Institucionet në RMV kanë mbi 81 milionë euro borxhe për ngrohje dhe transport (Infografik)

Nga totali i borxheve të brendshme në nivel shtetëror dhe lokal në vlerë prej afro 400 milionë eurosh, madje 20% është vetëm në bazë të faturave të papaguara për shërbime komunale, energji elektrike, ngrohje, transport, e pothuajse 22% e borxhit është për të materiale papaguara dhe inventar të imët, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Shëndetësia, ndërmarrjet publike komunale dhe shtetërore me borxhin më të madh

Institucionet shëndetësore, spitalet, klinikat, institutet, të ndjekura nga ndërmarrjet publike komunale, ndërmarrjet publike shtetërore dhe kompanitë në pronësi shtetërore raportuan shumat më të larta të borxhit në shuma milionëshe. “Portalb”-i bëri një analizë krahasuese të gjendjes së borxheve në nivel vjetor. Në fund të tremujorit të tretë, institucionet publike shëndetësore raportuan një borxh në vlerë prej 104 milionë euro – me një rritje prej pothuajse 42 milionë eurosh krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2021.

Rritje të borxheve në shtator të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka edhe te ndërmarrjet publike shtetërore dhe kompanitë shtetërore – ku detyrimet e prapambetura, por të papaguara arrijnë në 126 milionë euro, ndërsa borxhet e ndërmarrjeve publike komunale janë në vlerë prej 70,8 milionë euro, që është një rritje për 18,5 milionë euro.

Mbi 40% e borxheve për shërbimet komunale, inventar, materiale…

Për shërbime komunale, rrymë, ujë, transport, telefona, internet, mobilie dhe inventar – mbi këtë bazë janë borxhet më të mëdha të institucioneve shtetërore, ndërmarrjeve publike, komunave, shëndetësisë, arsimit. Në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, vetëm në bazë të faturave për shërbime komunale (rrymë, ujë, komunikime), detyrimet e prapambetura, por të papaguara të institucioneve në nivel shtetëror dhe lokal arritën në nivel fantastik prej 81,3 milionë euro dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur për 35,5 milionë euro.

Shuma milionëshe të borxheve ka dhe në bazë të materialeve të blera, por të papaguara dhe inventarit të imët, edhe atë borxh prej afro 85 milionë eurosh me një rritje dramatike prej 40 milionë eurosh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shuma të larta të detyrimeve të papaguara ka edhe për “shërbime kontraktuale”, ku në fund të shtatorit 2022 borxhi ishte pothuajse 43 milionë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ai ishte 33 milionë euro. Në nivel vjetor, ka rritje edhe të borxheve për shpenzime dhe mëditje për udhëtime, nga 161.000 euro në shtator të vitit 2021 në 253.500 euro.

Në listën e re të borxhlinjve të publikuar nga Ministria e Financave, borxhe raportuan 864 institucione në nivel shtetëror dhe lokal – ministri, spitale, shkolla, gjykata, fakultete, komuna, ndërmarrje publike, institucione kulturore. Nga ministritë, shumën më të madhe të borxhit prej 1.5 milionë euro e ka raportuar Ministria e ArsimitMinistria e Kulturës kishte borxh prej 860,000 euro, ndërsa e treta për nga borxhi është Ministria e Drejtësisë me një shumë prej 611.000 euro.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.