Ivanov, megjithatë, fali krim zgjedhor

 

Me 18 mars (2016) presidenti Gjorgje Ivanov, duke ju përgjigjur pyetjes të gazetarëve që nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falje, do të përdor kompetencat e kthyera për faljen e krimeve, tha :

 As që më shkon ndërmend dhe as që më ka shkuar të fal pedofil, tregtar të drogës, dhunues të zgjedhjeve, terroristët, ekstremistët, kriminelët, dhe çdo gjë që është..  Si deri tani do të veproj vetëm atë që është e drejtë dhe ajo që është në interes të shtetit

 [Burim: 24 Lajme( 0,15 deri 0,32 minutë të videos) Data: 18.03.2016]

ARSYETIM:

Edhe pse, vetëm para një muaji (mars 2016) presidenti Ivanov deklaroi që nuk do të amnestoj dhunues të zgjedhjeve, shefi i shtetit mbrëmë (12.04.2016) njoftoi që ka marrë vendim me të cilin do të ndërpriten të gjithë procedurat penale kundër politikanëve nga pushteti dhe opozita, të cilat janë të lidhura me krizën politike dhe përgjimin. Ky vendim, në fakt, i përfshinë edhe personat që nga PSP  janë të dyshuar për krim zgjedhor, ndërsa kundër një pjese është ngritur edhe procedurë hetimore në kuadër të rastit “Titanik”. Emrat e tyre mund të lexohen në listën e personave për të cilët Ivanov shpalli falje, gjegjësisht solli vendim për lirim nga ndjekja pa kryer procedurë. Këtë veprim të Ivanovit e vlerësojmë si  jo konsekuent,  sepse si “dhunues zgjedhor”, nuk mund të trajtohen vetëm kryerësit e drejtpërdrejt të veprave, ato që thyejnë kuti zgjedhore dhe drejtpërdrejtë e shkelin të drejtën për votë, por edhe urdhëruesit për veprat e tilla. Kështu që, është e palogjikshme të dënohen ” dhunuesit e zgjedhjeve”- kryerësit, ndërsa të mëshirohen urdhëruesit.

Gjegjësisht,  rasti i parë për të cilin Prokuroria Speciale në Nëntor të vitit 2016, filloi procedurë hetimore dhe kërkoi masën e paraburgimit për 8 persona,është (Titanik) dhe ai ka të bëj për disa lëndë që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Atëherë prokurorja Fatime Fetai, në konferencë për shtyp në PSP theksoi që ” është hapur procedurë hetimore për krim të organizuar, shkelja e të drejtës zgjedhore, shkelja e lirisë e përcaktimit të zgjedhësve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, zhdukje e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të kampanjës zgjedhore në vitin 2012“. Pa u shpallur emrat dhe mbiemrat u tha që ministrat e mëhershëm të punëve të brendshme, i financave dhe lidhjes, dhe sekretari i qeverisë së atëhershme, si dhe persona të tjerë e kanë shfrytëzuar ndikimin në nivel shtetëror dhe lokal kanë formuar një grup e cila ka kryer vepra penale, që të mundësojnë fitoren e një partie të caktuar në zgjedhje.

Një javë më pas (20.02.2016) Gjykata Themelore Shkup 1 i refuzoi kërkesat e Prokurorisë Speciale për masën paraburgim për të dyshuarit në aksionin Titanik, si të pabaza.

Ivanov mbrëmë (12.04.2016) e nënshkroi Vendimin i cili hyri në fuqi menjëherë, dhe më të cilin ndërpriten të gjithë procedurat e Prokurorisë Speciale, për rastet në të cilat të dyshuar janë funksionar të qeverisë dhe opozitës (“Puç”, “Titanik”, “Tortura”, “Shpresa”….)

ijasI vetëdijshëm për pasojat ndaj meje pas ndërmarrjes së këtij hapi, por edhe me besim të fortë që po marr një vendim në interes të shtetit dhe kombit, stabilitetit dhe pavarësisë së tij, vendosa t’i jap fund kësaj agonie të Republikës së Maqedonisë, tha Ivanov, duke deklaruar vendimin në konferencë për shtyp në rezidencën e tij.

 

Me vendimin e këtillë, Ivanov praktikisht ju fal të  gjithë personave për të cilët PSP dyshon që janë pjesë e ” krimit të organizuar”, urdhërues dhe organizator të krimit zgjedhor. Nga kjo del që deklarate e tij e dhënë para një muaji, në të cilën, mes tjerash, thotë: “As që më ka shkuar ndërmend dhe nuk më shkon të fal dhunues të zgjedhjeve” siç thamë më lartë, e vlerësojmë si “jo konsekuente“.

Hapi i këtillë i Ivanovit, përndryshe hasi në reagime të diplomatëve të huaj të cilët shprehën shqetësim dhe i bënë thirrje presidentit ta rishqyrtoj vendimin.

Ambasadori Britanik Çarlls Garet nëpërmjet një mesazhi në Facebook tha :

Vendimi i sotshëm i presidentit kërkon sqarim. Nëse vendimi për abolim të politikanëve ka të bëjë me hetimet rreth dyshimeve që i përmbajnë bisedat e përgjuara, atëherë kjo paraqet një shqetësim të madh. Hetimi i plotë i dyshimeve, dhe procesi i denjë ligjor, janë elemente të Marrëveshjes së Përzhinos. Si të tilla ato janë me rëndësi për zgjidhje afatgjate të krizës aktuale politike.

Ambasada e SHBA në Shkup, deklaroi që ky vendim Ivanov e vë në dyshim sundimin e së drejtës në vend.

 Deklarata e presidentit maqedonas ngre shqetësim serioz për sa i përket angazhimit të Maqedonisë për sundimin e së drejtës.

Komisari evropian Johanes Han për Radio Evropa e lirë tha :

 Deklarata e presidentit Gjorge Ivanov për faljen e të gjithëve, sipas bindjeve të mija është diçka e papranueshme dhe nuk është në përputhje me sundimin e së drejtës.

Ju bëj thirrje të gjithë liderëve politik të kthehen në tavolinën e negociatave dhe të fokusohen në zgjedhje të lira dhe transparente dhe mendoj që pjesë nga kjo është edhe pastrimi i Listës Zgjedhore, por edhe mos bojkotimi i zgjedhjeve.

 

Euro deputeti Riçard Hovit, i cili ndërmjetësoi në nënshkrimin e Marrëveshjes së Përzhinos, për “Meta tha:

 Shkelja e Marrëveshjes së Përzhinos do të ketë pasoja serioze.

Hovit rikujtoi që Ivanov, pas vendimit të gjykatës Kushtetuese t’i mundësojpresidentit  të aboloj persona për krime zgjedhore, pedofili, dhe tregti me njerëz, i ka premtuar që nuk do të ndërmarr hapa të tillë.

Theksoj që presidenti Ivanov më herët më ka garantuar që nuk do të amnestoj krim politik dhe që do të respektoj Marrëveshjen e Përzhinos, e cila përfshin përkrahje të gjerë të partive për Prokurorinë Speciale- tha Hovit

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.