Infermierja e re nga Kërçova nuk ka qenë e vaksinuar

Кичево - Фото:commons.wikimedia.org

Ky postim viral në Facebook përhap informacion të rremë se infermierja që ndërroi jetë ka qenë e vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer. Ministria e shëndetësisë, Klinika infektive në Shkup dhe Spitali i përgjithshëm në Kërçovë informuan se infermierja nuk ka qenë e vaksinuar. Postimi keqinformon qëllimisht publikun, krijon një ide të gabuar në lidhje me efikasitetin e vaksinave dhe i bën njerëzit të mos vaksinohen, shkruan Vërtetëmatësi.

 Postimi në Facebook përhap të pavërteta se infermierja e re nga Spitali i përgjithshëm në Kërçovë, që ndërroi jetë në Klinikën infektive në Shkup si pasojë e koronavirusit, ka qenë e vaksinuar. Ky postim viral që ka mbledhur 252 reagime, është ndarë 125 herë dhe nën të janë shkruarn 85  komente, thotë:

Vajza nga Kërçova që vdiq sot nga Kovidi, përndryshe infemierja Mirlinda Azizi, ka qenë e vaksinuar me dy doza të vaksinës Pfizer.

Kjo nuk është e saktë.

Ministria e shëndetësisë, Klinika infektive në Shkup dhe Spitali i përgjithshëm në Kërçovë informuan se infermierja nuk ka qenë e vaksinuar.

Drejtoresha e Klinikës infektive, dr. Milena Stevanoviq, për protalin „SAKAMDAKAZHAM.MK“ deklaroi se  „pacientja nuk ka qenë e vaksinuar kundër Kovid-19 dhe nuk ka pasur sëmundje të tjera kronike“.

Infermierja nuk ka punuar me pacientë me Kovid, por sipas anketës epidemiologjike ajo është infektuar në një gëzim familjar, ndërsa këtë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e shëndetësisë për „Makfaks“.  Në prononcim thuhet:

Pacientja që ndërroi jetë nuk ka qenë e vaksinuar dhe nuk ka pasur komorbiditete. Në Klinikën e sëmundjeve infektive është sjellë në një gjendje shumë të rëndë, javën që shkoi, ndërkohë që tre ditë paraprakisht është trajtuar në spitalin në Kërçovë. Edhe kur është pranuar në spitalin në Kërçovë ka qenë në gjendje shumë të rëndë.

Drejtori i Spitalit të përgjithshëm në Kërçovë, dr. Stanko Trpevski për „Plusinfо“ deklaroi se „e ndjera 28 vjeçare nuk ka qenë e vaksinuar“.

Nga Spitali i përgjithshëm në Kërçovë edhe për portalin „Novatv.mk“ kanë konfirmuar „se ajo nuk ka qenë e vaksinuar kundër Kovid-19“.

Por edhe përkundër deklaratave të tre institucioneve shëndetësore – Ministrisë së Shëndetësisë, Klinikës infektive në Shkup dhe Spitalit të përgjithshëm në Kërçovë, postimi përhap informacion të rremë se infermierja ka qenë e “vaksinuar me dy doza Pfizer”. Dhe në këtë mënyrë, dezinformon publikun dhe krijon një imazh të rremë për efikasitetin e vaksinave. Njoftimi manipulon në mënyrë të rrezikshme dhe i bën njerëzit të mos vaksinohen, gjë që dëmton procesin e imunizimit dhe përpjekjet për ta parandaluar përhapjen e infeksionit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.