Insinuatë e servuar spekulative për djegien serike të makinave në Maqedoni

 

 

Shkruan: Zhaklina Cvetkovska

Po recenzojmë një  tekst me titull „ Pas audio bombës së sotme a po bëhet e qartë se kush qëndron pas djegies serike të makinave nëpër Maqedoni?“, që ka të bëjë me publikimin e audio materialit, që ka shumë mundësi të jetë regjistruar në mënyrë ilegale, e në të cilin dëgjohet bisedë mes dy personave për të cilët pretendohet se janë të afërt me familjen Zaev.

Teksti është përplot me spekulime dhe informacione të pakonfirmuara. Materiali i regjistruar ilegalisht përdoret për të insinuuar se të gjitha rastet e djegies së makinave që nga viti 2017 e deri më tani kanë të bëjnë me personat e njëjtë të cilët përmenden në materialin e regjistruar ilegalisht, pa ofruar dëshmi relevante për këtë gjë.

Në paragrafin në fjalë, menjëherë pas përmbajtjes së parafrazuar të audio bombës, thuhet:

„Nga kjo rrjedh pyetja nëse Tushniku (njëri nga bashkëbiseduesit) është pjesë e një grupi më të madh të nëntokës i cili me ,,amin“ të familjes Zaev u vinte flakët makinave në mbarë vendin këto dy vite e gjysmë.”

Duke u bazuar në një audio material, për të cilin as që dihet se kush e ka regjistruar, e as se kush ka marrë pjesë si bashkëbisedues, as edhe nëse përmbajtja e asaj bisede është realizuar në një veprim konkret, servohet insinuatë spekulative, se persona publik janë të përfshirë në veprime kriminele, ndërkohë që nuk është siguruar asnjë deklaratë zyrtare, dëshmi për ndonjë denoncim eventual, procedurë gjyqësore, etj.

Nëse bëhet fjalë për spekulime, kjo duhet të theksohet qartë, gjë që në këtë rast nuk është bërë, me çka është shkelur neni 1 i Kodit etik të gazetarëve në Maqedoni.

Problematike është e gjithë mënyra e përcjelljes së informacionit. Nëse bëhet fjalë për raport në të cilin janë përpunuar detaje, ato duhet të jenë faktike, por edhe të mbështetura me informacione relevante. Në këtë rast kjo deri diku është bërë vetëm në numërimin e rasteve të regjistruara të djegies së makinave gjatë viteve të fundit, por jo edhe në pjesën tjetër të tekstit.

Aty përmendet edhe një shkrim i gazetarit Sasho Ordanovski nga viti 2017, për të cilin komentohet se ,,këto aktivitete kriminele ai i ka lidhur me një agjenci sigurimi nga një qytet në Maqedoninë jugore”. Por në asnjë vend nuk është theksuar se bëhet fjalë për një kollumnë të Ordanovskit, e cila si zhanr gazetaresk mbështetet vetëm në mendimin ose qëndrimin subjektiv të autorit. Në fakt, edhe vetë Ordanovski thekson se bëhet fjalë për thashetheme. Por, ai, në asnjë moment, nuk involvon persona konkret në këtë sistem reketimi, por vetëm shkruan „Е, ky tani është/janë problem(e) në tavolinën e Zaevit (asokohe kryeministër) via Oliver Spasovski (asokohe ministër i punëve të brendshme)!” duke thënë në këtë mënyrë se këtë problem pushteti duhet ta zgjidhë në mënyrë serioze dhe rrënjësore.

Në tekst nuk është përcjellë as reagimi i Vice Zaevit ku thotë se audio bomba është „thashethem dhe gënjeshtra“ , që paraprakisht është publikuar në një tekst të veçantë. Do të ishte korrekte që në këtë teskt në të cilin përpunohet një temë komplekse, e në të cilin shpalosen insinuata për një person të caktuar, të publikohet edhe demanti i dhënë, ashtu siç thotë neni 3 i Kodit etik të gazetarëve.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.