Janë miratuar masa për ndihmë të personave me aftësi të kufizuar
LSDM në programin parazgjedhor “Plani për jetë” prej dhjetorit të vitit 2016 në pjesën e mbrojtjes sociale i përmend edhe personat me aftësi të kufizuar:
Do të krijojmë rrjetë të institucioneve për mbrojte sociale afër qytetarëve në përputhje me nevojat e tyre. Një pjesë e kompetencave do t’i kalojnë vetëqeverisjes lokale me qëllim që programet dhe shërbimet për mbështetje të jenë në përputhje me nevojat. Rrejti përfshinë edhe shërbimet sociale për mbështetje dhe kujdes për të moshuarit, qendra kujdesi, kujdes dhe përfshirje, qendra për persona me aftësi të kufizuar, shoqëri për strehimin e personave me aftësi të kufizuara mbi 26 vjeç, shërbimet për mbrojtjen nga dhuna në baza gjinore dhe shërbim për mbrojtjen e grupeve të tjera të qytetarëve që kanë nevojë, të cilët janë në ndonjë rrezik social.
[Burimi: LSDM – Plani për jetë (faqe 244) – data, dhjetor 2016 ]
ARSYETIM:
Partia qeverisëse LSDM në programin parazgjedhor (2016) në pjesën e mbrojtjes sociale ka më shumë premtim të cilët janë lidhur me personat me aftësi dhe inteligjencë të kufizuar, të njëjtat premtim janë transponuar edhe në Programin për Punën e Qeverisë 2017-2020, si dhe në Programin për punë të Qeverisë në vitin 2018.
Një prej masave të përgjithshme të Qeverisë premtuar në programin parazgjedhor thotë kështu (faqe 10):
Shërbimet sociale do të jenë më afër qytetarëve, me atë edhe programimi dhe menaxhimi do të shkojë në kompetenca të vetëqeverisjes lokales (shërbimi për mbështetje dhe kujdes paliativ për personat e moshuar, qendra kujdesi, kujdes, përfshirje, pjesëmarrje dhe kujdes ndaj personave me aftësi të kufizuar, shoqëri për strehim të personave me aftësi të kufizuar mbi 26 vjeç, parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në baza gjinore, shërbim për mbrojtjen e grupeve të tjera të qytetarëve të cilët kanë nevojë, dhe të cilët janë nën ndonjë rrezik social).
Prej këtu mund të shihet se LSDM dhe Qeveria kanë planifikuar kujdes më të madh për personat me aftësi të kufizuar përmes qendrave të kujdesit, kujdesit dhe vëmendjes për personat me aftësi të kufizuar.
Por, në Programin e Qeverisë për vitin 2018 (faqe 219), në Iniciativat me prioritet të mesëm, në vend të qendrave përmendet zbatimi i Programit për asistencë personale për personat me aftësi të kufizuar, gjë që është premtim i realizuar pjesërisht, edhe pse në formë tjetër.
Në seancën e Qeverisë në mars të vitit 2018, mbi baza të Ligjit për mbrojtje sociale, Qeveria solli Program për asistencë personale për personat me aftësi të kufizuar për vitin 2018.
Me programin detajisht theksohet se kush mund të jenë shfrytëzuesit e këtij shërbimi, kush do ta jep, kush do të paguajë dhe kush do të mbikëqyrë tërë procesin. Përkrah kësaj Ministria për Punë dhe Politikë Sociale e cila duhet të zbatojë Programin, është e detyruar edhe të përgatit Informacion për të njëjtën gjatë vitit dhe kjo është vendosur si pjesë e aktiviteteve me prioritet të mesëm.
Për gjithë Programin janë ndarë edhe mjete buxhetore me vlerë rreth 18 milion denarë me të cilat do të paguhet shërbimi i asistentit personal.
Me 16.07.2018 në Qeverinë e RM-së u mbajt ceremonia në të cilën ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carkovska ju ndau certifikata për trajnim të suksesshëm mbi 90 asistentëve personal me të cilët do të marrin detyrat e tyre kur qendra kompetente do t’i zgjedhin personat me aftësi të kufizuar të rëndë, të cilëve do të ju jepet shërbimi.
Republika e Maqedonisë me këtë mas, përveç asaj se realizon një pjesë të premtimeve për përmirësimin e sistemit për mbrojte sociale, i përmbush edhe detyrimet e Konventës së KB-së për të drejtën e personave me invaliditet, Ligji për ratifikim i të cilës ka kaluar në Kuvendin e RM-së që në vitin 2011.
Për shkak se bëhet fjalë për një pjesë të masave të cilat i ka premtuar LSDM për personat me aftësi të kufizuar (trupore ose intelektuale), këtë premtim e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar.
BURIME:
- СДСМ – План за живот во Македонија
- Министерство за труд и социјална политика – Настани – [Проверено на 17.07.2018]
- Влада на РМ – Програма за работа на Владата 2017-2020 г. – [Проверено на 17.07.2018]
- Влада на РМ – Програма за работа на Владата за 2018 г. – [Проверено на 17.07.2018]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari