Ivanov fshihet pas një sërë justifikimesh, vetëm të mos ja jap mandatin Zaevit

Më shumë profesor universitar, mes të cilëve dhe Svetomir Shkariq, Osman Kadriu dhe Ljubomir Fërçkoski, vlerësojnë se presidenti Gjorgje Ivanov, me refuzimin që të jep mandatin, keqpërdor funksionin е tij dhe ka shkelur Kushtetutën.

…Sipas ekspertëve, problem janë afatet. Më saktë, që të respektohet neni 90 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë mbetet përmbushja e afateve të cilat janë të caktuara me Kushtetutë. Respektimi i afateve është i nevojshëm për transferim legjitime dhe legal të qeverisë. Biseduam për më shumë zgjedhje se si të tejkalohet problemi me afatet dhe të ndahet mandati, dhe përgjatë asaj vendimi që të mos jetë në kundërshtim me nenin 90 nga Kushtetuta. 

Kjo pyetje është lehtë e kalueshme dhe për këtë ekzistojnë zgjedhje, veçanërisht tani kur vet është krijuar dhe siguruar shumica në Kuvend. Në të kundërtën, vendimi im për ndarje të mandatit pa kujdes ndaj afatit 10 ditor në nenin 90 mund që të kontestohet…

Kjo është një prej shumë formulimeve të manipuluese të thëna në daljen e tij, nga vet presidenti Gjorgje Ivanov me 01.03.2017, kur ai opinionit maqedonas i kumtoi se ka vendosur që liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit nuk do t’ia ndajë mandatin. Në vet fillimin e fjalimit Ivanov spinon të vërtetën dhe duke u fshehur pas Kushtetutës dhe afateve kushtetuese, ik nga fakti se Zaevi i ka dorëzuar 67 nënshkrime për sigurimi e shumicës në parlament (siç kërkoi më herët Ivanov) dhe gjen “pengesë juridiko-formale” që të mos ndajë mandatin! Ivanov tashmë ka shkelur Kushtetutën që nga 9 janari i vitit 2017 kur ia ndau mandatin liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, pa mos siguruar shumicën për përbërjen e qeverisë, tani kur para vetes ka garancinë e shumicës parlamentare, kërkon justifikime, mes tjerash edhe afate kushtetuese, vetëm që të mos ndajë mandatin.

Së pari neni 90 nga Kushtetuta në të cilin thirret Ivanov është aq preciz aq sa nuk mund të jetë më i qartë. Ai sugjeron se Ivanov duhet që mandatin t’ia jep Zaevit.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë e ka për detyrë që në afat prej dhjetë ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend.
Mandatari, në afat prej 20 ditëve, nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit ia paraqet programin dhe i propozon përbërjen e qeverisë.
Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendi me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. (Neni 90)

Do me thënë Kushtetuta nuk i lë hapësirë Ivanovit që të mendojë dhe vlerësojë, por thotë se është i DETYRUAR që mandatin t’ia besojë kandidatit i cili ka siguruar shumicën në parlament, gjegjësisht në rastin e Zaev. Gjithçka tjetër është interpretim i thënë vetëm si arsye për refuzim të ndarjes së mandatit.  Këtë, padyshim, e di edhe vet Ivanov, i cili është profesor i të drejtës dhe politikologjisë në Fakultetin Juridik “Justiniani I” në Shkup, por për motive të paditura vendos Kushtetutën në mes të lojërave politike të rrezikshme. Përgjatë asaj, ai thërret në afate kushtetuese, më saktë, nga paragrafi i nenit 90 i cili thotë se “Presidenti i Republikës së Maqedonisë e ka për detyrë që në afat prej dhjetë ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë…”. Por, ai afat ka kaluar, duke pasur parasysh faktin se ai së pari ia ka ndarë mandatin Gruevskit. Dhe çka duhet të bëhet tani? Të kthehet koha pas?! Kjo kërkesë e tij tingëllon edhe qesharake.

Më shumë profesorë universitar, mes të cilëve dhe, Svetomir Shkariq, Osman Kadriu dhe Ljubomir Fërçkoski vlerësojnë se presidenti Gjorgje Ivanov, me refuzimi që të jep mandatin, keqpërdor funksionin dhe ka shkelur Kushtetutën.

E dyta, por moment kyç që të mos ndajë mandatin Ivanov theksohet “platforma pas-zgjedhore politike dhe cila është e përpunuar dhe nënshkruar në një shtetë të huaj”. 

Pas zgjedhjeve u befasuam nga një platformë politike pas-zgjedhore e një shteti të huaj. Platforma është një dokument i përpunuar pas-zgjedhor dhe i nënshkruar në shtet të huaj në kabinetin e një diplomati të huaj dhe me ndërmjetësim të kryeministrit të një shteti tjetër. Përmbajtja e platformës është jashtë Kushtetutës dhe jashtë Marrëveshjes kornizës të Ohrit.

Nuk është e vërtetë se platforma është “përpunuar” në shtet të huaj, aq më pak, në kabinetin e një diplomati të huaj. Platforma është përpunuar nga BDI. Siç është edhe e njohur dhe siç është publikuar edhe në media, BDI, si autore e këtij dokumenti filloi që të thërras edhe partitë tjera parlamentare etnike shqiptare që ta mbështesin. Ndërsa ndërmjetësimi dhe nënshkrimi në kabinetin e kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk ishte për shkak se ai ose ndonjë tjetër nga Shqipëria është autor. Përkundrazi, ndërmjetësimi dhe nënshkrimi i platformës ka ndodhur në kabinetin e e tij sepse BESA nuk dëshironte të dëgjoj dhe as që të nënshkruaj, me të vetmin motiv se e gjithë ideja rrjedh nga BDI, ndaj të cilës BESA pozicionohet kundër dhe nga kjo parti kanë shprehur mjaftë akuza në raste të ndryshme ne lidhje me pjesëmarrjen e partisë më të madhe shqiptare në qeveri në 10 vitet e fundit. Pikërisht për këtë BDI kërkoi ndërmjetësimin e Edi Ramës, ndërsa BESA gjendje në situatë që do të ishte e vetmja parti e cila nuk do zë kishte nënshkrimin e saj në platformë, edhe atë së bashku me “përpunimin”, që të fitohet përshtypja se dokumenti është “i huaj” dhe armiqësore.

Në pajtim me Nenin 84 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, nuk do t’ia ndajë mandatin për përbërjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë gjithsecilit i cili negocion për platforma të shteteve të tjera me të cilat cënohet populli maqedonas, rrezikohet uniteti i shtetit, sovranitetidhe pavarësia e vendit. 

Platformat pas-zgjedhore të huaja nuk mund dhe nuk guxojnë që të jenë bazë për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. 

Me çka është rrezikuar unitariteti i shtetit të cilin e përmend Ivanov? Me asgjë, përveç nëse nuk dëgjohet propaganda e VMRO-DPMNE-së, e cila, ka folur për të njëjtën platformë me BDI-në deri me 29.01.2017, dhe e cila tani vazhdimisht paralajmëron rrezik nga federalizimi ose kantonizim. Fundja “pika më problematike” nga ajo platformë, pika 1 thotë: Arritje e barazisë së plotës në pajtim me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën. Do me thënë, në pajtim me Kushtetutën!

Kontrolli i pretendimit se si është rrezikuar pavarësia e RM-së nuk tregoi se pretendimi i Ivanovit është i saktë. Pavarësia mund të rrezikohet fizikisht ose esencialisht.

Rreziku fizik siç shohim nuk kemi. As nuk ka informata për diçka të atillë, sepse në të kundërtën do të duhej që ta dimë se dikush mbledh ushtrinë ose grupe të armatosura dhe përgatitet që të sulmojë RM-në. Pavarësia esenciale vlerësohet sipas asaj nëse institucionet e shtetit dhe gjithë shteti funksionon sipas kushtetutës, ligjeve dhe akteve nënligjore që cilat i marrin organet dhe trupat e institucioneve dhe më e larta prej tyre – Kuvendi  RM-së. Përgjigja është vërtetuar.

Përfundimisht, a është rrezikuar sovraniteti? Fjala sovranitet ka funksion dhe rrënjë latine, ndërsa për kah kuptimi politik përkufizohet si “e drejta ekskluzive e politikës së lartë ( p.sh. legjislativ, gjyqësor, dhe/ose ekzekutiv) qeveri mbi një rajon të caktuar gjeografik, grup i njerëzve ose veten e tyre. Sovraniteti prezanton qeveri të lartë legjislative, për të cilën nuk ka nevojë askush”. (burimi)

Neni 1 nga Kushtetuta e RM-së shton se Sovraniteti i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm, i patjetërsueshëm dhe i pavarur, ndërsa në nenin 2 nga Kushtetuta qartë është shtuar prej kur vjen dhe kujt i përket sovraniteti:

Në Republikën e Maqedonisë sovraniteti buron nga qytetarët dhe u takon qytetarëve.
Qytetarët e Republikës së Maqedonisë pushtetin e realizojnë nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet referendumit dhe formave të tjera të deklarimit të drejtpërdrejtë.

Zaevi i dorëzoi Ivanovit 67 nënshkrime të “përfaqësuesve të zgjedhur demokrat”, Ivanov nuk respekton vullnetin e tyre, duke shkelur zgjedhjen e tyre ai ka shkelur edhe sovranitetin.

Dhe krejt në fund, cila është garancia se në rast se shkohet në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare në të cilat, në një situatë të pritur, përsëri do të kishte ndarje të njëjtë ose të ngjashme të forcave (të cilat e tregojnë edhe anketat), Ivanov do të respektonte vullnetin e popullit. Përkundrazi, të gjithë elementet tregojë se përsëri do ta shkel atë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.