Janë implementuar dy regjistrat elektronik, punohet për të tretin

Foto: freepik.com/

PREMTIM: Në tërësi do të implementojmë tre regjistra bazë elektronik: regjistri i qytetarëve, regjistri i adresave dhe regjistri i të dhënave hapësinore

[Burimi: LSDM– Plani për jetë në Maqedoni, faqe 259 – data, dhjetor 2016]

ARSYETIM:

LSDM në programin e tyre zgjedhor “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 259) premtoi se për periudhë dy vjeçare prej zgjedhjes së Qeverisë do të implementojë regjistra elektronik bazë: regjistrin e qytetarëve, regjistrin e adresave dhe regjistrin me të dhëna hapësinore. Deri më tani (19.11.2019), dy vite e gjysmë prej zgjedhjes së qeverisë (31.05.2017) premtimi është realizuar pjesërisht.

Premtimin LSDM e vendosi në Plani për jetë në Maqedoni (faqe 259) në pjesën projekte me prioritet, të cilat duhet të realizohen për dy vite. Premtimin e ndërmori edhe Qeveria në programin e saj Programi për punë 2017/2020 (faqe 48) ku për implementimine këtij projekti thuhet :

Këto regjistra janë bazë për të gjithë shërbimet qeveritare elektronike të cilat do t`ju mundësohen qytetarëve dhe bizneseve përmes sistemeve që përdoren në administratën shtetërore (libri amë, lista e vetme zgjedhore e të tjera), si dhe bazë për të gjithë aktivitetet të cilat duhet të ndërmerren për realizimin e regjistrimit të banorëve në Maqedoni. 

Nga verifikimi i dokumenteve në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Agjencia për kadastrën e patundshmërive të cilët është dashur t’i përgatitin tre regjistrat, si dhe nga ajo që u njoftua në mediume mund të konstatohet se regjistri qendror i qytetarëve dhe regjistri i të dhënave hapësinore kanë filluar të funksionojnë, por regjistri i adresave akoma është pilot projekt. Fillimin i funksionimit të regjistrit për adresat e banimit e njoftoi në konferencë për shtyp ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski. Gjatë kësaj ai sqaroi se ky regjistër është hapi i parë për digjitalizimin e administratës publike dhe do të jetë hallkë ndihmëse për regjistrimin ekzistues të popullsisë, dhe do të lehtësojë përgatitjen e Listët zgjedhore. Qëllimi bazë i regjistrit është para së gjithash mbledhja e të dhënave për persona fizik dhe shfrytëzimi i tyre nga institucionet për procedura ligjore të nevojshme.

Sipas asaj që është njoftuat qytetarët duhet të kenë identitet elektronik dhe numër të vetëm.

Ky numër do të jetë kyç  kur secili qytetarë do të kërkojë shërbim elektronik nga ana e institucioneve. Çdo qytetarë ka të drejtë që të dijë të dhënat e veta që janë në Regjistrin qendror në vendbanim. MSHIA implementon shërbim të ri me të cilin çdo qytetarë do të mund të verifikojë të dhënat që janë shkruar për të në regjistër. Përderisa ndonjë informacion është i gabuar, qytetari do të merr informacion se në cilin institucion dhe si duhet të bëj ndryshime, sqaroi Mançevski.

Mançevski njoftoi se në nëntor do të lëshohet në përdorim edhe portali kombëtar e-shërbime, prej ku qytetarët përmes rrugës elektronike do të mund të nxjerrin certifikatë lindje ose martese, por deri më tani një portal i tillë akoma nuk është lëshuar.

Çështja e Regjistrit Qendror për regjistrim është rregulluar me Ligjin për Regjistrin Qendror të banorëve i cili është nënshkruar nga Presidenti Stevo Pendarovski me 21 maj të vitit 2019 si dhe pjesë e ligjeve të cilat nuk i nënshkroi presidenti paraprak Gjorge Ivanov.

Në faqen e internetit të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë mund të gjendet edhe Ligji për Regjistrin qendror të banorëve, por në dokument në pjesën regjistra nuk mund të gjendet Regjistri qendror i banorëve.

Sipas asaj që mund të shihet në dokumente të Agjencisë për kadastër të patundshmërive, tashmë është vendosur Regjistri i njësive hapësinore për të gjithë territorin e vendit dhe të qytetarëve dhe personat ligjor mund të t’i marrin ato nëpërmjet rrugëve elektronike në sistemit shpërndarës elektronik të kadastrës. 

Kadastra sipas Ligjit për patundshmëri duhet të drejtojë dhe menaxhoj regjistrin grafik të rrugëve dhe numrave të shtëpive, si pjesën e regjistrit të adresave. Deri më tani është miratuar Rregullorja për formën dhe mënyrën e realizimit të Regjistrit grafik për numrat e rrugëve dhe shtëpive ku në nenin 41 thuhet se regjistri i grafikeve të çon drejt krijimit të kushteve për implementimin dhe menaxhimin e Regjistrit të adresës.

Në rregullore konstatohet se pjesërisht është implementuar regjistri grafik për numra rruge dhe të shtëpive (Regjistri i Adresave). Procedura për mbledhjen e të dhënave ka përfunduar për disa komuna të cilat ishin pjesë e pilot-projektit. 

Me pilot-projektin i cili u realizua prej vitit 2017 deri në maj të vitit 2018 u përfshinë komunat Kisella Vodë, Gostivari, Sveti Nikollë dhe Zelenikovo, me rreth 30.000 të dhëna adresash.

Mbledhja e të dhënave të adresave në terren ka përfunduar dhe ka vazhduar kontrolli i mbledhjes së të dhënave. Është bërë edhe versioni i parë softuerik (baza qendrore dhe aplikacioni) për Regjistrin e adresave të cilat në të ardhmen do të realizohen si çmim i kadastrës elektronike (e-Kat sistemit), me modulin për të dhëna të adresave për grafikë të përfshirë për numrat e rrugëve dhe shtëpive duke u bazuar në SGKI me të cilin administron Kadastra”, thuhet në Planin strategjik të kadastrës nga 2018-2020 (faqe 45 dhe 46).

Po ashtu, për implementimin e Regjistrit të adresave është i nevojshëm edhe Ligji i ri për sistemin e adresave i cili akoma është draft ligj. Ky ligj filloi të funksionojë që nga qeveria e VMRO-DPMNE-së në vitin 2016.

Sipas asaj që është thënë dhe sipas verifikimit të të dhënave lidhur me premtimin e LSDM-së se në tërësi do të implementojnë tre regjistra elektronik bazë: regjistrin e qytetarëve, regjistrin e adresave dhe regjistrin me të dhëna hapësinore, mund të arrihet në përfundim se premtimi është realizuar pjesërisht. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .