Ivanov kundër të gjithëve: Pengesat për mandatin ende ekzistojnë

Ivanov pa arsye nuk E jep mandatin. Foto: ueb faqja e Presidentit të RM-së

Не постоеја ниту постојат уставни пречки Иванов да го даде мандатот, откако доби докази дека има парламентарно мнозинство предводено од СДСМ, оценка на уставни експерти и на домашна и меѓународна политичка сцена

 

Nuk kanë ekzistuar dhe nuk ekzistojnë pengesa kushtetuese që Ivanov të jep mandatin, prej momentit që mori dëshmi që LSDM ka shumicë parlamentare, vlerësojnë ekspertët kushtetues të vendit dhe të skenës politike ndërkombëtare

 

Presidenti i RM-së, Gjorgje Ivanov, përmes kabinetit të tij me 13.03.2017 për agjencinë MIA, ka dhënë deklaratën në vazhdim (në formë të deklaratës) të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë:

Presidenti Ivanov mbete në qëndrimin e dhënë gjatë deklaratës së dhënë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë me 1 mars të vitit 2017. Pengesat për ndarje të mandatit për përbërje të qeverisë ende janë ekzistojnë. 

[Burimi: MIA, data: 13.03.2017]

 

ARSYETIM:

Presidenti Ivanov gjatë deklaratës së dhënë me 1 mars për opinionin sqaroi motivet sipas të cilave mori vendimin që mos t’ia jap mandatit për formim të qeverisë, liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, ndërsa sot, me 13.03. përsëriti se pengesat e thëna ende nuk janë larguar, qëndrim të cilin e vlerësojmë si të pavërtetë.

Ky vlerësim ka dal nga analiza e fjalimit të Ivanovit para 13 ditëve, si dhe nga ngjarjet të cilat ndodhën prej atëherë e këndej.

Vet fjalimi nuk i bindi shumë ekspertë kushtetues, si dhe një pjesë të gjerë të skenës politike vendase dhe ndërkombëtare, që ekzistojnë pengesa kushtetuese.

Përkundrazi, sipas më shumë ekspertëve kushtetues të cilët u shprehën në opinion ekziston keqpërdorim i pozitës dhe detyrës si President i RM-së, me atë që nuk e pranon imperativin e thënë në nenin 90 nga Kushtetuta, sipas të cilës ai është i detyruar që t’ia jep mandatin përfaqësuesit të partisë politike ose koalicionit i cili ka siguruar shumicën në Parlament.

Këtu do të përmendim dy nga shumë mendime. Profesori i të drejtës kushtetuese Svetormir Shkariq deklaroi:

Me atë që nuk ia dorëzoi mandatin partisë e cila ka siguruar shumicë parlamentare, shefi i shtetit manovron dhe devalvon aktin kushtetues. Nuk është e drejta e tij por detyrim që t’ia jep mandatin kryetarit të LSDM-së i cili veçse ka 67 deputete dhe si mandatar duhet të formojë qeveri. 

Mendim të njëjtë ka edhe profesori i të drejtës Kushtetuese Osman Kadriu:

Pa asnjë kusht Ivanov duhet që t’ia jep mandatin përfaqësuesit të partisë ose koalicionit i cili përmbush kushtet, që është sigurimi i shumicës parlamentare prej 61 deputetëve. 

Në këtë qëndrim u kyçën edhe Unioni Evropian si tërësi, ndërsa veçmas edhe shtetet më të mëdha në botë – SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe dhe Kanada…

Përkrah kësaj, me 10 mars, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, mbajti një konferencë për shtyp në të cilën prezantoi propozim-programin për punën e Qeverisë për periudhën 2017-2020. Duke e lexuar me kujdes propozim-programin, që nuk u refuzua nga partitë të cilat kishin për qëllim koalicionin me LSDM (ato janë BDI, BESA dhe Alianca për Shqiptarët), bëhet e qartë se nuk ka asnjë element i cili do të vlerësohej si rrezikim i sovranitetit dhe pavarësisë së RM-së, fjalë të cilët i ka përdorur Ivanov në fjalimin e 1 marsit, edhe pse gjatë ndarjes së mandatit për përbërje të qeverisë aspekti i vetëm sipas të cilit duhet që të udhëhiqet është shumica e parlamentit.

Për shkak të argumenteve të dhëna më lartë vlerësojmë se deklarata e Presidenti Ivanov e dhënë për mediumet nëpërmjet kabinetit të tij, është e pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.