Ivanov doli me një sërë gënjeshtrash për sektorin civil

Pretendime që nuk bindin dhe të pavërteta nga Ivanov për sektorin civil. Foto: Presidenti i RM-së/ueb-faqja.

Кога одредена граѓанска организација се занимава со владеење на правото на пример, или со проблемите на болните од дијабетес, нормално е дека ги разгледува и законите и институциите што ги применуваат и нормално да препорачуваат, бараат, протестираат и алармираат за измена на одредени политики. И што е, и кај е тука проблемот?

 

Presidenti i RM-së, Gjorgje Ivanov, dha një interviste të gjatë për televizioni kombëtar hunagrez, gjatë të cilës në një moment i përgjigjet pyetjes ” se si e komentin faktin që disa organizata të caktuara mundohen që të përzihen ne politikë”, me ç’rast jep edhe deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë: 

– Ka shumë organizata joqeveritare të cilat me të vërtetë hapin çështjet, problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet vendi. Dhe prej tyre ka interes edhe vendi edhe qeveria edhe të gjithë, sepse shërbejnë për ndërgjegjësim të shoqërisë, dhe tregojnë çka dhe si duhet që të veprohet. Por, kemi edhe organizata joqeveritare të cilat thjeshtë janë në funksion të manipulimit, shtypjes dhe hapjes se çështjeve të cilat nuk janë në interes të qytetarëve tanë

Për ketë, thotë Ivanov, ajo fushë është shumë liberale, në një far mënyre duhet që të rregullohet. – Të dihet se kush jep para, prej ku vinë ato para, cili është qëllimi i atyre shumave milionëshe të cilat hyjnë duke mos i kontrolluar askush dhe thjeshtë të krijojnë probleme të cilat nuk mund që të zgjidhen aq shpejtë, thotë presidenti maqedonas në intervistë per televizionin hungarez. Ivanov shtoi se problemi më i madh në Maqedoni është që fondacionet e huaja e nacionalizojnë shoqërin civile dhe e ndajnë në vendbanime sipas bazës etnike. 

ARSYETIM:

Pjesët e deklaratës të cilat i vlerësojmë si të pavërteta dhe të cilat janë lëndë për vlerësim, janë në tre segmente:

а) Ivanov pajtohet se organizatat joqeveritare janë përzier, andaj vlerëson se ka pasur organizata joqeveritare me qëllim të mirë dhe të dobishme, por ka pasur edhe prej tyre të cilat kanë qenë në funksion të manipulimit, shtypjes dhe hapjes së çështjeve të cilat nuk kanë qenë në interes të vendbanimit;

б) fusha e OJË-ve ka qenë shumë liberale, andaj në një farë mënyre duhet që të rregullohet, që të dihet se të kujt janë parat dhe përse shërbejnë;

в) problemi më i madh ka qenë që OJQ-të kana nacionalizuar shoqërinë dhe e kanë ndarë në vendbanime sipas bazës etnike.

Pretendimet në të gjitha tre segmentet janë të pavërteta. Argumentet janë të radhitura dhe të thënë në opinion në Maqedoni disa here, por kjo nuk është pengesë, funksionarët më të lartë shtetërorë ndjekin pjesë të funksionarëve më të larët politik, të cilat fajin për politikë të pasuksesshme e kërkojnë në sektorin civil.

ËSHTË LEGJITIME QË SEKTORI CIVIL TË MERRET EDHE ME POLITIK

Sektori civil në Maqedoni, si në çdo shtet tjetër, mes tjerash, merret edhe me çështje politike sipas definicionit dhe udhëheq fushatë të cilët preken deri të politikat shtetërore dhe partiake. Teza se ajo është jonatyrore, në janar në intervistën per mediumet e huaja e dha edhe shefi i diplomacisë Nikolla Popovski. Bëhet fjalë për manipulim të dal ose me qëllim ose nga keqkuptimi i rolit të sekotrit civil. Përse, kur një organizatë e caktuar qytetare merret me qeverisjen e të drejtës, ose me problemet e të sëmurëve me diabet, normale është se i shqyrton edhe ligjet edhe institucionet të cilët i emërojnë dhe normalisht që të propozojnë, kërkojnë, protestojnë dhe alarmojnë për ndryshimin e politikave përkatëse. Edhe çfarë, ku është këtu problemi?

Ndërsa nëse organizatat përkatëse janë në funksion të manipulimeve, shtypjes dhe hapjes së çështjeve të cilët nuk janë në interes të qytetarëve, Ivanov duhet që të theksojë të paktën afërsisht në cilët sektorët ata veprojnë ose drejtpërdrejtë se cilët janë ato organizata joqeveritare, që të mund opinioni të vlerësojë mbi baza të më shumë informacioneve se a janë ashtu ose nëse çështjet janë ose nuk janë në interes të qytetarëve. Kështu, një deklaratë të dhënë kot mund që të vlerësohet si e pavërtetë.

 

SEKTORI CIVIL ËSHTË NJË FUSHË E KONTROLLUAR MIRË

Segmenti i dytë i deklaratës së Ivanovit ka të bëj pretendimin e tij se sektori ka qenë “shumë liberal” dhe “për këtë në ndonjë mënyrë duhet që të rregullohet”, gjegjësisht duhej që të kontrollohej se kush se përse ka dhënë para, “ata shuma milionëshe të cilat hynë pa kontrolluar askush dhe thjeshtë krijojnë probleme…”

Është e saktë se RM ka politikë liberale kah bashkësia e qytetarëve dhe sektorit civil. Kjo e drejtë e garantuar edhe me Kushtetutën e RM-së, në nenin 20, ndërsa është e mundur edhe me Ligjin për shoqata dhe fondacione. Por, ajo çka është e pavërtetë në deklaratën e Ivanovit, është mungesa e kontrollit te milionëve “të fort” te cilët më pas kanë krijuar probleme. Më saktë, mekanizmat për kontroll janë ndërtuar edhe në Kushtetutën edhe në ligjin e theksuar, ndërsa kuptohet edhe e gjithë seria e ligjeve të tjera për siguri dhe kontroll financiar. Paragrafi i tretë dhe i katërt i nenit të 20 nga Kushtetua drejtpërdrejtë kontrollon, ose detyron shoqatat dhe fondacionet:

Programet dhe veprimtaria e shoqatave civile dhe partive politike nuk mund të orientohen drejt rrënimit të dhunshëm të rendit kushtetues të Republikës dhe drejt nxitjes ose thirrjes së agresionit ushtarak, ose nxitjes së urrejtjes ose mosdurimit kombëtar, racor ose fetar.   

Ndalohen shoqatat ushtarake ose gjysmëushtarake, të cilat nuk u takojnë forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë.

Ligjin për shoqata dhe fondacione, në neni 65, në mënyrë precize është shtuar së organizimi i sektorit civil mund që të ndalohet nëse janë kryer veprimet në vazhdim të ndaluara me ligj:

Ndalohet puna e organizatës nëse:

  • veprimtari e saj është drejtuar kah rrënimi i rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, 
  • nxitje dhe thirrje e agresionit luftarak dhe nxitje te trazirave në bazë të nacionalitetit, racës ose përkatësisë fetare ose urrejtje, 
  • aktivitete të lidhura me terrorizëm 
  •   aktiviteteve të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën ose ligj, 
  • rrezikohet liria ose drejtësia e personave të tjerë. 

Në të njëjtën kohë është shkruar se ngritjen e procesit për ndalim mund që ta kryej kushdo qytetarë me padi deri të prokurori publik përgjegjës ose nëse ai vepron sipas pozitës zyrtare. Përgjatë të cilës, nëse prokurori tashmë ka hap procedurë, procedura para gjykatësit është urgjente.

Të thirremi edhe ne mundësit tjera ligjore dhe realitetin në te cilin jeton sektori civil. Organizatat janë përgjegjëse të punojnë me të gjitha rregullat financiare të përfshira në ligje dhe në akte nënligjore, janë të detyruar që të paguaj tatime, janë të detyruar që të respektohen të gjithë dispozitat e ligjit për marrëdhënie pune, janë të detyruar që të përgatitin fatura të kryera dhe janë të detyruar që të kenë nën kontroll të shtëpive revizore gjatë punës së tyre financiare. Ata, po ashtu si çdo person ligjor, kanë edhe trupa drejtues dhe mbikëqyrës, ndërsa ballafaqohen edhe me kontroll te brendshëm, të organeve shtetërore ose institucione, por edhe nga ana e jashtme, nga ana e institucionit i cili jep parat.

Prej kur në vitin e fundit është përforcuar anti-fushata ndaj sektorit civil dhe kjo pikërisht ndaj organizatave më efikase dhe më në pah, këto kontrolle nga ana e organeve shtetërore dhe institucioneve janë më të shpeshta, ndërsa sipas  momenteve se kur bëhet kontrolli dhe përmbajtja, kufizohen me shtypje politike dhe frikësime.

Sipas kësaj edhe këtë pjesë të deklaratës së Ivanovit se duhet që të rregullohet fusha që të jetë nën kontroll milionat e “fortë” të cilët hyjnë dhe bëjnë probleme është e pavërtetë. Kjo fushë, sektor civil dhe veprimi i sektorit civil është materie e rregulluar mirë e cila i mundëson shtetit, që sa herë që të jetë nevoja, të mund të bëj kontroll në veprimin dhe harxhimet e secilit denarë  të çdo milioni, që sipas Ivanov, paskan qenë problem, por nuk tregon kur, ku dhe nga kush.

 

BASHKËSIA MOTIVOHET NGA OJQ-TË

Përfundimisht, do të vlerësonim edhe si skandaloze pjesën e deklaratës se fondacionet e huaja e kanë nacionalizuar shoqërinë civile dhe e kanë ndarë vendbanimin ne baza partiake.

Opinioni nuk njeh asnjë fondacion të madh ose të dukshëm ose organizatë të sektorit civil, të huaj, siç do të thoshte Ivanov, duke menduar anën financiare me donatorë nga jashtë, e cila merret me ndarjen e vendbanimit në baza etnike. Është pikërisht e kundërta. Një pjesë e aktiviteteve, fondacione të dukshme financojnë dhe zhvillojnë projekte të cilat mbështetin multietnitetin dhe bashkëjetesën në shoqëri dhe kjo lehtë mund që të vërtetohet vetëm me leximin e të dhënave bazë nga aktivitete e tyre në ueb-faqe.

Ekzistojnë organizata joqeveritare të cilat merren edhe me çështjen të cilat kanë të bëjnë vetëm më një etnitet, por, merren edhe me probleme te përbashkëta të të gjithë qytetarëve, u tregua një ngjarje në BBC për këtë temë në vitin 2010.

Një storje tjetër në REL njëjtë nga viti 2010 kushtuar edhe ndarjeve më të mëdha në Maqedoni, sugjeron se për përçarje më fajtorët janë pikërisht paritë politike, gjegjësisht ajo qeverisëse.

Prej këtu, mund që të përfundohet se në pjesën e përgjigjeve për rolin dhe ndarjen e sektorit civil ne Maqedoni në intervistën për televizioni  hungarez, të cilët kanë qenë lëndë e këtij kontrolli, pretendimet e Ivanovit janë të pavërteta. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.