Janë ndërtuar vetëm një pjesë e rrugëve të premtuara në Komunën e Debrcës

С. Оздолени Фото: debrca.gov.mk

Premtimi: Qëllimi ynë është që Debërca të jetë një komunë pa baltë. Ne do të përpiqemi t’i sigurojmë çdo qytetari rrugë me asfalt.

Këto janë pjesët më të rëndësishme në planin tonë të zhvillimit të rrugëve në Komunën e Debërcës:

  • Rindërtimi i pjesës nga rruga rajonale fshati Botun – fshati Brezhani
  • Përmirësimi i lidhjes rrugore rajonale të komunës së Debrcës me komunën e Strugës, me përfundimin e drejtimeve rrugore: fshati Volino – fshati Moroishta dhe fshati Trebenishtë – fshati Misleshevë (me fonde për zhvillimin rajonal të rajonit planor Jugperëndimor)
  • Rindërtimi i rrugës komunale fshati Zlesti – fshati Belçishtë
  • Rindërtimi i rrugës komunale fshati Arbinovë – lidhje me A2
  • Asfaltimi i rrugës për zhvillimin e turizmit rural / fetar dhe rekreacionit nga fshati Zlesti deri në manastirin e “Shën Bogorodica”
  • Asfaltimi i rrugës për zhvillimin e turizmit rural / fetar dhe rekreacionit nga Mlin Ilince fshati Mesheishtë deri në Kishën e Shën Elisë
  • Përfundimi i rindërtimit të rrugës komunale fshati Mesheishta – fshati Volino
  • Ndërtimi i rrugës fshati Izdeglavje – Kisha e Shën Nikolla
  • Ndërtimi / rindërtimi i rrugëve në fshatra
  • Mirëmbajtja e infrastrukturës rrugore dhe pastrimi i bimësisë buzë rrugës

Modernizimi i infrastrukturës rrugore komunale dhe përmirësimi i lidhjes rrugore të komunës me komunat fqinje.

[Burimi: Programi zgjedhor i Kryetarit të komunës Zoran Nogaceski “Jetë për të gjithë në Debërc” fq. 18;  data: tetor 2017]

ARSYETIMI:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Debrcës, Zoran Nogaceski “Komuna e Debrcës pa baltë”, si projekt kyç në programin e tij zgjedhor “Jetë për të gjithë në Debrcë“, me të cilin doli në zgjedhjet lokale në 2017, është përmbushur pjesërisht.

Në kuadër të këtij premtimi më kompleks, janë renditur nëntë projekte të rëndësishme të infrastrukturës që i referohen rindërtimit të infrastrukturës rrugore dhe duhej të përfundonin në vitin 2021.

Nga nëntë projektet e premtuara të infrastrukturës, vetëm tre janë realizuar deri më tani:

– Rindërtimi i pjesës nga rruga rajonale fshati Botun – fshati Brezhani

Rindërtimi i rrugës komunale fshati Arbinovë – lidhje me A2

– Ndërtimi / rindërtimi i rrugëve në fshatrat (Janë ndërtuar / asfaltuar rrugët në vendbanimet: Orovnik, Gorenci, Trebenishtë, Volino, Botun, Belçisht[, Slatinë, Arbinovë, Vrbjani, Godivje, Laktinje, rrugët në fshatin Bozdo janë tampuar, me çka janë janë investuar rreth 10.000.000 denarë, sipas programeve vjetore të rrugëve të Komunës së Debrcës.)

Gjashtë projekte nga rikonstruimet e premtuara kanë mbetur të parealizuara.

 Rindërtim i pjesës fshati Trebenishtë – fshati Misleshevë

– Rikonstruim i rrugës komunale fshati Zlest – fshati Belçishtë

– Asfaltimi i rrugës për zhvillimin e turizmit rural / fetar dhe rekreacionit nga fshati Zlesti deri në manastirin e “Shën Bogorodica”

– Asfaltimi i rrugës për zhvillimin e turizmit rural / fetar dhe rekreacionit nga Mlin Ilince fshati Mesheishtë deri në Kishën e Shën Elisë

– Përfundimi i rindërtimit të rrugës komunale fshati Mesheishta – fshati Volino

– Ndërtimi i rrugës fshati Izdeglavje – Kisha e Shën Nikolla

Vetëqeverisja lokale thotë se për disa nga këto projekte është përgatitur dokumentacion investiv-teknik, ata kanë aplikuar për miratim dhe pritet realizimi i tyre. Për disa ka përfunduar procedura e tenderit dhe është zgjedhur kontraktues për të filluar rindërtimin në periudhën e ardhshme.

Një nga arsyet që disa nga projektet e premtuara nuk u realizuan sipas dinamikës së dëshiruar është se për shumicën e rrugëve nuk kishte dokumentacion investim-teknik (projekte infrastrukturore dhe projekte themelore), të cilat duhej të përgatitnim, pastaj kriza e COVID-it gjithashtu kishte një ndikim që mbetën pezull disa aktivitete nga pushteti qendror dhe natyrisht, dhe se për projektet e aplikuara nga programi “Lidhja e rrugëve komunale”, procedurat për miratimin nga Banka Botërore dhe më pas për tenderimin janë më të gjata dhe më shumë të komplikuara sesa ato sipas legjislacionit kombëtar, tha kryetari Zoran Nogaçeski në një deklaratë për “Vërtetmatësin”.

Nogaçeski gjithashtu foli për projekte të parealizuara në intervistën e publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Debrcës.

Sigurisht, ka projekte që i kemi planifikuar, por nuk kemi arritur t’i realizojmë, si në pjesën e investimeve kapitale, ndërtimin e kanalizimeve fekale për disa fshatra, dhe ka disa projekte që nuk i kemi realizuar me dinamikën e planifikuar. Nuk do të doja të kërkoja justifikim, por duhet të theksojmë se një nga arsyet është pandemia aktuale e shkaktuar nga virusi covid 19. Për vitin e dytë të mandatit, punojmë në gjendje pandemie. Pasojat e kësaj janë të pashmangshme, tha Nogaçeski në një intervistë të botuar më 22 janar 2021.

Duke pasur parasysh se deri më tani disa nga projektet e premtuara të infrastrukturës janë realizuar, dhe për disa prej tyre janë bërë aktivitete me qëllim të përmbushjes së tyre, këtë premtim të madh zgjedhor i kryetarit Nogaçeski për të përmirësuar infrastrukturën në Komunën e Debrcës, sipas metodologjisë të “Vërtetmatësit”, e vlerësojmë atë si pjesërisht të përmbushur.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Sonja Rillkovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari