Janë ndërtuar fushat e sportit në Pintija edhe në f. Draçevë

Fusha shumë qëllimëshe në Pintija. Foto: Ueb-faqja e Komunës së Kisella Vodës

Ndërtimi i sallave të sportit për shumë qëllime

Ndërtimi i dy fushave të sportit për më shumë qëllime, në oborrin e SHF “Shën Klimen Ohridski” në fshatin Draçevë me afat për realizim nëntor 2014 dhe në lagjen Pintija në hapësirat e SHF “Rajko Zhinzifov”. (Afati për realizim: nëntor 2014)

ARSYETIM:

Projekti: “Ndërtimi i fushave të sportit për më shumë qëllime”, (në f. Draçevë dhe në Pintija) është premtim i realizuar i kryetares së komunës Kisella Voda, Biljana Aleksiq. Këto fusha sportive Beliçanec – Aleksiq i premtoi në programin zgjedhor (2013-2017) “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për Kisella Vodë më të mirë!” (Sport dhe rini, faqe 27), me çka ajo doli në zgjedhjet lokale në vitin 2013.

Fusha e sportit për më shumë qëllime në shkollën fillore “Shën Kliment Ohridski” në f. Draçevë u lëshua në përdorim në korrik të vitit 2014. Mediumet informuan se në hapjen solemne të pranishëm ishin kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski. kryetarja e Komunës së Kisella Vodës Biljana Belipanec Aleksiq, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Marjan Spaseski dhe një numër i madh i qytetarëve. Kryetarja e Kisella Vodës Beliçanec Aleksiq, në deklaratën e dhënë për këtë rast u shpreh me optimizëm se fusha do të shërbej për shumë qëllimedhe do të sjellë zhvillim te të rinjtë dhe do të ndihmojë që të zhvillohet e ardhmja e ndonjë sporti.

Në periudhën e ndërtimi të fushës shumë qëllimëshe, edhe Komuna Kisella Vodë do të kyçet në investimit e vet në rikonstruktim të tërësishëm në vendosjen e çatisë së re në sallës e sportit të shkollës, e cila ishte në gjendje të mjerueshme, me qëllim që të mundësohet zhvillim i pandërprerë i mësimdhënies dhe zhvillimit të sportit shkollor. (Beliçanec Aleksiq) 

 

Од свеченоста по повод пуштањето во употреба на игралиштето во с.Драчево Фото: Веб-страница на Општина Кисела Вода
Nga hapja solemne me rastin e lëshimit në përdorim të fushës së sportit në f. Draçevë
Foto: Ueb-faqja e Komunës së Kisella Vodës

 

Në maj të vitit 2017 u hap fusha shumë qëllimëshe në lagjen Pintija. Sipas informacionit të transmetuar në mediumet fusha u shtrua në sipërfaqe prej 1100 metra katror dhe është e pajisur me rekuizita sportive për hendboll, futboll dhe basketboll. Është e ndriçuar me reflektorë ashtu që mund që të shfrytëzohet edhe në orët e vona të natës. 

Fusha shumqëllimëshe në Pintija, është një prej hapave të përbashkët në këtë vetëqeverisje lokale dhe Agjencia për Rini dhe Sport në drejtim të zhvillimit të sportit dhe shpirtit sportiv te të rinjtë. Prej bashkëpunimit të mirë dolën  dy salla sporti, një terren tenisi në lagjen Draçevë, si dhe pesë fusha të ndryshme në lagjen Draçevë, në fshatin Draçevë, në Pripor dhe Criçiçe, si dhe në fund në lagjen Pintija, thuhet nga Komuna e Kisella Vodës. 

Informacioni për atë se janë ndërtuar më shumë fusha në f. Draçevë dhe në Pintija, mund që të lexohen edhe në ueb-faqen e Komunës së Kisella Vodës.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet se premtimi zgjedhor i Beliçanec – Aleksiq për “Ndërtimi i dy fushave të sportit në f. Draçevë dhe në Pintija”  është realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.