“Informer” spekulon se RMV nuk ka dashur avion ushtarak bullgar

Foto: screenshot nga pjesa e ilustrimit të tekstit në "Infomer"]

Lajmi se gjatë ditës së djeshme, 24.12.2019, dy avion grek nga baza më e afërt në Larisa kanë udhëtuar tërësisht në qiellin e shtetit në suaza të marrëveshjes teknike (NATO) mes Shkupit dhe Athinës për ruajtjen e qiellit maqedonas, u transmetua nga shumë mediume, në mesin e të cilëve edhe “Informer”, por me titull spekulues.

“Informer” me titullin “GREQIA MORRI QIELLIN MAQEDONAS! Shkupi nuk i dëshiron avionët bullgar” (GRČKA PREUZIMA MAKEDONSKO NEBO! Skoplje ne želi bugarske avione!plason spekulime pa asnjë bazë, e cila nuk vjen nga lajmi që e transmetojnë, aq më pak ndonjë burim që mbështet titullin.

Përveç këtij titulli spekulues, lajmi është transmetuar saktë (burimet janë “Tahjug” e cila thirret në “Tellma” dhe Ministrinë e Mbrojtjes së RMV), ndërsa spekulimin e nxjerrin prej fjalisë së fundit në të cilën thuhet se “Bullgaria po ashtu, ofroi kontroll të qiellin maqedonas”. 

MISIONI “AIR POLICING” i NATO-s NUK NJEH “DUA-NUK DUA”

Vetëm një ndjekje e vogël e kujdesshme e lajmeve çon drejt fakteve në vazhdim.

Bëhet fjalë për mision të vazhdueshëm të vendeve anëtare të NATO-s i cili thirret “Air policing”. Bëhet fjalë për aktivitetin e Aleancës për kujdes të vazhdueshëm të qiellit në të gjithë hapësirën që mbulon NATO; gjegjësisht përkujdesje të mbi 30.000 fluturimeve në ajër të vendeve anëtare të Aleancës. Në suaza të këtij aktiviteti të vazhdueshëm, çdo vend anëtar duhet të sigurojë minimum dy avion kujdestar – përgjuesit në kontroll të plotë edhe atë 24/7, me qëllim që të intervenohet gjatë diçkaje që nuk parashihet. Ato vende anëtare nuk kanë një aviacion të tillë – gjuetar – përgjues, siç janë vendet baltike, Sllovenia, Mali i Zi dhe Maqedonia, kanë marr shërbime të këtij tipi nga vendet tjera anëtare të NATO-së.

Pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës, ndryshimi i Kushtetutës dhe thirrja që të bëhemi anëtarë të NATO-s, është e vërtetë se shprehën dëshirë që qiellin maqedonas ta ruaj Greqia, Bullgaria dhe Turqia. Shkupi, arriti marrëveshje me Athinën, ndërsa në suaza të kësaj u nënshkrua edhe marrëveshja në shtator gjatë takimit të gjeneralit të shtabit të përgjithshëm të ARMV, gjeneralit Vasko Gjurlinovski, me kolegun e tij grek, Hristos Hristodulu, në Selanik.

BULLGARIA PRITI F-16 AMERIKANE

Nga ana tjetër, sipas informacioneve të qasshme, Shkupi ka arritur marrëveshje edhe me Bullgarinë për kontrollin e qiellit, që në korrik të këtij viti. Megjithatë, kjo marrëveshje, sipas kryeministrit bullgar Bojko Borisov, do të hyjë në fuqi kur Bullgaria të merr 8 avionët e parë të vitit F-16 në forcat e saja ajrore. Marrëveshja për këtë u miratua në kuvendin e Sofjes në korrik të këtij viti, ndërsa në shtator prodhuesi “Lokid Martin” komunikoi se avionët do të porositen në vitin 2022.

Sipas kësaj “Informer” pa asnjë argument me titull spekulues i dezinformoi lexuesit e tij rreth marrëdhënieve mes RM së Veriut dhe Bullgarisë. Përkundrazi, ruajta e qiellit me ndërrimet është praktik e zakonshme e NATO-s dhe kjo ndodh edhe me Malin e Zi, ku në krye të kontrollit të qiellit janë Italia dhe Greqia ose vendet Baltike, qiellin e të cilit e ruajnë zakonisht tre vende evropiane të mëdha, anëtare të NATO-s. /tb

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.