Ivanov ka mundur edhe më herë të jep mandatin, ambasadorja gjermane nuk ka shpërndarë lajme të rrejshme

Mandati nuk është ndarë me muaj dhe kjo ka qenë zgjidhja më e mirë?! Foto: screenshot

Овој исказ на Иванов е проблематичен по два основа – пред сè, тој претставува негативен дипломатски преседан во кој шеф на држава обвинува дипломат на друга држава дека зборува невистина, без за тоа да понуди никаков аргумент, а вториот е неговото тврдење дека не можел порано да го додели мандатот за состав на влада на СДСМ без да го прекрши Уставот, што не кореспондира со вистината

 

 

Në intervistë për TV Nova, presidenti Gjorgje Ivanov, mbrëmë pas ndarjes së mandatit për kryeministër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi këtë në vazhdim:

Përmendët MPJ gjermane. Mendojë që, një deklaratë të tillë të dhënë nga Ministria gjermane për Punë të Jashtme tregon se ambasadori këtu shërbehet me lajme të rrejshme. Dhe nuk është hera e pare. Edhe për krizën e refugjatëve e kishim të njëjtën situatë, andaj kancelaria gjermane duhej që të kërkojë falje publikisht në Bruksel kur kishim krizë refugjatësh për të dhënat e pasakta të cilat i ka marr nga ambasada e tyre këtu. Ashtu që, ja, apel nga Gjermania, pas Hans Lotah Shetfan, i cili ishte ambasador i Gjermanisë, i cili shkroi studimin më të shkëlqyer për Maqedoninë në dekadat e fundit, të na dërgoni diplomat të këtij niveli është ofendim për Maqedoninë, pasi që është e palejueshme që të informacionet e rrejshme të jenë bazë e kumtesës të cilën e jep Ministria e Punëve të Jashtme. Si të jepej më herët mandati? Të shkel Kushtetutën? Si të realizohet kjo që sot u realizua? Me dhunë?

[Burimi: Intervista e Gjorgje Ivanovit, TV Nova, data: 17.05.2017]

 

ARSYETIM:

Ky pretendim i Ivanovit është problematik mbi dy baza – parasë gjithash, ai paraqet një precedent negativ diplomati në të cilën shefi i shtetit akuzon diplomat të shtetit tjetër se flet të pavërtetën, duke mos ofruar asnjë argument, ndërsa çështja e dytë është pretendimi i tij se nuk është mundur që t’i jepet më herët mandati LSDM-së për përbërjen e qeverisë duke mos u shkelur Kushtetuta, gjë që nuk korrespondon me të vërtetën.

Presidenti Ivanov në intervistë shpjegoi se, përkundër qëndrimit të MPJ gjermane, ai nuk ka mundur që para 17 majit të ndaj mandatin, duke evituar të shkel Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Përgjatë asaj, haptazi theksoi se e bren kualiteti i diplomatëve të huaj në Maqedoni dhe se ambasadorja gjermane në RM, Kristine Allthauzer, ka dërguar informacione të rrejshme për gjendjen në Maqedoni deri të Ministria për Punë të Jashtme e Gjermanisë, ka provokuar tonin e ashpër të kumtesës së diplomates gjermane, duke  aluduar që kjo ka ndodhur edhe më parë me çka ka marr edhe falje nga kancelaria gjermane Anxhela Merkel, që në fund të pyes a është dashur që mandati të jepet edhe më parë edhe me çmimin e shkeljes së Kushtetuta.

Deklarata e Ivanovit drejtpërdrejtë është nxitur nga kumtesa e Ministrisë për Punë të Jashtme të Republikës së Bashkuar Gjermane me të cilën përshëndete dhënia e mandatit, Zoran Zaevit, përgjatë të cilës është theksuar se Ivanov “pas një kohe të gjatë reflektimi, mori vendimin e duhur hoqi dorë nga bllokimi”, por, edhe se “ky vendim duhej që të merrej më herët dhe përfundimisht, reflekton rezultatin e zgjedhjeve të dhjetorit 2016 në vend”. Për Ivanovin, një qëndrim i këtillë i diplomacisë gjermane ka qenë e nxitur dhe i bazuar në informacione të rrejshme.

Ivanov nuk shpjegoi se në cilin rast dhe kur Merkel më saktë i ka kërkuar falje, por edhe për këtë pretendim të Ivanovit një ditë më pas doli me demant zëdhënësi i ministrisë se ka pasur ndonjë kërkim falje për Ivanovin nga ana e Merkelit.

Për këtë deklaratë jodiplomatike të presidentit të Maqedonisë menjëherë u deklaruan nga Ministria për Punë të Jashtme të Republikës së Bashkuar Gjermane me kumtesë në të cilën thuhet se:

akuzat kundër diplomatëve gjermane dhe diplomatëve të shteteve fqinje janë të pavend…Është e ditur se vlerësimet të cilat paraqiten ne vendin nikoqir, çdo herë bëhen sipas një bashkëpunimi të ngushtë mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ambasadën.

Vet ambasadorja Allthauzer kështu e komentoi gafën e Ivanovit, më të cilin, siç deklaroi ka pasur bashkëpunim të mirë: “Sa më i madh armiku, aq më shumë nder për mua

Qëndrimi në kumtesën e 17 majit të MPJ gjermane, në të vërtetë, korrespondon me qëndrimet e Unionit Evropian, SHBA-ve dhe NATO-së, të cilët përmes deklaratave të përfaqësuesve të tyre në shumë raste i kanë bërë thirrje të hapur presidentit maqedonas që të respektojë  vullnetin e votuesve maqedonas, si dhe raportin me forcat e Kuvendit maqedonas, dhe në pajtim me Kushtetutën  të ja ndaj mandatin presidentit të LSDM-së, partisë e cila arriti që të sigurojë shumicën e deputetëve në Parlament. Më shumë se dy muaj kur kundërshtoi që të ia jep mandatin Zaevit, Ivanov kishte takim me funksionarët e lartë të Stejt Departamentit, Hojt Li, pas të cilit pasoi zbutja e qëndrimit të tij në lidhje me mosdhënien e mandatit, të cilin deri atëherë e arsyetonte me kushtimisht thënë rrezikun për unitetin e shtetit, duke u shprehur se pengesat janë të kalueshme, duke kërkuar edhe ndihmë nga SHBA-të në largimin e pengesave dhe

të mundësohet që shumica parlamentare të merr mandatin.

Deklarata e Ivanovit, megjithatë, nuk është problematike vetëm në aspektin e imazhin ndërkombëtar të Maqedonisë dhe prishje e bontonit diplomatik, por edhe sepse pretendimi i tij se ku ka mundur të ia jep mandatin më herët Zaevit dhe shumicës së tij parlamentare që të formojë qeveri, sepse me këtë nënkupton “shkelje të Kushtetutës”, është e pavërtetë.

Ja se si është rregulluar roli i presidentit të shtetit në Kushtetutën e Maqedonisë në lidhje me dhënien e mandatit për përbërjen e qeverisë së re:

Presidenti i Republikës së Maqedonisë ka për detyrë që në afat prej dhjetë ditësh nga konstituimi i Kuvendit mandatin për përbërjen e qeverisë t’ia ndajë kandidatit të partisë, gjegjësisht partive të cilat përbëjnë shumicën ne Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e marrjes së mandati, në Kuvend paraqet programin dhe propozon edhe për përbërjen e qeverisë. Qeveria, me propozimin e mandatarit dhe mbi bazë ta programit  zgjedh  Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. (Kushtetuta e RM-së, Neni 90)

Prej këtu del se Kushtetuta nuk ia lejon presidentit dhënien e mandatit sipas konstatimeve të tij ose vlerësimit, por është përdorur forma “i detyruar” që të ia ndaj mandatin partisë, respektivisht partive të cilat kanë formuar shumicën parlamentare nga numri i përgjithshëm i deputetëve në parlament. Profesori i të drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq, kështu sqaroi se perse, sipas mendimit të tij se Ivanov ashpër e ka shkelur Kushtetutën:

Me atë që nuk ia ndau mandatin partisë e cila siguroi shumicë parlamentare shefi i shtet minon dhe devalvon aktin konstitues. Nuk është e drejta e tij, por detyrë që t’ia ndaj mandatin kryetarit të LSDM-së meqë ka mbështetjen e 67 deputetëve dhe si mandatar duhet të formojë qeverinë,

duke shtuar se me mosdhënien e mandatit, Ivanov mbetet

 gjeneratori i krizës, duke u munduar që nëpërmjet kërcënimeve të shkoj kundër vullnetit të qytetarëve.

Presidenti Ivanov në disa kthesa vërtetoi se nuk ka për qëllim t’ia jep Zaevit mandatin, duke u arsyetuar me mbrojtjen e interesave shtetëror, të cilët sipas tij janë të rrezikuar nga e ashtuquajtura Platforma e Tiranës:

Edhe po të zgjidhet kryetari i Kuvendit, mandati për formimin e qeverisë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk do ta marr nëse nuk heq dorë nga Platforma e Tiranës,

deklaroi presidenti Gjrogje Ivanov në intervist për televizioni kombëtar kroat,

Ivanov haptazi e akuzoi liderin e LSDM-së se

pranoi platformë e cila u soll në kabinetin e një kryeministri të një shteti tjetër. Nëse i jap mandatin dikujt i cili pa pranuar platformën e një shteti tjetër, në pajtim me Kodin Penal, neni 308 unë rrënoj pavarësinë e shtetit. Aty qëndron se, ai i cili do të çoj vendin në një situatë të caktuar dhe të pavarur nga një shtet tjetër dënohet me pesë vite burg,

Gjegjësisht se 67 nënshkrimet e shumicës së re parlamentare janë marr nën kërcënim të partive politike ndaj Zaevit, por përgjatë asaj as ai, aq më pak përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, të cilët puBlikisht akuzuan Zaevin se ka kryer tradhti ndaj shtetit, nuk zbardhën fakt konkret se këto pretendime kanë baza, gjegjësisht se me të vërtetë ekziston çfarëdo arsye se shefi i shtetit nuk respekton atë që e urdhëron Kushtetuta si akt më i lart ligjor në shtet.

Ajo e cila menjëherë pas publikimit u quajt “Platforma e shqiptarëve” , dhe më pas “Platforma nga Tirana” ose “Platforma e Tiranës”, në të vërtetë, është, deklaratë publike e përgatitur nga BDI dhe nënshkruar nga BESA dhe Aleanca për shqiptarët e cila duhej që të ju shërbej si platformë e përbashkët e partive shqiptare për negociata në përbërjen e qeverisë së re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor të vitit 2016.  Ajo përmban qëndrimet e të gjithë partive të shqiptarëve për çështjet kyçe të shqiptarëve në Maqedoni, me qasje publike dhe përmbajtje të njohur nga e cila nuk mund që të përfundohet se rrezikon pavarësinë e Maqedonisë. Nuk ka asnjë argument se për një pretendim të atillë të Ivanovit.

Nuk ka asnjë platformë, por program të përbashkët për qeveri të ardhshme, 

porositi lideri i LSDM-së, Zaev, duke prezantuar programin e qeverisë se ardhshme maqedonase, të përbërë nga Lidhja Socilademokrate dhe partnerët e saj të koalicionit nga radhët e partive të shqiptarëve.

Sipas kësaj, pretendimi i presidentin Ivanov se nuk ka mundur që më herët se 17 maji të ndaj mandatin për përbërjen e qeverisë së ardhshme, Zoran Zaevit, është i pavërtetë.

BURIME:

 

Vlerësoi: Jugosllava Dukovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.