Informacioni është e drejtë universale e njeriut edhe në Maqedoni – por vetëm në letër
Дел од медиумските реформи мора да биде и Законот за слободен пристап до информации од јавен карактер. Ова го покажува 11 годишната пракса на (не) функционирањето на овој Закон и на Комисијата што треба да го штити правото на граѓанинот
Një pjesë e reformave në mediumeve duhet të bëhet edhe Ligji për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik. Këtë e tregon praktika 11 vjeçare e (mos) funksionimit të këtij Ligji dhe Komisionit që duhet të mbrojë të drejtat e qytetarit
Shkruan: Teofil Bllazhevski
Një pjesë e reformave mediatike në Republikën e Maqedonisë, të cilat janë pjese e Reformave me prioritet urgjent që dalin nga propozime e Rajnhard Pribes, është edhe Ligji për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, i cili duhet që të ketë ndryshime. Kjo kërkesë dhe ky konstatim i bashkësisë mediatike u dërgua edhe më herët pëpara se atë ta dërgonin Pribe dhe Be, prej kur u panë dobësitë në praktik edhe në Ligj edhe në Komisionin i cili duhet që të mbroje të drejtën e qasjes së lirë deri te informacionet e karakterit publik.
INFORMACIONI ËSHTË E DREJTË NJERËZORE UNIVERSALE
Ligji del prej detyrimeve të shkruara në Kushtetutën e RM-së, të cilat janë pjesë e Konventave të pranuara dhe rezolutave ndërkombëtare në vend, duke filluar para së gjithash prej themeleve – Neni 19 i deklaratës Universale për të drejtat e njeriut nga OKB (1948) dhe Neni 10 nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, i Këshillit të Evropës (1950). Por, edhe pse Ligji është miratuar pas plot 16 viteve nga pavarësia në vitin 2006, do të thotë se vendi që prej atij momenti i ndërton detyrimet nga konventat ndërkombëtare – 11 vite më pas, në vitin 2017, mund që të konstatohet se punët janë duke u zhvilluar me shpejtësinë e kërmillit. Edhe pse ligji parasheh detyrime dhe gjoba, asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrë drastike për të mirë. Ajo çka ngeli nga Ligji është vetëm Neni 2, i cili i përshkruan të gjithë Ligjet, neni 4, ku thuhet se çdo person juridik dhe fizik ma të drejtë deri te qasja e lirë deri te informacionet dhe Neni 9, i cili shkruan detyrime për azhurnim dhe qasje. Kjo është ndërtuar praktikisht në Nenin 19 nga Deklarata Universale dhe Neni 10 nga Konventa Evropiane,, me të cilat vërtetohet se informacioni është e drejtë universale. Nenet më poshtë, në afatin e shkurt të ligjit, mund të jenë problematik.
INTERPRETIM MË TË GJERË TË LIGJIT
Nenet më të rëndësishme të Ligjit dhe dobësitë, gjenden në devijimet e definimeve të zgjeruara për detyriin e dhënies së informacioneve, andaj ato mund që të interpretohen si të duan, më pas në afatet për marrjen e informacionit dhe në proporcionin e ndarjes së gjobave në mënyrë të padrejtë. Për shembull, Neni 6 nga Ligji, i rregullon përjashtimet nga kjo e drejtë:
Bartësit e informacionit mund të refuzojnë kërkesën për qasje deri të informacioni në pajtim me ligjin nëse informacioni ka të bëj me: 1) informacioni i cili mbi baza të ligjit paraqet informacion të klasifikuar me shkallë të përshtatshme të fshehtësisë; 2) e dhënë personale, zbulimi i të cilës do të thoshte shkelje e të dhënave të mbrojtura; 3) informacioni për punë të arkivuar e cila është e vërtetuar si e besueshme, 4) informacioni dhënia e të cili do të thoshte shkelje të konfidencës së procedurës tatimorë; 5)informacioni i marr ose i hartuar për hetim, procedurë penale ose shkelje, për zbatim të procedurës së udhëheqëse dhe qytetare, dhënia e të cilës do të kishte pasoja gjatë procedurës; 6) informacioni i cili ka të bëj me interesa komercial ose ekonomik, përfshirë këtu edhe interesat politikë, atë monetar dhe fiskal, dhënia e të cilit do të kishte pasoja në realizmi të funksionit; 7) informacioni nga dokumenti që është në procedurë të përgatitjes dhe ende është lëndë në pajtueshmëri të bartësit të informacionit, zbulimi i të cilës do të thoshte interpretim të gabuar të përmbajtjes dhe 8)informacion i cili rrezikon të drejtën e pronës industriale ose intelektuale (patentën, modelin, mostrën, prodhimin e vulës dhe shërbimin, shenjën e prejardhjes së produktit).
Siç mund të shihet, për shembull, nga pika 1 ose nga pika 7, edhe nga të tjerat, gjithçka është definuar më gjerësisht dhe ju lë personave kompetent, hapësirë që të thirrën në përjashtimet, përfshirë këtu edhe gjykatën administrative, për të mos dhënë informacione.
AFATI DUHET QË TË SHKURTOHET
Neni 21 ndan afatin për dhënie të informacionit, i cili është më së shumti 30 ditë. Në paragrafin 1 të këtij neni më mënyrë decide thuhet:
Bartës i informacionit është i detyruar që menjëherë të përgjigjet pas kërkesës së kërkuesit, më së voni deri në 30 ditë nga data e pranimit të kërkesës.
Por, siç mund të shihet, nuk është specifikuar nëse bëhet fjalë për ditë kalendarike apo ditë punë, gjë që në praktik ai i cili e posedon informacionin shpesh di të thotë se bëhet fjalë për ditë punë, andaj përgjigja nuk merret edhe pas tejkalimit të 30 ditëve nga parashtrimi i kërkesës. Nga më shumë mbledhje profesionale, konferenca, këshilla në bashkësinë mediatike, më së paku në vitet e fundit, doli qëndrimi unanim se afati është shumë i gjatë dhe duhet të shkurtohet. Çështja është nëse duhet të parashihet dhënia e informacionit menjëherë ose në afat prej disa ditësh, deri në 15 ditë kalendarike, gjegjësisht 10 ditë pune.
DËNIME TË CILËT STIMULOJNË MOSDHËNIEN E INFORMACIONIT
Për analizë është edhe pjesa e dënimit sipas këtij Ligi. Për shembull në Nenin 44 thuhet:
Gjobë me vlerë denarësh prej 300 deri në 500 euro për shkelje do t’i caktohet personit zyrtar për ndërmjetësim me informacione te bartësi i informatës përderisa në afatin e paraparë pabazë nuk e ndërmjetëson informacionin në pajtim me nenin 21 nga ky ligj, gjegjësish në afat prej 30 ditësh.
Por në Nenin 39 dhe në Nenin 40, dënimet janë 2.000 euro, përderisa bartësi i informacionit e ndan më kërkuesin, dhe ai hynë në grupin e të drejtave më përjashtim në Nenin 6, për të cilët tashmë është konstatuar se janë të zgjeruara dhe kanë hapësirë për manipulim. Prej këtu mund të përfundohet se dënimet janë më së shumti stimuluese dhe të ulëta nëse nuk merret informacioni, restriktive dhe më të larat, nëse kërkuesi e merr informacioni, dhe nuk është dashur që t’i jepet. Nga politika dënuese e këtij Ligji, do të thuhej se, stimulohet mosdhënia e informacionit. Nga gjithçka e thënë më lartë, si dhe nga të gjithë diskutimet profesionale të bëra deri më tani në bashkësi mediale, dhe jo vetëm në të, është plotësisht e qartë se ligji duhet që të ndryshojë. Këtë e vërtetojnë edhe bashkëbiseduesit e “Vërtetmatësit”.
FAKIQ: LIGJI ËSHTË I KEQ, KOMISIONI ME DUAR TË LIDHUR
Sabina Faqiq, drejtore e programit në Qendrën për Komunikim Qytetarë e cila shpesh është “klient” e Komisionit, për faktin se përballen me institucione jo të hapura, e vërteton dhe shton se ata kanë dërguar dhe kërkesë formale për ndryshim të ligjit:
Qendra për komunikim qytetarë që në vitin 2013 nga institucionet përkatëse ka kërkuar shkurtim të afatit për përgjigje për qasje deri te informacionet e interesit publik nga 30 ditët e tanishme në 15 ditë, si dhe zgjerim të përgjegjësve të Komisionit për mbrojte të së drejtës për qasje të lirë deri të informacioni me karakter publik. Praktika thotë se institucionet edhe kur japin informacioni e dhënë, edhe pse Ligji thotë menjëherë, ndërsa më së voni në afat prej 30 ditësh, atë më së shpeshti e bëjnë në aftin maksimal ligjor. Në raste kur, institucioni i caktuar nuk e jep informacionin, jeni të detyruar që t’i drejtoheni Komisionit, por edhe ai në vend që në afat prej 15 ditësh, vendimet i merr më së shpeshti me vonesa. Prej këtu, marrja e informacionit të kërkuar mund që të zgjas edhe më shumë se 2 muaj. Problem shtesë është që Komisioni përkatës i toleron bartësit e informacionit të cilët nuk i përmbushin detyrimet ligjore, gjegjësisht nuk i japin informacionet e kërkuara dhe nuk fillojnë procedurat para gjykatës përkatëse. Prej këtu propozojmë zgjerim të kompetencave të Komisionit me çka ai do të ketë autoritet më të mëdha – thotë Faqiq
Në linjë të njëjtë është edhe bashkëbiseduesja e “Vërtetmatësit” në vazhdim:
JORDANOVSKA: KOMISIONI ËSHTË BASHKËPUNUES, POR NUK DËNON
Mendimin në vazhdim e morëm edhe nga Meri Jordanovska, gazetare në BIRN, e cila është një prej “klientëve” më të shpeshtë të Komisionit nga bashkësia e gazetarëve për të njëjta arsye – pohon për institucione të mbyllura për bashkëpunim:
Nëse vendosen në kandar problemet të cilët i kam pasur me institucionet të cilëve ju është parashtruar kërkesë për qasje deri të informacionet, me problemet të cilët i kam pasur me Komisionin, atëherë lirisht mund të them se institucionet janë shumë të ngadalshëm dhe gjejnë mënyra të ndryshme, shpesh edhe të palogjikshme dhe të paligjshme që t’i ikin kryerjes së punës së vet. Këtu flas për informacione të klasifikuara të cilat nuk kanë pikë takim më rregullat e ligjit, mënyra se si i trajtojnë të dhënat personale kur bëhet fjalë për harxhimin e mjeteve buxhetore, si dhe zbatimin e “testit të dëmtimit”, kur me rregull, përherë “fiton” interesi privat përkundër atij publik. Duart e komisionit janë të lidhura kur një institucionet përkatës klasifikon informacione dhe këtu ngelet vetëm mundësia që të vërtetohet se informacioni që unë e kam kërkuar vërtetë është vendosur nën shenjën “i klasifikuar”. Anëtarët e komisionit janë bashkëpunues, shpesh edhe ndihmojnë gjatë parashtrimit të kërkesave dhe rregullisht veprojnë pas ankesave. Ajo që paraqet problem më të madh është, pamundësia e Komisionit të veprojë kur një institucion kundërshton që të jep përgjigje. Por, kur ai institucion injoron edhe urdhrin e Komisionit, anëtarët e saj thjeshtë përgjigjen “këtu nuk mund të bëjmë asgjë, ngelet që të presim”.
Ajo thotë se në këtë mënyrë stimulohet mosdhënia e përgjigjes.
Edhe përkrah ekzistimit të dispozitave ligjore për dënime në para, personalisht nuk jam e njohur se ndonjë institucion ndonjëherë është dënuar, që do të thotë se procesi i (mos)dhënies së informacioneve përfundon në rrugë qore në momentin kur institucioni vendos që të hesht në lidhje me kërkesën.
Bashkëbiseduesit tanë vetëm se vërtetojnë atë që dihet jo vetëm në opinion mediatik, por edhe në opinion e përgjithshëm publik. Ligji është formal, shteti thotë “po” – informacioni është e drejtë universale njerëzore dhe çdo qytetari në RM ka të drejtë ta merr atë. Në praktik, edhe institucionet por edhe ligji është i thurur në formë që më së shumti ta rëndojë zbatimin e kësaj të drejte.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari