve:

Me sjelljen e ligjit për PSP-në, incizimet nga përgjimet e paligjshme dhe përmbajtja e të njëjtave morën formë ligjore. Paraqesin material të cilat konsiderohen si dëshmi dhe si të tilla u bën pjesë përbërëse e sistemit juridik të RM-së. Gjegjësisht, ligji implementon standardin botëror që interesi publik është para interesit të individit veçanërisht para interesit të të atyre të cilët formojnë qeverinë. 

Pranimi i ndryshimeve të ligjit për privatësi në drejtim të së cilit sugjeron Komisioni i Venecias, edhe më shumë lehtësohen rrugën e Janevës dhe PSP-së në procedimin e dëshmive. Ndërsa për t’ju rikujtuar, përsërisim – partitë politike me nënshkrimin e liderëve të tyre, u pajtuan me pranimin e ndryshimeve të cilët i propozon Komisioni i Venecias dhe miratimin e këtyre dy ligjeve, mbrojtjen e privatësisë dhe mbrojtjen e informatorëve.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.