Është ndërtuar kopshti i ri në Shtip

Foto: stip.gov.mk/

Kopshti i ri për fëmijë në lagjen Senjak 4

[Burimi: Programi zgjedhor i Bllagoj Boçvarski për zgjedhjet lokale të vitit 2017,   „Jetë në Shtip për të gjithë“ (faqe 12 dhe faqe 26), data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski për ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë në lagjen Senjak 4, dhënë në fushatën për zgjedhjet lokale (tetor 2017), është i realizuar. Projekti është pjesë e programit të tij zgjedhor “Jetë në Shtip për të gjithë“, (faqe 12 në pjesën “Komunë për të gjithë” dhe në afqen 26 në pjesën “Projekte komunale” – Bashkësia urbane “Senjak”).

Kopshti i ri “Vinozhito” në këtë lagje të Shtipit është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim në fund të dhjetorit të vitit të kaluar (2019). Me rastin e hapjes solemne të kopshtit (28.12.2019), kryetari Boçvarski tha se?

Ky është një prej projekteve më të rëndësishme kapitale për Komunën e Shtipit, të cilin e premtuam në fushatën parazgjedhore.  Një objekt i tillë për tridhjetë vite nuk është ndërtuar në Komunën e Shtipit, dhe për vetëm dy vite të marrjes së qeverisë lokale, marrim pjesën në hapjen e tij.

Informacione dhe fotografi për hapjen e kopshtit u publikuan në më tepër mediume, ndërsa mund të gjenden edhe në ueb-faqen e Komunës.

Ndërtimi i kopshtit filloi me 30 tetor të vitit 2018, kur u vendos gur-themeli i këtij objekti. Së pari u rregullua procedura rreth tokës së ndërtimit, dokumentacioni teknik, me çka u shpall tenderi. “VërtetmAtësi” në vitin 2018 verifikoi këtë premtim zgjedhor të Boçvarski-t dhe atëherë vlerësimi ishte “duke u realizuar”.

Sipas informacioneve të publikuara, ky kopsht fëmijësh është me madhësi prej 1.600 metra katror dhe ka kapacitet prej 200 fëmijësh. Bëhet fjalë për investim me lartësi prej 1 milion eurosh, para të buxhetit të Komunës së Shtipit, Ministria për vetëqeverisje lokale përmes Zyrës për zhvillim të barabartë dhe zhvillim rajonal dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.

 

BURIME:

  • Изборна програма на Благој Бочварски за локаните избори 2017 година – „Живот во Штип за сите“(стр.12 и стр.26) [Пристапено на 17.01.2020]

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Овој напис е изработен во рамките на Проектот за зголемување на отчетноста и одговорноста на политичарите и партиите пред граѓаните, Вистиномер, имплементиран од Метаморфозис. Написот e овозможен со поддршка на американската непрофитна фондација (NED - National Endowment for Democracy). Содржината на рецензијата е одговорност на авторот и не ги одразува ставовите на Метаморфозис и National Endowment for Democracy или нивните партнери.

Your email address will not be published.