Janë rinovuar shtëpitë e kulturës në pesë fshatra të Komunës së Strumicës
Do të rinovojmë objektet nga fusha e kulturës në mjediset rurale, do të pasurojmë programin për evente kulturore në mjedise rurale dhe do të nxisim vendbanimin të merr pjesë në krijimin e programit kulturor, në shpirtin e e krijimit të pjesshëm dhe planifikimit të programeve lokale dhe politike me interes për qytetarët
Do të rinovojmë objektet nga fusha e kulturës në mjediset rurale, do të pasurojmë programin për evente kulturore në mjedise rurale dhe do të nxisim vendbanimin të merr pjesë në krijimin e programit kulturor, në shpirtin e e krijimit të pjesshëm dhe planifikimit të programeve lokale dhe politike me interes për qytetarët.( Afati: 2021)
[Burimi: Изборна програма на Коста Јаневски Programi zgjedhor i Kosta Janevski në zgjedhjet lokale 2017-2021 – “Jetë në Strumicë, për të gjithë” (faqe 30), data: tetor 2017]
ARSYETIM:
Kryetari i Komunës së Strumicës, Kosta Janevski në zgjedhjet lokale (tetor 2017), premtoi rikonstruktim të objekteve nga fusha e kulturës në mjediset rurale, Premtimi i përmendur është pjesë e programit zgjedhor të Janevskit “Jetë në Strumicë, për të gjithë“, dhënë në suaza të një projekti më të gjerë “Strumica – qytet i kulturës” (faqe 30), me afat realizimi 2021. Deri më tani (27.09.2018) janë rinovuar shtëpitë e kulturës në pesë fshatra, ashtu që ky premtim zgjedhor i Janevskit mban notën “duke u realizuar”. Para dhjetë ditëve një pjesë e mediumeve informuan se ka përfunduar rikonstruktimi i shtëpisë së kulturës në vendbanimet: Kosturino, Dabile, Popçevo, Prosenikovo dhe Dobrejci.
Kryetari i Komunës së Strumicës Kosta Janevski sot (21.09.2018) jua dorëzoi çelësat e shtëpive të rinovuara të kulturës kryetarëve të bashkësive komunale në vendbanimet Kosturino, Dabile dhe Popçevo, përveç këtyre janë rinovuar edhe Shtëpitë në fshatrat Prosenikovo dhe Dobrejci. Projekti për rikonstruktimin e shtëpive të kulturës kushtoi mbi 7,5 milion denarë, ndërsa komuna e Strumicës e realizoi përmes Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.
Informacioni dhe fotografitë se janë rinovuar shtëpitë e kulturës në Kosturino, Dabile, Popçevo, Procenikovo dhe Dobrejci, janë publikuar në ueb-faqen e Komunës së Strumicës.
BURIME:
- Извор:Изборна програма на Коста Јаневски за локалните избори 2017-2021 – „Живот во Струмица за сите“ (стр.30) [Пристапено: 27.09.2018]
- Веб-страница на Општина Струмица (21.09.2018): Градоначалникот Јаневски ги предаде клучевите од реновираните домови на културата во пет населени места [Пристапено: 27.09.2018]
- Грид.мк (21.09.2018): Општина Струмица реновираше домови на културата во пет села [Пристапено: 27.09.2018]
- Макпрес (21.09.2018): Општина Струмица реновираше домови на културата во пет села [Пристапено: 27.09.2018]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari